Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Propozimet më të fundit të Bankës Botërore për Reformën e Pensioneve në Shqipëri

13:42 - Dhjetor 3, 2025 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

NGA ALTAX

Bazuar në raportin e fundit të Bankës Botërore (BB) “Albania Public Finance Review: Enhancing Fiscal Sustainability for Inclusive Growth” të publikuar në nëntor 2025 nuk duket se propozohet një “skemë të re” të plotë pensionesh të propozuar si një model i ri i pavarur, por një sërë rekomandimesh afatshkurtra dhe afatgjata për reformimin e sistemit ekzistues.

Ky raport, i cili analizon financat publike dhe sfidat demografike, thekson nevojën urgjente për ndryshime për të garantuar qëndrueshmërinë, mbulimin dhe përshtatshmërinë e pensioneve në kontekstin e plakjes së popullsisë, emigracionit dhe informalitetit.

Në vijim, do të paraqesim një sqarim më të plotë të propozimeve më të fundit, bazuar në gjetjet kryesore, projeksionet dhe rekomandimet specifike.

  1. Konteksti dhe gjetjet kryesore

Sistemi aktual i pensioneve në Shqipëri përbëhet nga tre shtylla:

Shtylla Zero, si pension social jo-kontributiv për personat mbi 70 vjeç pa të ardhura, që mbulon më pak se 0.5% të moshës 65+, me një mesatare 8,588 lekë (13.9% e pagës mesatare).

Shtylla Një, si skemë të detyrueshme PAYG (pay-as-you-go), me normë kontributi 21.6%, që mbulon pensionet e moshës, invaliditetit dhe trashëgimisë. Mbulimi 124% për moshën 65+, por mjaftueshmëria e ulët (norma e zëvendësimit 32%, më e ulëta në rajon).

Shtylla Tre, si skemë vullnetare DC (defined contribution), me mbulim <1% të fuqisë punëtore, por në rritje (38,180 anëtarë në 2023).

BB konstatoi se sistemi është në rrezik për shkak të presioneve demografike. Popullsia mbi moshën e pensionit pritet të arrijë 29% deri në 2060 (pa emigracion) ose 34% (me emigracion), me raportin e varësisë së moshës së vjetër në rritje të shpejtë. Vetëm 46% e popullsisë në moshë pune kontribuon, ndërsa kushti i 15 viteve pune për pension minimal konsiderohet “anomali” pasi lë pa mbrojtje shumë punëtorë informalë dhe emigrantë deri në moshën 70 vjeç, duke ulur pjesëmarrjen dhe duke krijuar pabarazi. Shpenzimet për pensione zënë 80% të shpenzimeve sociale (9.5% e PBB-së), më të ulëta se mesatarja e WB6 (11.4%) apo BE-së (16.7%), por me deficit 1.04% të PBB-së që mbulon shteti.

  1. Faktorët kontribues në problemet e sistemit

Emigracioni dhe Plakja, ku mbi 40% e popullsisë jeton jashtë, kryesisht në moshë pune, duke ulur numrin e kontribuesve (raporti kontribues-përfitues 1.18 në 2022) dhe duke rritur deficitin me 0.5–1.5% të PBB-së deri në 2065.

Informaliteti dhe Nëndeklarimi, ku 30%+ e punëve janë informale, me 36% të meshkujve dhe 31% të femrave që deklarojnë pagë minimale, duke ulur të ardhurat nga kontributet.

Pabarazitë, nga ku konstatohet se subvencionet rurale (57–68% e kontributeve) dhe pensionet suplementare për sektorin publik (mesatarisht 9,269 lekë shtesë) krijojnë padrejtësi, duke favorizuar grupe të caktuara si minatorët, ushtarakët apo politikanët.

Mbulimi Rural dhe Gjinor, ku mbulimi rural ra 51% nga 2013–2022; femrat kanë të ardhura më të ulëta dhe jetëgjatësi më të lartë, duke rritur rrezikun e varfërisë.

  1. Projeksionet fiskale dhe demografike

Sipas modelit PROST të BB (2022–2080) projektohen si vijon:

Skenari bazë (pa Emigracion), ku të ardhurat rriten në 7.4% të PBB-së deri në 2040 dhe shpenzimet qëndrojnë stabile deri në 2050, pastaj rriten, por norma e zëvendësimit mbetet e ulët (~30% për meshkuj deri në 2035, duke stabilizuar në 38%).

