Author: gazetar_1

Ndryshimet e pritshme në procedurat tatimore, që pritet të miratohen dhe të hyjnë në fuqi duke nisur nga viti 2026, do të sjellin një transformim të rëndësishëm në mënyrën se si bizneset operojnë me pagesat. Kufizimi i pagesave në cash dhe detyrimi që çdo biznes me prezencë fizike të ofrojë të paktën një mundësi pagese me POS, e çon ekonominë shqiptare drejt një faze të re modernizimi, transparence dhe standardizimi europian. Në këtë realitet të ri, bankat luajnë një rol kyç në garantimin e infrastrukturës së pagesave, dhe Fibank Albania është ndër institucionet që ka investuar shumë në teknologjinë moderne…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë se British Airways do të rrisë kapacitetin e operimit nga Tirana për sezonin veror 2026, duke forcuar më tej lidhjen mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo vjen si rezultat i kërkesës në rritje për udhëtime drejt Tiranës dhe rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të TIA-s si një pikë kyce në zhvillimin e aviacionit në rajon. British Airways do të rrisë numrin e fluturimeve në një total prej 13 fluturimesh në javë, duke filluar nga prilli 2026, starti i sezonit veror të kompanisë ajrore. Kjo përfaqëson një rritje prej 44…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar të shënojë rritje të fortë të trafikut ajror gjatë vitit 2025, duke konsoliduar rolin e tij si porta kryesore ajrore e Shqipërisë dhe si një nga qendrat më dinamike të transportit në rajon. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë periudhës janar–tetor 2025, nëpërmjet TIA-s kanë udhëtuar rreth 10,1 milionë pasagjerë, duke reflektuar një zgjerim të qëndrueshëm krahasuar me vitin e kaluar dhe një ritëm rritjeje që e afron aeroportin me objektivin ambicioz prej 12 milionë pasagjerësh për këtë vit. Rritja ka ardhur si rezultat i dy faktorëve kryesorë: zgjerimit të vazhdueshëm të lidhjeve ajrore…

Read More

Instituti i Statistikave bëri të ditur të dhënat paraprake mbi aksidentet rrugore për muajin tetor 2025, sipas të cilave janë regjistruar 116 aksidente, ku 164 persona rezultojnë të aksidentuar (të vrarë ose të plagosur). INSTAT thekson se këto të dhëna janë paraprake dhe mund t’i nënshtrohen përditësimeve të mëvonshme. Gjatë dhjetëmujorit të parë të vitit 2025, numri i aksidenteve rrugore ka shënuar një ulje prej 16,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky tregues sinjalizon një përmirësim të përgjithshëm të situatës së sigurisë rrugore në vend. Në tetor 2025, 81,0 % e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë…

Read More

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, aktiviteti ndërtimor në vend ka vijuar të qëndrojë në nivele të larta, me një prirje të qartë drejt forcimit të investimeve në projekte rezidenciale dhe me Tiranën që konfirmon edhe një herë rolin e saj si qendra dominuese e zhvillimeve urbane në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në këtë periudhë janë miratuar gjithsej 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke treguar se sektori vazhdon të mbetet një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Nga këto leje, pjesa dërrmuese – 231 – i përket ndërtimeve për banim, të cilat përbëjnë…

Read More

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin që synon të vendosë rregulla moderne dhe efektive për tregun e kripto-aseteve, një sektor që deri më sot ka funksionuar pa një kuadër të mirëfilltë ligjor. Dokumenti përfaqëson hapin më të rëndësishëm të Shqipërisë drejt ndërtimit të një tregu të sigurt, transparent dhe të mbikëqyrur për shërbimet dhe platformat që operojnë me kriptomonedha. Projektligji parashikon licencimin e detyrueshëm për të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime kripto, duke përcaktuar se vetëm operatorët e autorizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ose Banka e Shqipërisë do të mund të ushtrojnë veprimtari si…

Read More

Rrjeti amerikan Newsmax, i afërt me presidentin Donald Trump, do të hapë media në Shqipëri përmes Serbisë. Kapitali ka mësuar se Arena News Channels Two shpk, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit një javë më parë, është entiteti tregtar pas Newsmax Balkans, franshizës së rrjetit amerikan për Ballkanin. Pronari fundor i Arena News Channels Two, që u regjistrua në Tiranë një javë më parë, është Telekom Serbia. Në prill të vitit 2023, Telekom Serbia njoftoi se kishte arritur marrëveshjen për të marrë franshizën e rrjetit Newsmax për Europën Lindore. “Telecom Serbia është krenare që Neësmax na ka zgjedhur si…

Read More

Euroja është monedha që mbizotëron në bankat shqiptare kur vjen çështja te paratë që qytetarët, bizneset apo institucione të tjera mbajnë në depozita dhe llogari të tjera të tyre. Shumica e parave tona në bankë rezultojnë të jenë në monedhë të huaj. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i depozitave të përfshira në paranë e gjerë arriti gati 1.46 trilionë lekë në muajin tetor, duke u rritur kështu me 0.6% në krahasim me shtatorin. Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare,…

Read More

Në muajt e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të shtuar në sektorin financiar. Megjithatë, sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 906 miliardë lekë në Tetor të vitit 2025, një rritje e konsiderueshme prej 11.5%, krahasuar me Tetorin e vitit të kaluar, por ka shënuar edhe një rritje të lehtë prej 0.5% krahasuar me Shtatorin e të njejtit vit. Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një muaji kredia është…

Read More

Wizz Air, kompania, që kryeson trafikun ajror në Shqipëri, festoi sot arritjen e  20 milionë pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ky moment i rëndësishëm vjen vetëm disa vite pas zgjerimit të shpejtë të kompanisë që ka shndërruar Tiranën në një nga bazat më dinamike të Wizz Air në rajon. Ceremonisë iu bashkuan Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative në Wizz Air, Piervittorio Fabi, COO i Aeroportit të Tiranës, së bashku me ekipin lokal të kompanisë dhe Ambasadorët e Wizz Air dhe TIA-s. Për të shënuar këtë rast, Wizz Air shpërndau 20 bileta simbolike “Golden Ticket” për pasagjerët në aeroport,…

Read More