Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Zviceranët votojnë kundër taksës për super të pasurit

12:13 - Dhjetor 1, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Zviceranët hodhën poshtë me shumicë aplikimin e një takse mbi trashëgiminë për super të pasurit. Nisma e organizatës rinore të socialistëve Juso  “Për një politikë sociale ndaj klimës të financuar përmes taksave”, e cila synonte që të vendosej një taksë prej 50 përqind mbi trashëgimitë që tejkalojnë 50 milionë franga zvicerane, dështoi në referendum. Sipas Juso-ve paratë nga këto taksa duhet të përdoreshin për mbrojtjen e klimës.

Autoritetet njoftuan njoftuan madje para se të numëroheshin të gjitha votat, se propozimet kishin dështuar, sepse shumica e kantoneve kishin votuar kundër tyre. Për kërkesa të tilla nevojiten si shumica e votave të përgjithshme edhe shumica e votave në kantone.

Partitë dhe shoqatat e biznesit kundër taksës mbi trashëgiminë

Sipas autoriteteve tatimore zvicerane në Zvicër ka rreth 2.500 tatimpagues me një pasuri që tejkalojnë 50 milionë franga zvicerane. Të gjithë së bashku ata zotërojnë një pasuri me vlerë rreth 500 miliardë franga zvicerane. Nëse nisma do të ishte miratuar taksimi i trashëgimive mund të gjeneronte teorikisht katër miliardë franga të ardhura shtesë nga taksat. Sipas planeve të Juso-ve, të ardhurat do të përdoreshin për të financuar projekte për mbrojtjen e klimës.

Një koalicion i gjerë partish politike dhe shoqatash biznesi u angazhua kundër kësaj takse. Ata paralajmëruan se barra shtesë mund t’i shtynte individët e pasur të largoheshin jashtë vendit, duke ulur kështu të ardhurat e përgjithshme tatimore.

Në shumicën e kantoneve zvicerane bashkëshortët dhe pasardhësit e drejtpërdrejtë aktualisht nuk duhet të paguajnë taksë mbi trashëgiminë. Për trashëgimtarët e tjerë zbatohen rregullore të ndryshme, varësisht nga kantoni./DW

Ekofin Media
Ekofin Media
kunder super të pasur taksës votojnë Zviceranët
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter