Author: gazetar_1
Të huajt dhe shtetasit e tjerë jo-rezidentë kanë investuar rreth 1.2 miliardë euro në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, investimet e huaja direkte u rritën me 4.4% krahasuar me periudhën janar-shtator të 2024. Tremujori i tretë i këtij viti ka shënuar një rekord historik prej 449 milionë eurosh investime të huaja, duke u rritur me 12.8% llogaritur me tremujorin paraardhës. Pasuritë e paluajtshme vijojnë të jenë sektori më tërheqës për të huajt. Megjithatë, surpriza qëndron në tregtinë me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, sektor me një kapërcim investimesh nga 30 milionë euro në tremujorin e…
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur dy procedura prokurimi për investime në rrjetin e energjisë elektrike, që synojnë fuqizimin e linjave 110 kV dhe rritjen e sigurisë së furnizimit në disa zona të vendit. Vlera totale e dy tenderëve i kalon 1 miliard lekë. Tenderi i parë i referohet ndërtimit të linjës së re dopio qark 110 kV Sharrë–Selitë. Objekti i punimeve përfshin ndërtimin e trakteve të reja 110 kV në të dy nënstacionet, ndërtimin e linjës së re dopio qark pjesërisht ajrore dhe pjesërisht kabllore, si dhe realizimin e punimeve civile të nevojshme për integrimin e trakteve të…
Kosova mbetet një partner i rëndësishëm i Shqipërisë edhe kur vjen çështja tek investimet. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shteti shqiptar kryeson gjatë tremujorit të tretë me 90 milionë euro të klasifikuara si investime të huaja direkte, duke zbritur kështu nga froni Italinë që shënoi volumin më të madh të investimeve në tremujorin e dytë. Kjo tregon se Kosova nuk është vetëm një partner kyç tregtar, krahas shumë lidhjeve dhe bashkëpunimeve të tjera që ekzistojnë midis dy shteteve, por edhe një shtet që investon shuma të konsiderueshme parash në sektorë të ndryshëm të vendit.…
Samsung Electronics njoftoi se do të shkëputet me guxim nga formati tradicional i ekspozitave, duke prezantuar një paradigmë të re ekspozimi me The First Look at CES 2026, panairin më të madh në botë të elektronikës së konsumit, i cili do të mbahet në Las Vegas, Nevada, më 6–9 janar. Në kuadër të The First Look, kompania po kalon nga operimi i një stende publike brenda Las Vegas Convention Center (LVCC) në krijimin e një hapësire të pavarur ekspozimi në The Wynn Las Vegas. Aty, Samsung do të krijojë një përvojë unike, duke përdorur teknika të frymëzuara nga galeritë e…
Lara Colturi e mbyll vitin 2025 me një tjetër podium në një Kupë Bote në skitë alpine, i katërti për këtë sezon. Në garën e zhvilluar në Semmering të Austrisë, kampionia që përfaqëson Shqipërinë përfundoi në vend të tretë në slalom pas emrave të mëdhenj në këtë disiplinë, Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast. Kështu, pas Levit në Finlandë, Gurgl në Austri dhe Maleve Copper në SHBA, Colturi mbylli një vit fantastik për të dhe skitë alpine shqiptare me një tjetër arritje në Semmering. Ky sukses nuk ishte vetëm rezultat i talentit dhe disiplinës personale, por edhe i një modeli mbështetjeje që…
Nga data 30 dhjetor, qytetarët e Tiranës do të aplikojnë për dokumente biometrike në disa adresa të reja, pas ndryshimit të vendndodhjes së disa zyrave të aplikimit të IdentiTek. Konkretisht, zhvendosja prek zyrën IdentiTek 5 si dhe zyrën IdentiTek 8 & 9, të cilat do të funksionojnë tashmë pranë njësive administrative përkatëse, me qëllim përmirësimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet e identifikimit. Zyra IdentiTek 5, e cila deri më tani ka operuar në Rrugën “Robert Shvarc”, në zonën e Komunës së Parisit, do të zhvendoset dhe do të ofrojë shërbimet e saj pranë Njësisë Administrative Nr. 5, në zonën…
Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, për zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike në vend. Sipas këtyre të dhënave paraprake, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,80% të votave dhe, sipas shpërndarjes së mandateve në Kuvend, pritet të ketë 56 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës, PDK, me 21,21% të votave, pritet të sigurojë 23 deputetë. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, si subjekti i tretë politik, ka marrë 13,76% të votave dhe pritet të ketë 15 deputetë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, me 5,73% të votave, pritet të përfaqësohet me 6 deputetë…
NAREA i kërkon Presidentit dekretimin pa vonesa të ligjit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme
Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) i është drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës Bajram Begaj, me një kërkesë për dekretimin sa më të shpejtë të Ligjit nr. 85/2025, datë 12.12.2025 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”. Në letrën e saj, NAREA thekson se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e vitit 2025, veçanërisht iniciativat që lidhen me rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me një tatim të korrigjuar, të konsideruara si ndërhyrje të rëndësishme për tregun dhe qytetarët. Sipas NAREA-s, miratimi i këtij ligji është rezultat i një pune 12-mujore në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e…
Në një deklaratë pas zgjedhjeve, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur një fitore të thellë, duke e cilësuar atë si “madhështore” dhe “më të madhen në historinë e vendit”. Sipas Kurtit, ky rezultat tejkalon edhe fitoren e 14 shkurtit 2021, duke shënuar një moment të ri për Republikën. Duke theksuar urgjencën për të vazhduar punën, Kurti bëri thirrje për certifikimin sa më të shpejtë të rezultateve, në mënyrë që institucionet e reja të formohen pa vonesa. Ai theksoi se vendin e presin punë të mëdha, duke zbuluar një paketë financiare që kalon vlerën e 1 miliardë eurove. Në…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po i japin edhe njëherë mundësinë Albin Kurtit të krijojë qeverinë vetëm me disa deputetë të pakicave kombëtare, por pa pasur nevojë t’i shtrijë dorën opozitës. Kur janë numëruar gati 90% e kutive të votimit në të gjithë vendin, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë rreth 50% të votave që në bazë të përllogaritjes mund të prodhojnë 56 deputetë. Albin Kurtit i duhen jo më shumë se 5 deputetë nga 10 që kanë pakicat jo serbe për të formuar pa shumë kokëçarje qeverinë “Kurti 3”. Krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka një rritje…
