Author: gazetar_1

Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, një hap i rëndësishëm për modernizimin e administratës tatimore dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet tatimpaguesve dhe administratës tatimore në Shqipëri. Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo propozoi që sektori i ndërtimit të mos futet në këtë marrëveshje, pasi sipas tij, është e pamundur të kontrollohet nga administrata tatimore. Por zv.ministri i Financave, Endrit Yzeiri theksoi se amendimi i propozuar nuk pranohet nga Ministria e Financave, pasi masa synon të formalizojë të gjithë ekonominë, për më tepër që ndërtimi ka qenë një ndër sektorët me ndikimin…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë të organizuar në kuadër të Javës së CEFTA 2025, në Prishtinë, një aktivitet që mblodhi vendimmarrësit kryesorë të rajonit për të diskutuar drejtimin e ardhshëm të bashkëpunimit tregtar dhe integrimit ekonomik. Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po përballen me një realitet të ri global, ku zinxhirët e furnizimit po ndryshojnë, kushtet klimatike po ashpërsohen dhe konkurrenca kërkon tregje më të integruara dhe më të parashikueshme. Në këtë kontekst, ministrja u shpreh, se CEFTA mbetet një mekanizëm kyç për stabilitetin,…

Read More

NGA ALTAX Bazuar në raportin e fundit të Bankës Botërore (BB) “Albania Public Finance Review: Enhancing Fiscal Sustainability for Inclusive Growth” të publikuar në nëntor 2025 nuk duket se propozohet një “skemë të re” të plotë pensionesh të propozuar si një model i ri i pavarur, por një sërë rekomandimesh afatshkurtra dhe afatgjata për reformimin e sistemit ekzistues. Ky raport, i cili analizon financat publike dhe sfidat demografike, thekson nevojën urgjente për ndryshime për të garantuar qëndrueshmërinë, mbulimin dhe përshtatshmërinë e pensioneve në kontekstin e plakjes së popullsisë, emigracionit dhe informalitetit. Në vijim, do të paraqesim një sqarim më të…

Read More

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Read More

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo dhe ministri i Financave, Petrit Malaj lançuan sot reformën e taksës mbi pronën në Shqipëri. “Ditë e rëndësishme për bashkitë në vend, sepse për të rritur të ardhurat, taksa e pasurisë është e para dhe mua më vjen mirë se kur jam vënë në dijeni për këtë reformë, ishte një nismë që i motivoi të gjithë për ta vënë në jetë”, tha fillimisht ministri Demo. “Ka një rritje të konsiderueshme të të ardhurave lokale bazuar mbi taksën e pronësisë, që çon në shërbime më të mira për qytetarët. Patjetër do kemi një hartë që…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ për një shtetase, e cila transferoi në mënyrë të paligjshme pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë. Ajo akuzohet për “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Nga hetimet rezulton se Elisabeta Dosti në vitin 2013, me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, ka kryer kalimin e pasurive të paluajtshme, si toka e ndërtesa, tek “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj. Sipas…

Read More

Etugert Llazi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, duke zëvendësuar në detyrë Sokol Bardhin, i cili qëndroi aty prej shkurtit të këtij viti. Llazi merr tani drejtimin e institucionit përgjegjës për regjistrimin, transparencën dhe shërbimet publike ndaj biznesit në Shqipëri – një nga hallkat kyçe të ekosistemit ekonomik dhe formalizimit të sipërmarrjes. Emërimi i tij vjen në një moment vendimtar për modernizimin e proceseve të QKB-së, dixhitalizimin e mëtejshëm të shërbimeve dhe forcimin e standardeve të qeverisjes institucionale. Profili i Llazit, i ndërtuar në disa prej institucioneve kryesore ekonomiko-financiare të vendit, konsiderohet një garanci për vazhdimësinë…

Read More

Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe 2 zyrtarët e lartë të BE-së, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, të cilët u arrestuan dje si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshinte Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, u lirua gjatë natës. Lajmi u dha nga Zyra e Prokurorit Publik të BE-së, që po udhëheq hetimin. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, por të tre u liruan sepse nuk u konsideruan si rrezik për arratisje. Ata janë marrë në pyetje…

Read More

Norvegjia po ndërton tunelin rrugor nëndetar më të gjatë dhe më të thellë në botë, Rogfast, me qëllim të shkurtimit të kohës së udhëtimit midis qyteteve kryesore dhe krijimin e një autostrade pa tragete përgjatë bregdetit perëndimor. Tuneli, me gjatësi 27 kilometra, mban emrin “Rogfast” — shkurtesë e “Rogaland fastforbindelse” — dhe do të arrijë në thellësi prej 392 metrash nën nivelin e detit. Ndërtimi i tunelit filloi në janar 2018, por u ndërpre në fund të vitit 2019 për shkak të kostove të parashikuara që tejkalonin buxhetin, duke çuar në anulimin e kontratave ekzistuese dhe ristrukturimin e projektit. Punimet…

Read More

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, miratoi sot  nen për nen tre projektligjet e Paketës Fiskale: “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar”; “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për procedurat tatimore në republikën e shqipërisë”, të ndryshuar” dhe “Për disa shtesa në ligjin, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”. Deputetja Antoneta Dhima, relatore e pr/ligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar”, tha se, ndryshimi në këtë ligj shtyjnë me një ditë afatin për dorëzimin e librave të shitjes dhe blerjes si dhe zgjatjen e afatit për fiskalizimin e faturave të…

Read More