Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria kryeson Europën për rritjen e fluturimeve, rreth 120% më shumë në nëntor

12:14 - Dhjetor 19, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Fluturimet komerciale po shënojnë një zhvillim të ri dhe dinamik në vend, duke reflektuar ndryshimet në tregun e udhëtimeve ajrore dhe nevojat gjithnjë e më në rritje të pasagjerëve. Nga shtimi i linjave dhe destinacioneve të reja, te rritja e frekuencës së fluturimeve dhe përmirësimi i shërbimeve, ky sektor po luan një rol kyç në lidhjen e vendeve, nxitjen e turizmit dhe forcimin e ekonomisë.

Agjencia e Statistikave Europiane ka nxjerrë në pah këto të dhëna statistikore, duke treguar se sa ka ndryshuar numri i fluturimeve që nga muaji nëntor para pandemisë e deri më tani. Sipas saj, rezulton se numri i fluturimeve komerciale në vend është rritur me 119.7% në nëntor, duke shënuar kështu rritjen më të madhe në Europë dhe në rajon. Gjithashtu, shumë linja të reja kanë hyrë në vendin tonë, ku më e fundit është  Tiranë–Toronto, ku fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar më 18 qershor 2026, ndërsa nga Tirana do të realizohet më 19 qershor.

Rritja për këtë muaj ka shënuar një zbutje pas muajit tetor, i cili arriti kulmin. Por si paraqiten vendet e tjera të rajonit? Për sa i takon këtyre vendeve, rezulton se Bosnje-Hercegovina dhe Serbia kryesojnë pas Shqipërisë, duke shënuar rritje përkatësisht me 47% dhe 40%.

Nga ana tjetër, edhe Maqedonia e Veriut ka pësuar një rritje me 36.9%, ndërsa Mali i Zi është vendi që ka shfaqur një ulje me 3% të numrit të fluturimeve, duke pasur një rezultat negativ.

Një situatë e mirë paraqitet edhe për shtete të tjera, si Islanda, e cila renditet e dyta në Europë me një rritje prej 79.8%. Gjithashtu, edhe Greqia dhe Malta paraqesin rritje të numrit të fluturimeve komerciale me 37.3% dhe 36.9%.

Ndërkohë, fluturimet komerciale kanë shënuar ulje në disa shtete, kryesisht ato nordike. Gjermania ka pësuar një rënie me 14.4%, e ndjekur nga Finlanda me 16.4%. Uljen më të madhe e kanë shënuar Letonia dhe Suedia, me përkatësisht 24.8% dhe 28.5%./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
Europën fluturimeve kryeson rritjen shqipëria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter