Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nuk ka Eurobond vitin e ardhshëm, dalja e radhës parashikohet në 2027

14:52 - Dhjetor 17, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në 2027, Shqipëria do të emetojë një eurobond të ri, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm nuk do të bëjë asnjë dalje në tregjet ndërkombëtare dhe do të mbështetet më së shumti në huamarrjen e brendshme përmes emetimit të titujve qeveritarë.

Sipas Planit të Huamarrjes të publikuar nga Ministria e Financave, kjo e fundit do të sigurojë 45 mld lekë financim në tregun e brendshëm gjatë 2026 përmes emetimit të instrumentave bono thesari dhe obligacione. Pra, huamarrjes së brendshme do i shtohet 45 miliardë lekë borxhi i ri deri në fund të vitit 2026, ndërsa totali i emetimeve bruto pritet të jetë rreth 380.11 mld lekë duke përfshirë edhe rifinancimin e borxhit, pra shlyerjen e detyrimeve të borxhit të vjetër duke emetuar tituj të rinj qeveritarë.

Ministria e Financave do të vijojë emetimin e obligacioneve 20-vjeçare, emetuar për herë të parë në vitin 2025 përmes katër ankandeve me rezultate të kënaqshme. Gjatë vitit 2026, ky instrument do të emetohet në muajt Janar dhe Qershor, ndërsa do të rihapet në Mars dhe Shtator.

Pavarësisht se nuk do të ketë dalje në tregjet ndërkombëtare të kapitalit me eurobond të ri, qeveria do të marrë kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare në një vlerë prej 46.97 miliardë lekë, dhe duke konsideruar borxhin e huaj që ripaguhet gjatë vitit, huamarrja neto pritet të rezultojë në nivelin 10.27 miliardë lekë.

Dalja më e fundit në tregjet ndërkombëtare ishte në shkurt 2025 ku u emetua instrumenti Obligacione 10- vjeçare, pra eurobond me shumë 650 million euro, kupon 4.75%, yield 5.0%. Gjatë viteve 2010-2025, vendi ynë ka emetuar 7 Eurobonde në tregjet ndërkombëtare, ku 3 prej tyre janë maturuar. 4 Eurobonde janë outstanding me maturime në vitin 2027, vitin 2028, vitin 2031 dhe vitin 2035./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
Eurobond huamarrje ndërkombëtare tregjet tregun
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter