Author: gazetar_1

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë destinacionet më të mira për pushime në vitin 2026, shkruan Elle Hammond në të përditshmen britanike “Saga”. Po kërkoni alternativa të përballueshme për të kaluar pushimet tuaja në vitin 2026, ekspertët e “Saga Holidays” ju sugjerojnë shtatë destinacionet kryesore për të vizituar këtë vit. Nëse ju pëlqejnë aventurat e guximshme në një vend të largët apo një vendpushim i qetë diku më familjar, këto shtatë destinacione të rekomanduara ofrojnë diçka për çdo lloj vizitori! Shqipëria Shqipëria rekomandohet si një nga…

Read More

Çmimi i arit ka arritur një tjetër nivel rekord, duke u tregtuar për herë të parë mbi 4,400 dollarë (3,275 paund) për onzë. Sipas analistëve, rritja e çmimit të metalit të çmuar lidhet me pritshmëritë se banka qendrore e SHBA-së do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm. Ari e nisi vitin me një vlerë prej rreth 2,600 dollarë për onzë, por tensionet gjeopolitike, tarifat e vendosura nga Trump dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit kanë rritur kërkesën e investitorëve për asete të sigurta, si ari dhe mallra të tjera. Edhe çmimet e metaleve të…

Read More

Pavarësisht perceptimeve mbi marrëdhëniet e shqiptarëve me bankat, të dhënat e Barometrit të Ballkanit së fundmi japin një panoramë interesante. Shqipëria duke se shfaq një nivel të lartë besimi në bankat e vendit, sipas Anketës së Opinionit Publik të Barometrit të Ballkanit për vitin 2025. Sipas të dhënave rreth 47% e të anketuarve shqiptarë raportuan një “besim të madh” në sistemin bankar, ndërsa 30% shprehën një besim të konsiderueshëm. Vetëm 10% e qytetarëve thanë se nuk kishin aspak besim, duke treguar një klimë të qëndrueshme besimi ndaj institucioneve financiare. Kur krahasohet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet…

Read More

Në një intervistë në emisionin Vila 24 në News 24, pedagogu dhe avokati, doktor Elton Musa ofroi një shpjegim të detajuar, por të thjeshtuar, mbi paketën fiskale 2026 dhe paqen fiskale, duke u ndalur te ndikimi konkret i tyre në jetën e qytetarëve dhe veçanërisht te bizneset. Ai theksoi se ndryshimet sjellin njëkohësisht rritje të barrës tatimore dhe lehtësime të kushtëzuara përmes faljes së gjobave e kamatëvonesave, rivlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe skemave të reja për TVSH-në, sidomos për fermerët. Sipas Musës, viti 2026 do të jetë një vit sfidues, veçanërisht për bizneset e vogla, për shkak të rritjes…

Read More

Të rinjtë shqiptarë jetojnë në një realitet ku teknologjia dhe përvojat sociale ndërthuren, duke sjellë mundësi të reja, por edhe sfida serioze. Abuzimi digjital dhe përdorimi i substancave janë dy ndër rreziqet më të pranishme që kërkojnë vëmendje të veçantë dhe veprim të përbashkët për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së tyre. Abuzimi digjital: një sfidë në rritje Në vitin 2024, platforma kombëtare iSIGURT.al regjistroi 407 incidente serioze online që përfshinin fëmijë dhe të rinj, një rritje prej 67% krahasuar me vitin e kaluar. Rajoni i Tiranës kishte pjesën më të madhe të raportimeve (48%), pasuar nga Durrësi, Kukësi dhe…

Read More

Faqet zyrtare online të të gjitha agjencive shtetërore me domainin “gov.al” rezultuan të paarritshme mesditën e sotme, duke krijuar një situatë të pazakontë për aksesin publik në shërbimet dhe informacionin institucional. Sipas verifikimeve të kryera nga Ekofin, përpjekjet për të aksesuar këto faqe janë bërë nga IP të ndryshme, për disa minuta radhazi, konkretisht nga ora 13:25 deri në 13:40, pa asnjë rezultat pozitiv. Pavarësisht rifreskimeve të vazhdueshme dhe tentativave nga rrjete të ndryshme interneti, asnjë prej faqeve zyrtare nuk ka qenë funksionale. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, portalet vijojnë të jenë offline. Aktualisht nuk ka asnjë…

Read More

Transformimi i bujqësisë shqiptare në funksion të integrimit europian kërkon më shumë sesa përafrim ligjor: kërkon përgatitje reale në terren, investim, standarde dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve të zinxhirit agro-ushqimor. Ky ishte thelbi i mesazhit të dhënë nga Andis Salla, i cili prezantoi sot vizionin dhe instrumentet konkrete të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për periudhën 2025–2030. Në fokus të fjalës së ministrit ishte çelja zyrtare e Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare më 17 nëntor, ku përfshihen Kapitujt 11, 12 dhe 13 – kapituj kyç për bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe peshkimin. Salla theksoi se…

Read More

Në prag të festave të fundvitit, SIGAL sjell një ofertë të veçantë për të gjithë ata që zgjedhin blerjen online të siguracioneve të pronës dhe/ose të shëndetit. Me rastin e fundvitit, çdo klient që blen online një sigurim prone ose një sigurim shëndetësor në faqen zyrtare sigal.com.al dhe kryen një pagesë mbi 10,000 ALL, përfiton automatikisht një dhuratë të vlefshme: Kartë e parapaguar blerjesh në rrjetin e supermarketeve SPAR në vlerën 5,000 ALL. Si funksionon oferta? E thjeshtë! 1. Blini sigurim prone online ose sigurim shëndetësor online në sigal.com.al 2. Pagesa totale duhet të jetë mbi 10,000 ALL 3.  Blerja…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një aktivitet  të titulluar “Me fermerët në Shqipërinë 2030” ku u prezantuan mekanizmat për përgatitjen hap pas hapi të sektorit bujqësor të Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe fermerëve për përballimin e sfidave të tregut europian. “Jemi sot për një takim pune të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, me disa nga protagonistët kryesorë, të fermës shqiptare, për të folur për planin e veprimit dhe për domosdoshmërinë e ndërveprimit mes nesh, në mënyrë që bujqësia shqiptare të përballojë sfidën e tregut euroipian në kontekstin e Shqipërisë…

Read More

Shqipëria vijon të ketë një prezencë të spikatur në renditjen botërore të miliarderëve. Samir Mane, themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, është rikthyer edhe këtë vit në listën e Forbes, me një pasuri të vlerësuar prej 1.5 miliardë dollarësh, duke shtuar 100 milionë dollarë krahasuar me vitin e kaluar. BALFIN Group është një konglomerat i madh investimesh me bazë në Tiranë, që përfshin qendra tregtare, dyqane elektronikë dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor, një bankë, pasuri luksoze të patundshme në Shqipëri dhe investime në SHBA, Kanada dhe Austri. Grupi zotëron gjithashtu parqe logjistike dhe një universitet privat. Samir Mane, i cili…

Read More