Skenari bazë (me Emigracion), ku deficiti rritet 0.5–1.5 pp të PBB-së (2030–2065), duke arritur ~2.8% afatgjatë, ku raporti i varësisë 10–20 pp më i lartë deri në 2065.

Supozimet makro me rritje reale të PBB-së 3.4% (2025–2028), duke rënë në 1.0% deri në 2080, me pagë reale deri në 2.3% dhe inflacion 3.0%. Pa reforma, sistemi rrezikon të lërë pa mbrojtje punëtorët, me presion fiskal ~7% të PBB-së në 10 vitet e ardhshme nga plakja.

  1. Propozimet dhe rekomandimet e fundit (Nëntor 2025)

BB propozon reforma sipas kuadrit C.A.S.E. (Coverage, Adequacy, Sustainability, Equity), duke u fokusuar në zgjerimin e mbulimit, rritjen e përfitimeve, drejtësinë dhe shtimin e një shtylle të re DC.

Nuk ka një skemë të re të plotë, por ndryshime strukturore, të cilat shprehen në masa për tu zbatuar nga qeveria shqiptare.

Masat afatshkurtra përfshijnë:

Promovimin e jetës më të gjatë në marëdhënie punësimi (trajnim, heqje barrierash për të moshuarit).

Ulje të informalitetit (Strategjia Mesatare e të Ardhurave 2024–2027 synon +5.5% punonjës në listëpagesa deri në 2027, si dhe +16% deklarim real i pagave).

Përmirësim të edukimit për pensionet (llogaritje që lidhin përfitimet me kontributet).

Zhvillim të sigurimeve sociale për emigrantët (lëvizshmëri, marrëveshje bilaterale me 17 vende, opsione vullnetare private).

Rritje të kontributeve duke luftuar punën e padeklaruar dhe nëndeklarimin e pagave.

Masat afatmesme dhe afatgjata përfshijnë:

Heqjen e subvencioneve për zonat rurale (kursim 0.16% të PBB-së, si dhe ridrejtim drejt pensioneve sociale për të varfërit).

Reformim të pensioneve suplementare (rritje/ulje për nëpunësit e rinj publikë, duke korrigjuar deficitet për minatorët, ushtarakët dhe politikanët).

Rritje të normës së akumulimit (nga 1% në 1.1%, duke rritur zëvendësimin me 3.3% për karriera 30-vjeçare).

Integrim për Shtyllat Zero dhe Një (formulë e re: pension = 12% pagë sociale + 0.7% për 15 vitet e para + 1.4% për vitet shtesë; shtyrje për moshën për <15 vite në 72 vjeç).

Futje të një shtyllë të re DC të detyrueshme për të rinjtë ose ata që hyjnë për herë të parë në tregun e punës (kursim afatgjatë nëse ulet subvencioni i përfituesve të Shtyllës Një duke marrë mësim nga Suedia, Armenia, Gjeorgjia).

Lidhjen e moshës së pensionit me jetëgjatësinë duke eksploruar Notional DC (NDC) për ata që hyjnë për herë të parë në tregun e punës (normë fiktive interesi ~ rritje page).

Shpërblim për kontribuesit me >15 vite kontribute me norma më të larta dhe thjeshtim i formulës së përfitimeve.

Rritjen e pjesëmarrjes në punë (femra, të rinj) dhe investim në kapitalin njerëzor për të ulur varësinë.

Këto propozime synojnë të rrisin mbulimin, mjaftueshmërinë me skemën e modifikuar dhe drejtësinë, duke kursyer buxhetin e shtetit (p.sh., heqja e subvencioneve rurale rrit kursimet me +0.16% PBB), por me kosto tranzicioni për DC-në e re.

Reformat e propozuara nga BB në nëntor 2025 janë kritike për të shmangur një krizë fiskale, duke balancuar qëndrueshmërinë me mbrojtjen sociale në kontekstin e emigracionit dhe plakjes. Pa veprim, deficiti mund të rritet, duke rrezikuar brezat e ardhshëm.

Ekofin Media
Ekofin Media
Bankës Botërore pensionet propozimet shqipëri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Manifaktura ka nevojë për Evropën, por sot më shumë se kurrë Evropa ka nevojë për Manifakturën Shqiptare

08:13 - Korrik 24, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter