Author: gazetar_1
Policia Rrugore herë pas here kthehet më shumë në një institucion statistikash sesa në një mekanizëm që do të duhej të rregullonte kaosin e përditshëm rrugor në kryeqytet dhe jo vetëm. Policia Rrugore e Tiranës shpërndau një njoftim për mediat, duke paraqitur shifra të papara më parë gjobash ndaj qytetarëve që përdorin automjetet. Nëse qëllimi ka qenë mbushja e arkës së shtetit, atëherë Policia e ka kryer misionin e saj; por nëse po flasim për përmirësim të situatës rrugore, kjo nuk duket askund. Rezultatet e Policisë tregojnë se vetëm gjatë javës së shkuar janë gjobitur 4.744 drejtues që kanë shkelur…
Ari ka arritur nivel rekord prej 4.525.96 dollarësh për ons, duke shënuar rritje rreth 1 për qind mes shqetësimeve për përshkallëzimin e tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës si dhe pritjeve për ulje të mëtejshme të normave të interesit në SHBA. Pas arritjes në nivelin më të lartë historik, çmimi i arit mëngjesin e sotëm ishte rreth 4.495,9 dollarë për ons, duke shënuar rritje vjetore prej rreth 72 për qind. Çmimet e argjendit gjithashtu u rritën me më shumë se 1 për qind, duke arritur në 72,7 dollarë, përkatësisht në nivelin historik të lartë. Norma e rritjes ka qenë rreth 144…
Nëse po planifikoni një udhëtim në Evropë për vitin 2026, atëherë Shqipëria është një nga zgjedhjet më të mira, shkruan John Walsh për faqen e njohur australiane të udhëtimeve https://travel.nine.com.au/. ”Sigurisht, nëse është hera juaj e parë në Evropë, ju do të dëshironit të shihnit Kullën Eiffel apo Koloseun, por këshilla jonë do të ishte të kërkoni disa destinacione të reja dhe ka disa të shkëlqyera që ofrohen, mes tyre Shqipëria. Ky vend është ende relativisht i pazbuluar nga shumica e turistëve. Një sondazh i vitit 2024 tregoi se Shqipëria kishte rritjen e tretë më të lartë të turizmit në…
Pas një procesi të gjatë konsultimi mes prokurorëve nga të gjithë zyrat e prokurorive në vend, është themeluar së fundmi Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Kjo shoqatë është ngritur në respektim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe do të funksionojë si një organizatë profesionale, jofitimprurëse dhe e pavarur. Shoqata e Prokurorëve është e para organizatë e këtij lloji që themelohet pas miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke vepruar brenda kornizës së re kushtetuese dhe ligjore për sistemin prokurorial. Sipas njoftimit të shoqatës, ajo synon të ofrojë një strukturë të…
Ami Kozeli dhe Besjan Kadiu janë liruar nga detyra si zëvendësministra në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për t’u angazhuar në detyra të reja. Dikasteri i drejtuar nga Belinda Balluku është riformatuar në prag të festave të fundvitit. Megjithatë, dy zëvendësministrat e liruar sot, siç mëson newsbomb.al, do të vazhdojnë të shërbejnë në institucionet e varësisë së MIE, respektivisht: – Ami Kozeli, do të jetë drejtuesi i ri i Autoriteteit Rrugor Shqiptar, pas më shumë se dy vitesh në detyrë në pozicionin e Zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili ju besua në Qershor 2023. – Besjan Kadiu, do të…
Dhjetori kishte mbërritur me dritat e tij vezulluese dhe atmosferën e festës, por për Jonin, student i inxhinierisë, ky muaj nënkuptonte dy gjëra: sezonin e provimeve që po afrohej dhe dëshirën e madhe për t’i bërë një dhuratë vetes pas një viti të lodhshëm. Telefoni i tij i vjetër mezi po e shtynte ditën dhe Joni e dinte që kishte nevojë për një ndryshim. Por kishte një problem: buxheti. Si student, ai nuk mund të shpenzonte shumë para, por njëkohësisht nuk donte të bënte kompromis me shpejtësinë apo teknologjinë. Joni bëri atë që dinte më mirë: kërkimin. Ai studioi specifikat,…
Në një moment kur teknologjia është kryefjala, arti i Renold Sulës, artist shqiptar, skulptor dhe skenograf, vjen si një sfidë personale për të vendosur pajisjet teknologjike në qendër të veprës së tij. Visions of Tomorrow është një reflektim i së ardhmes i udhëhequr nga zgjidhjet teknologjike. Përmes këtij instalacioni, artisti rikrijon shqiponjën tonë kombëtare, duke përcjellë një mesazh të qartë mbi mënyrën se si arti dhe teknologjia mund të shkrihen, të evokojnë kreativitetin dhe të nxisin ripërdorimin, duke e parë këtë si një zgjidhje që duhet të udhëheqë edhe të nesërmen tonë. Renold Sula është një prej artistëve lokalë shqiptarë…
Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, vijon të forcojë praninë e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një zgjerim të rëndësishëm të operacioneve për sezonin Verë 2026, i mbështetur nga alokimi i një avioni shtesë në bazë. Si pjesë e programit të Verës 2026, Wizz Air do të hapë katër linja të reja nga Tirana, duke zgjeruar më tej rrjetin e saj dhe duke përmirësuar lidhjet me tregje kryesore turistike dhe rajonale në të gjithë Evropën. Linja ajrore do të nisë një linjë të re tre herë në javë drejt Talinit (Estoni), e cila do të operojë të…
Ekonomia shqiptare ka vijuar ritmin pozitiv të rritjes gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, u rrit me 3,75% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar një zgjerim të mbështetur kryesisht nga sektori i shërbimeve dhe shpenzimet publike. Struktura e rritjes ekonomike tregon një peshë dominuese të sektorëve jo-prodhues. Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia dhanë kontributin më të madh në rritjen e PBB-së, me +1,68 pikë përqindje, duke reflektuar zgjerimin e shpenzimeve publike dhe aktivitetit institucional. Në vijim, tregtia,…
Një ditë pasi Ministri i Financave zbuloi disa nga ndryshimet e ndërmarra në aktin e katërt normativ për buxhetin e këtij viti, ekofin.al zbardh të plota të gjitha ndryshimet që pëson në ditët e fundit të vitit, buxheti 2025. Rishikimi i buxhetit përmes aktit normativ nuk ndryshon nivelin total të shpenzimeve të planifikuara për vitin buxhetor, por kryen një seri rialokimesh me efekt neutral, të orientuara drejt mbulimit të nevojave më emergjente sociale, forcimit të sektorëve prioritarë dhe rritjes së eficiencës në zbatimin e investimeve publike, thekson MF në relacionin shoqërues të ndryshimeve. Në fokus të këtij akti normativ janë…
