Author: gazetar_1

Rrjeti shqiptar i supermarketeve Pronatyra do të shënojë së shpejti zgjerimin e tij të parë jashtë vendit, me hapjen e dyqanit të parë në Kosovë. Lajmi u njoftua në rrjetet sociale, ku kompania konfirmoi hyrjen në tregun kosovar, ndonëse pa dhënë një datë të saktë të hapjes apo vendndodhjen e pikës së re të shitjes. Ekspansioni në Kosovë vjen në një moment kur Pronatyra po forcon pozicionin e saj në tregun shqiptar, duke u shndërruar në një nga zinxhirët më dinamikë të produkteve ushqimore natyrale dhe të certifikuara. Rrjeti është themeluar nga dy ortakët Alban Peza dhe Nehat Rama. Pronatyra…

Read More

Java e CEFTA-s 2025 u përmbyll në Prishtinë, pas tre ditësh dialogu të nivelit të lartë, diskutimesh të udhëhequra nga ekspertë dhe shkëmbimesh me fokus të ardhmen. Ministra, zyrtarë të lartë, përfaqësues të Komisionit Evropian, përfaqësues të sektorit privat, organizata rajonale dhe partnerë të tjerë, si dhe studentë, u mblodhën nën temën e këtij viti: “Tregti së bashku, drejt Europës.” Ngjarja rikonfirmoi rolin qendror të CEFTA-s në nxitjen e integrimit ekonomik, konkurrueshmërisë dhe digjitalizimit, duke forcuar kështu rrugën drejt përafrimit me Tregun e Vetëm Evropian. Edicioni i këtij viti u veçua për vizionin e tij ambicioz dhe rezultatet konkrete, duke…

Read More

Sektori i lojërave të fatit në Shqipëri po përballet me një paradoks të thellë ekonomik: ndërsa legjislacioni i ri synon të rikthejë kontrollin dhe të formalizojë tregun, shifrat e publikuara nga ALTAX tregojnë se aktiviteti real vijon të zhvillohet kryesisht në hije. Sipas analizës, tregu total i basteve online dhe lojërave të fatit mund të arrijë 150–250 milionë euro në vit, ndërkohë që vetëm 25–40% e këtij qarkullimi kalon në kanalet ligjore. Pjesa tjetër, 60–75% — dominohet nga platforma të huaja, VPN dhe operatorë të paregjistruar. Humbje 7–12 miliardë lekë në vit dhe një hendek që thellohet Sipas vlerësimeve të…

Read More

Netflix njoftoi të premten se ka arritur një marrëveshje për të blerë Warner Bros. Discovery (WBD), duke i dhënë fund një procesi të gjatë ofertash nga Paramount Skydance e Comcast për asetet e kompanisë. Marrëveshja i transferon kontrollin e një prej pronave më të vlefshme dhe më të vjetra të Hollivudit pionierit të transmetimit në industrinë e argëtimit. Marrëveshja përfshin para në dorë dhe aksione ndërsa vlerësohet në 27.75 dollarë për aksion të WBD, thanë kompanitë në një deklaratë. Kjo e çon vlerën totale të transaksionit në rreth 82.7 miliardë dollarë. Marrëveshja përfshin studiot e filmave të Warner Bros. Discovery…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin “Për ty natyrë”, që ka në fokus mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. “Mënyra se si shihen, trajtohen dhe promovohen zonat e mbrojtura është një pjesë strategjike e gjithë këtij kompleksi që lidhet me natyrën që na rrethon. Duke kthyer kokën pas, padyshim ka shumë arsye për të qenë krenarë se ku jemi sot. Një dekadë më parë na u desh të bënim dy ndërhyrje shumë radikale për të siguruar marrjen e një kthese sepse gjuetia dhe prerja e pyjeve e paligjshme ishin bërë plagë reale”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, duke…

Read More

Nga Julian Saraçi Një pyetje që prek thelbin e së drejtës dhe të drejtësisë fiskale. Një punonjës me pagë 100,000 lekë bruto paguan menjëherë 11,200 lekë sigurime shoqërore e shëndetësore. Pra, në realitet merr vetëm 88,800 lekë. Megjithatë, TAP llogaritet jo mbi 88,800, por mbi 100,000 lekë. Praktikisht, shteti taton edhe shumën që punëmarrësi nuk e merr kurrë në dorë dhe nuk e disponon dot pasi derdhet si kontribut. A duhet që kontributet e sigurimeve të përfshihen proporcionalisht në bazën e tatueshme, kur tatimi lind vetëm në momentin kur gjeneron të ardhura, kryen shpenzime (konsumon) ose tjetëson pasuri pronësore? Në…

Read More

Tremujori i tretë i vitit 2025 sjell një tablo të qetësuar të presioneve nga ana e ofertës, ku si çmimet e prodhimit vendas ashtu edhe ato të importit lëvizin me ritme minimale, duke reflektuar stabilizim në zinxhirët e furnizimit dhe efekte më të zbehta nga mallrat bazë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) arriti në 129,5, me një rritje modeste vjetore prej vetëm 0,2%, ndërsa Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇI) preku nivelin 107,4, duke shënuar një rënie vjetore prej 0,5%. Këto zhvillime vijnë në një periudhë ku ekonomitë rajonale dhe europiane kanë hyrë…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, e drejtuar nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ku u prezantua projekti i ri qeveritar për digjitalizimin e shërbimeve në të gjitha bashkitë e vendit. Demo tha se, ky projekt konsiderohet një hap kyç drejt modernizimit të administratës publike dhe rritjes së efikasitetit të institucioneve vendore. Projekti synon të sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si qytetarët dhe bizneset aksesojnë shërbimet publike: Shërbime të aksesueshme me lehtësi, që mund të përdoren online pa pasur nevojë për vizita fizike në zyrat e…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, ku u prezantuan pritshmëritë e biznesit mbi digjitalizimin e shërbimeve vendore. Në takim u prezantuan po ashtu edhe gjetjet e anketës 2015–2025 mbi klimën e investimeve me fokus ndërveprimin me administratën tatimore dhe sfidat e futjes në tregun e përbashkët, si edhe sugjerimet mbi planin e punës së Këshillit për vitin 2026. Ministrja shprehu angazhimin maksimal të MEI për plotësimin e detyrave veçanërisht procesin e përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së në fushën e ekonomisë dhe mbështetjes së biznesit. “Janë kritere, standarde, kërkesa, që…

Read More

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe interneti kryesore në të gjithë botën. Ndër të prekurit ishin X (më parë Twitter), Substack, Canva dhe një mori shërbimesh të tjera. Me sa duket, problemi këtë herë zgjati disa minuta dhe në shumicën e rasteve, shumë faqe interneti janë rikthyer në funksionimin normal. Veçanërisht, edhe Down Detector, platforma e njohur e monitorimit të ndërprerjeve në internet, nuk funksiononte – një fakt që tregon shkallën e problemit, pasi vetë mbështetet në Cloudflare. Disa faqe interneti që u prekën nga ndërprerja…

Read More