Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Strategjia Minerare 2026–2040, Shqipëria synon të kalojë nga eksporti i lëndës së papërpunuar te vlera e shtuar dhe integrimi evropian

14:50 - Dhjetor 17, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka hedhur për konsultim publik Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026–2040, një dokument afatgjatë që synon të riformatojë rolin e industrisë nxjerrëse në ekonomi, duke e zhvendosur fokusin nga nxjerrja dhe eksporti i lëndës së parë drejt përpunimit, riciklimit, inovacionit dhe integrimit në zinxhirët evropianë të vlerës .

Strategjia e re ndërtohet mbi përvojën e dekadës së fundit, por reflekton një qasje tërësisht të re, të diktuar nga tranzicioni i gjelbër dhe digjital, nga rritja globale e kërkesës për lëndë të para kritike (CRM) dhe nga nevoja për përafrim të plotë me politikat industriale dhe mjedisore të Bashkimit Evropian.

Sektori minerar ka qenë historikisht një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare, me ndikim të drejtpërdrejtë në PBB, eksporte, punësim dhe të ardhura fiskale. Shqipëria disponon rezerva të rëndësishme kromi, bakri, hekur-nikeli, boksiti, titani, fosforiti dhe minerale të tjera metalore dhe industriale, të cilat janë gjithnjë e më strategjike për ekonominë evropiane.

Megjithatë, modeli dominues i zhvillimit deri më sot ka qenë ai i eksportit të lëndëve të papërpunuara, me përfitim të kufizuar për ekonominë vendase dhe ekspozim të lartë ndaj luhatjeve të çmimeve ndërkombëtare. Pikërisht ky model synon të ndryshojë strategjia e re.

Një nga risitë më të rëndësishme të dokumentit është orientimi i qartë drejt lëndëve të para kritike dhe strategjike, në përputhje me Rregulloren (BE) 2024/1252 – Critical Raw Materials Act. Strategjia e sheh Shqipërinë si një furnizues potencial të besueshëm për BE-në për minerale si kromi, nikeli, bakri, boksiti, titani, magneziti dhe mangani, të domosdoshme për energjinë e pastër, elektromobilitetin, teknologjitë digjitale dhe industrinë e mbrojtjes.

Objektivi nuk është thjesht nxjerrja e këtyre mineraleve, por integrimi i vendit në zinxhirin evropian të vlerës, duke rritur përpunimin lokal, rafinimin dhe riciklimin, në mënyrë që përfitimi ekonomik të mbetet brenda vendit.

Strategjia 2026–2040 strukturohet mbi pesë politika kryesore. Së pari, parashikohet forcimi i kërkimeve gjeologjike dhe rivlerësimi i rezervave sipas standardeve ndërkombëtare UNFC, për të pasur një pasqyrë reale dhe të përditësuar të pasurive minerare. Së dyti, dokumenti synon modernizimin dhe diversifikimin e zinxhirit të vlerës, me theks te përpunimi, riciklimi dhe zhvillimi i industrive të lidhura.

Një peshë e veçantë i jepet sigurisë në punë, mbrojtjes së mjedisit dhe rehabilitimit të zonave minerare të trashëguara, duke e lidhur zhvillimin minerar me standardet e ekonomisë qarkulluese dhe objektivat klimatike. Paralelisht, strategjia adreson mungesën e kapitalit njerëzor përmes reformimit të arsimit, kërkimit shkencor dhe rikthimit të specialistëve të kualifikuar. Së fundi, parashikohet ndërtimi i një sistemi të integruar dhe digjital të të dhënave minerare, për të rritur transparencën dhe cilësinë e vendimmarrjes.

Dokumenti thekson nevojën për mekanizma të rinj publik–privat, për financimin e kërkimeve gjeologjike dhe projekteve strategjike, si dhe për një rol më aktiv të shtetit në planifikim, monitorim dhe kontroll. Institucione si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, AKBN, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe strukturat e sigurisë minerare parashikohen të forcojnë kapacitetet e tyre teknike dhe digjitale.

Një element i rëndësishëm është edhe lidhja e sektorit minerar me inovacionin, përmes Qendrës Rajonale të Inovacionit të EIT RawMaterials në Elbasan, e cila shihet si nyje strategjike për transferimin e teknologjisë dhe integrimin e Shqipërisë në ekosistemin evropian të lëndëve të para.

Sfida kryesore mbetet zbatimi. Strategjia identifikon qartë problemet aktuale: mungesën e kërkimeve të reja, fragmentimin e të dhënave, kapacitetet e kufizuara përpunuese dhe nevojën për standarde më të larta mjedisore. Kalimi nga vizioni në rezultate konkrete do të varet nga koordinimi institucional, sigurimi i financimit dhe aftësia për të tërhequr investime afatgjata me teknologji të avancuar.

Nëse zbatohet në mënyrë koherente, Strategjia Kombëtare Minerare 2026–2040 mund të shënojë një kthesë strukturore për sektorin, duke e kthyer industrinë nxjerrëse nga një burim eksportes primare në një motor të zhvillimit industrial, inovacionit dhe integrimit evropian të ekonomisë shqiptare. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
2026–2040 eksporti integrimi evropian shqipëria Strategjia Minerare
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter