Author: gazetar_1

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha sot se “norma 5% që u përcaktua në ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme mban pikërisht parasysh faktin dhe të armotizimit të banesave”. Duke iu përgjigjur interesit të biznesit për këtë ligj në takimin me komunitetin e biznesit mbi Paketën Fiskale dhe politikën e Paqes Fiskale, Malaj tha se “në një përllogaritje që ka bërë Ministria e Financave norma efektive e rivlerësimit që të gjithë individët do të paguajnë për pasuritë e tyre, po marr një banesë 10 vjeçare, norma e rivlerësimit do të jetë tek 2.4%. Nëse do të marrim një banesë,…

Read More

Platforma e‑Albania vijon të mos jetë funksionale edhe sot, pas problemeve të përsëritura të ditëve të fundit, duke shkaktuar bllokim të një sërë shërbimesh thelbësore për bizneset dhe qytetarët. Mosfunksionimi i njëkohshëm ose periodik i sistemeve kryesore digjitale po kthehet në një problem për marrëdhënien mes sektorit privat dhe administratës publike. Në këtë kontekst, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka reaguar publikisht, duke e cilësuar situatën si një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik. Sipas APL-së, rënia ose mosfunksionimi i platformave kyçe online për shërbimet ndaj biznesit dhe profesionistëve, të integruara me e-Albania, krijon pasiguri juridike dhe…

Read More

Deri në fund të nëntorit 2025, Shqipëria ka regjistruar gjithsej 11.77 milionë hyrje të shtetasve të huaj, me një rritje vjetore prej 6.6% krahasuar me janar–nëntor 2024. Të dhënat konfirmojnë vijimin e një fluksi të lartë hyrjesh në vend, të mbështetur kryesisht nga tregjet evropiane dhe udhëtimet për qëllime personale, duke konsoliduar rolin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe lëvizës rajonal gjatë gjithë vitit. Vetëm në muajin nëntor 2025, në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë 1,282,118 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ose 1.4% më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Në të njëjtën…

Read More

Kryeministri Edi Rama, si dhe ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, zhvilluan sot më 23 dhjetor një takim me përfaqësues të bizneseve, ku u diskutua për Paketën Fiskale 2026. Kreu i qeverisë tha se përmes paqes fiskale, do të shtohet formalizimi i bizneseve dhe do të ulet tatimi. Ai u shpreh se nga nisma përfitojnë të gjitha bizneset, që nuk kanë procese gjyqësore të hapura. “Paqja fiskale sot është ligj, pasi ishte premtim i yni në fushatë. Nga janari 2026 mund ta zbatojmë këtë nismë. Ne duam të ndërtojmë urë komunikimi të shëndetshëm…

Read More

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë destinacionet më të mira për pushime në vitin 2026, shkruan Elle Hammond në të përditshmen britanike “Saga”. Po kërkoni alternativa të përballueshme për të kaluar pushimet tuaja në vitin 2026, ekspertët e “Saga Holidays” ju sugjerojnë shtatë destinacionet kryesore për të vizituar këtë vit. Nëse ju pëlqejnë aventurat e guximshme në një vend të largët apo një vendpushim i qetë diku më familjar, këto shtatë destinacione të rekomanduara ofrojnë diçka për çdo lloj vizitori! Shqipëria Shqipëria rekomandohet si një nga…

Read More

Çmimi i arit ka arritur një tjetër nivel rekord, duke u tregtuar për herë të parë mbi 4,400 dollarë (3,275 paund) për onzë. Sipas analistëve, rritja e çmimit të metalit të çmuar lidhet me pritshmëritë se banka qendrore e SHBA-së do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm. Ari e nisi vitin me një vlerë prej rreth 2,600 dollarë për onzë, por tensionet gjeopolitike, tarifat e vendosura nga Trump dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit kanë rritur kërkesën e investitorëve për asete të sigurta, si ari dhe mallra të tjera. Edhe çmimet e metaleve të…

Read More

Pavarësisht perceptimeve mbi marrëdhëniet e shqiptarëve me bankat, të dhënat e Barometrit të Ballkanit së fundmi japin një panoramë interesante. Shqipëria duke se shfaq një nivel të lartë besimi në bankat e vendit, sipas Anketës së Opinionit Publik të Barometrit të Ballkanit për vitin 2025. Sipas të dhënave rreth 47% e të anketuarve shqiptarë raportuan një “besim të madh” në sistemin bankar, ndërsa 30% shprehën një besim të konsiderueshëm. Vetëm 10% e qytetarëve thanë se nuk kishin aspak besim, duke treguar një klimë të qëndrueshme besimi ndaj institucioneve financiare. Kur krahasohet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet…

Read More

Në një intervistë në emisionin Vila 24 në News 24, pedagogu dhe avokati, doktor Elton Musa ofroi një shpjegim të detajuar, por të thjeshtuar, mbi paketën fiskale 2026 dhe paqen fiskale, duke u ndalur te ndikimi konkret i tyre në jetën e qytetarëve dhe veçanërisht te bizneset. Ai theksoi se ndryshimet sjellin njëkohësisht rritje të barrës tatimore dhe lehtësime të kushtëzuara përmes faljes së gjobave e kamatëvonesave, rivlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe skemave të reja për TVSH-në, sidomos për fermerët. Sipas Musës, viti 2026 do të jetë një vit sfidues, veçanërisht për bizneset e vogla, për shkak të rritjes…

Read More

Të rinjtë shqiptarë jetojnë në një realitet ku teknologjia dhe përvojat sociale ndërthuren, duke sjellë mundësi të reja, por edhe sfida serioze. Abuzimi digjital dhe përdorimi i substancave janë dy ndër rreziqet më të pranishme që kërkojnë vëmendje të veçantë dhe veprim të përbashkët për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së tyre. Abuzimi digjital: një sfidë në rritje Në vitin 2024, platforma kombëtare iSIGURT.al regjistroi 407 incidente serioze online që përfshinin fëmijë dhe të rinj, një rritje prej 67% krahasuar me vitin e kaluar. Rajoni i Tiranës kishte pjesën më të madhe të raportimeve (48%), pasuar nga Durrësi, Kukësi dhe…

Read More

Faqet zyrtare online të të gjitha agjencive shtetërore me domainin “gov.al” rezultuan të paarritshme mesditën e sotme, duke krijuar një situatë të pazakontë për aksesin publik në shërbimet dhe informacionin institucional. Sipas verifikimeve të kryera nga Ekofin, përpjekjet për të aksesuar këto faqe janë bërë nga IP të ndryshme, për disa minuta radhazi, konkretisht nga ora 13:25 deri në 13:40, pa asnjë rezultat pozitiv. Pavarësisht rifreskimeve të vazhdueshme dhe tentativave nga rrjete të ndryshme interneti, asnjë prej faqeve zyrtare nuk ka qenë funksionale. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, portalet vijojnë të jenë offline. Aktualisht nuk ka asnjë…

Read More