Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Dhjetor, Të buzëqeshësh me SMILE.al!

12:58 - Dhjetor 17, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Dhjetor, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veçantë, të lashtë sa vetë njerëzimi. Është muaji kur dritat nuk janë thjesht një dekor, por shenja të vogla shprese që ndriçojnë e përcjellin një mesazh, për një botë më të paqtë, më të dlirë dhe më njerëzore. Edhe bota duket sikur vezullon ndryshe në këtë muaj, edhe aty ku ka dritëhije… Zemrat zgjohen ndryshe, ku mirësia dhe dashuria nuk janë më thjesht fjalë të rrokura përmes urimesh, por vlera universale. Dhjetori flet me tingujt e solidaritetit, për të sjellë jo thjesht një buzëqeshje të munguar, por një fillim drite dhe shprese. Në këtë frymë empirike, edhe SMILE.al, tashmë nuk vjen më si një emër apo platformë, por si një këmbanë ku në çdo ditë, muaj e vit, kaditur të trokasë në zemrat e çdokujt, e misionin e humanizmit ta sjellë të prekshëm në çdo formë.

Në një rrugëtim 5 vjeçar, gjithmonë me kauza të reja, SMILE.al ka reflektuar vizionin e një platforme që kapitalin njerëzor e ka vlerën më të çmuar. Me një impakt masiv në të gjithë Shqipërinë, SMILE.al është tashmë platforma e vetme online, jo vetëm e konsoliduar por edhe frymëzuese, duke e shndërruar çdo iniciativë në një përvojë sa jetësore aq edhe unike. E themeluar me një optikë të qartë nga fondacioni Credins, SMILE.al është pozicionuar tashmë si një instrument i rëndësishëm digjital që profesionalisht ndërmjetëson lidhjen midis qytetarëve, organizatave dhe aktorëve institucionalë, duke numëruar kështu kontribute kauzash jo vetëm të suksesshme por edhe shumë dimensionale që transformojnë komunitete. Përgjatë 5 viteve, platforma SMILE.al ka shërbyer si një urë lidhëse për thirrje dhe realizime idesh të shumta, ku organizata të ndryshme kanë sjellë projektet e tyre të bazuara në strategji të prekshme mbi respektimin e të drejtave humane, zhvillimin e qenies njerëzore në të gjitha dimensionet e saj, promovimin e vlerave dhe krijimin e infrastrukturave integruese në shoqëri.

Znj. Elvana Hana, Drejtoreshë Ekzekutive e platformës SMILE.al, në formën e një sensibilizimi, përmes një mesazhi special, ndan edhe përvojën e saj të suksesit dhe progresit të kesaj platforme “…Jeta më ka mësuar se çdo ndihmë është një bekim me një fuqi të madhe, por investimi në komunitet është një gjurmë historie që e trashëgon çdo brez…Shumë projekte të implementuara janë edhe një gjurmë dëshmie e një komuniteti jo thjesht emancipues, por e një mendësie njerëzore ku të ndihmosh është forma më e lartë e inteligjencës shpirtërore dhe asaj emocionale…”

Në këtë aspekt, me ndihmën e donatorëve nga institucione apo individë nga e gjithë bota, sot këto projekte sociale dhe më gjerë kanë arritur të ndryshojnë jetët e shumë njerëzve dhe familjeve shqiptare. Në 6 thirrje të hapura, mbi 2,000 dhurime kanë impaktuar sot jetën e mbi 114,000 individëve. Orientimi i fondacioneve të ndryshme bamirëse, kryesisht theksin e vendosin në ndihma me ekzistencë jetike, të cilat sigurisht janë të dobishme për të përmirësuar dhe tjetërsuar jetën e një individi. SMILE.al ndërkohë, është një mozaik investimi në fusha të ndryshme si mjedisi, arsimi, kultura, sporti, sipërmarrjet inovative dhe sociale, duke krijuar kështu perspektivën e një komuniteti gjithmonë në zhvillim. Projektesi: “Kampi i trajnimit mbi konservimin e objektevearkeologjike në Muzeun e Beratit”, “Mbështesim maternitetet për të porsalindurit”, “Ndihmë financiare për tërmetin në Turqi”, “Serë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale”, “Krijimi i akademisë profesionale, për komunitetin Rom”, “Sipërmarrësit e së ardhmes, laboratorët e sipërmarrjes në shkolla”, “Me kokën lart, ndërtojmë një të ardhme, jo vetëm një karrocë”, etj, janë vetëm disa nga projektet e suksesshme, të cilat sot janë një trashëgimi e identitetit tonë si shoqëri. Në këtë aspekt, përgjatë 5 viteve çdo iniciativë e platformës SMILE.al, është tashmë një kultivim vlerash, duke na treguar se humanizmi është pasuria më e madhe e një kombi. Kështu edhe në retrospektivën e këtij viti, nismat për të sjellë bashkëpunime dhe projekte të reja me rëndësi, ishin një përpjekje ambicioze e platformës SMILE.al për të sjellë gjithmonë ndryshimin duke impaktuarnë jetën e çdo individi.

Muaji Dhjetor ka trokitur vrullshëm me ilaritet inspiruesfestiv, e ku dëshira për ta përmbyllur vitin me të njëjtin përkushtim e pasion, ende vazhdon…Si muaji më i veçantë i vitit, na kujton se të dhurosh nuk është thjesht një akt bamirësie, por pasqyrimi i vërtetë i shpirtit tonë. Në këtë atmosferë festash le të reflektojmë me shumë dashuri dhe le tëjemi më shumë pranë njëri-tjetrit, duke dhuruar për një buzëqeshje më shumë në SMILE.al

Një akt dhurimi është një hap, të ndërtosh një komunitet është SMILE.al!

Në çdo rast, për të aksesuar faqen mund të skanoni QR kodin, i cili ju dërgon në faqen online të platformës SMILE.

Ekofin Media
Ekofin Media
buzëqesh dhjetori Smile.al
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Më pak duhanpirës se kurrë më parë: Suedia raporton nivelin më të ulët të duhanpirjes në histori

16:52 - Qershor 16, 2026

Shqipëria në hartën e inovacionit: Çfarë tregon historia e rritjes së Sisal Albania

12:20 - Qershor 15, 2026

iute Group zgjeron shërbimet, sjell ekspertizën më të mirë shëndetësore edhe në Shqipëri

11:15 - Qershor 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

gazetar_116:23 - Qershor 17, 20260

Qeveria po përgatit një nga reformat më të thella në sistemin e taksimit vendor të…

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026

19.7% më shumë turistë në prill, Italia kryeson fluksin e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë

12:44 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:23 - Qershor 17, 2026

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

13:13 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

12:49 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter