Author: gazetar_1
Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin e ndërtimit, një instrument që synon të shërbejë si referencë për pagat reale të profesionistëve në këtë industri dhe të mbështesë përpjekjet për reduktimin e informalitetit. Nisma vjen në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe objektivit për rritjen e pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke qenë se ky sektor prej vitesh renditet ndër më problematikët sa i përket deklarimit të saktë të pagave. Nëpërmjet kësaj analize, synohet që punonjësit e ndërtimit të mos rezultojnë të deklaruar me paga nën vlerën reale, çka dëmton jo vetëm të ardhurat e…
Shtëpia e Bardhë ka hapur një nënfaqe të re në faqen e saj të internetit “Shkelësit në media”. Në të renditen faqet e lajmeve, gazetarët dhe historitë që pretendohet se kanë mashtruar publikun. Publikimet kryesore të konsideruar si “shkelës në media të javës” ishin Boston Globe, CBS News dhe Independent. Gazetarët e këtyre mediave konsideruan si shkelës për historitë që kishin publikuar rreth një videoje të publikuar javën e kaluar nga gjashtë deputetë demokratë. Deputetët, të gjithë veteranë të ushtarisë ose ish-zyrtarë të shërbimeve sekrete, u kujtuan punonjësve të këtyre shërbimeve se nuk janë të detyruar të ndjekin urdhra të…
Zviceranët hodhën poshtë me shumicë aplikimin e një takse mbi trashëgiminë për super të pasurit. Nisma e organizatës rinore të socialistëve Juso “Për një politikë sociale ndaj klimës të financuar përmes taksave”, e cila synonte që të vendosej një taksë prej 50 përqind mbi trashëgimitë që tejkalojnë 50 milionë franga zvicerane, dështoi në referendum. Sipas Juso-ve paratë nga këto taksa duhet të përdoreshin për mbrojtjen e klimës. Autoritetet njoftuan njoftuan madje para se të numëroheshin të gjitha votat, se propozimet kishin dështuar, sepse shumica e kantoneve kishin votuar kundër tyre. Për kërkesa të tilla nevojiten si shumica e votave të…
Nga dita e sotme, 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona, si të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera pensionistësh. Ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë, si personat që marrin pension mbi 20 mijë lekë, personat që marrin pension të parakohshëm,…
Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur zyrtarisht procedurën konkurruese për zgjedhjen e partnerit privat që do të marrë përsipër rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve dhe ndërtimin e një godine të re multifunksionale në truallin ngjitur, që parashikohet të jetë një kullë në lulishten që ndodhet aktualisht pas Pallatit të Kongreseve. Bëhet fjalë për një nga projektet më simbolike dhe më të ndjeshme urbanisht në kryeqytet, jo vetëm për shkak të vendndodhjes në një zonë të lakmuar, por edhe për ndërthurjen mes trashëgimisë kulturore, interesit publik dhe zhvillimit imobiliar. Në themel të projektit qëndron një model “sipas sipërmarrjes”, ku partneri privat…
Falja e gjobave dhe kamatëvonesave e parashikuar në projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” do të përfshijë edhe tatimpaguesit që kanë pasur detyrim të deklarojnë DIVA-n, por për shkak të mosdeklarimit në kohë apo vonesës së pagesës kanë marrë gjoba dhe interesa. Kjo masë krijon hapësirë për individët që nuk kanë shlyer gjobat në afat që t’u falen penalitetet, ndërsa detyrimi kryesor tatimi që duhet paguar nuk falet dhe mbetet i detyrueshëm. Për ekspert fiskal përfshirja e kësaj kategorie krijon destabilitet në treg duke nxiur informalitetin. “Në…
Është një nga ngjarjet më të mëdha të konsumatorëve. Çdo nëntor, E Premtja e Zezë i kthen dyqanet dhe rrjetet sociale në një vorbull zbritjesh, urgjence dhe mundësish gjoja të papërsëritshme. Një skenar që aktivizon reagimet psikologjike që na shtyjnë të blejmë: ankthin, ndjenjën e mungesës ose frikën e të qenit të lënë jashtë. Dhe ata që e ndiejnë më shumë janë të rinjtë. Sipas psikologes spanjolle Laura Lobo, ata janë “më të ndjeshëm” ndaj këtyre dinamikave sepse “janë shumë më të përfshirë në konsum”, diçka që reflektohet edhe në të dhëna. Sipas një Raporti Global të Trendeve të Tregtisë…
Një aplikacion i mundësuar nga inteligjenca artificiale mund të zvogëlojë mënyrën se si njerëzit ndihen për pikëpamjet politike kundërshtare, sipas një studimi të ri që shqyrtoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2024. Hulumtuesit në Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një mjet të ri që u lejon shkencëtarëve të pavarur të studiojnë se si algoritmet e mediave sociale ndikojnë te përdoruesit – pa pasur nevojë për leje nga vetë platformat. Gjetjet sugjerojnë se platformat mund të zvogëlojnë polarizimin politik duke ulur renditjen e përmbajtjes armiqësore në algoritmet e tyre. Mjeti, një zgjerim shfletuesi i mundësuar nga inteligjenca artificiale (IA), skanon…
Strategjisti i njohur turk në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe këshillimit strategjik, Cem Bağcı, ka realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri me qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e projekteve të reja strategjike. Gjatë vizitës së tij, Bağcı u takua me përfaqësues të qeverisë, institute kërkimore dhe drejtues të sektorit privat, ku vuri theksin te rëndësia gjeopolitike e Ballkanit dhe bëri vlerësime mbi të ardhmen e marrëdhënieve Turqi–Shqipëri. Në deklaratën e tij, Cem Bağcı u shpreh: “Shqipëria ka një rol kyç në paqen rajonale dhe bashkëpunimin ekonomik. Kjo vizitë përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të thelluar më tej…
Mijëra aeroplanë Airbus po kthehen në shërbim normal pasi qëndruan në tokë për orë të tëra për shkak të një paralajmërimi se rrezatimi diellor mund të ndërhyjë në kompjuterët e kontrollit të fluturimit në bord. Gjigandi i hapësirës ajrore – me seli në Francë – tha se rreth 6,000 nga aeroplanët e tij A320 ishin prekur, ku shumica kërkonin një përditësim të shpejtë të softuerit. Rreth 900 aeroplanë më të vjetër kanë nevojë për një kompjuter zëvendësues. Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, tha se përditësimet “shkuan shumë mirë” për më shumë se 5,000 aeroplanë. “Më pak se 100 aeroplanë”…
