Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Wizz Air feston 20 milionë pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

15:38 - Nëntor 26, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Wizz Air, kompania, që kryeson trafikun ajror në Shqipëri, festoi sot arritjen e  20 milionë pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ky moment i rëndësishëm vjen vetëm disa vite pas zgjerimit të shpejtë të kompanisë që ka shndërruar Tiranën në një nga bazat më dinamike të Wizz Air në rajon.

Ceremonisë iu bashkuan Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative në Wizz Air, Piervittorio Fabi, COO i Aeroportit të Tiranës, së bashku me ekipin lokal të kompanisë dhe Ambasadorët e Wizz Air dhe TIA-s. Për të shënuar këtë rast, Wizz Air shpërndau 20 bileta simbolike “Golden Ticket” për pasagjerët në aeroport, si shenjë mirënjohjeje për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Wizz Air vijon të forcojë praninë  në tregun shqiptar, duke ofruar një nga rrjetet më të gjera të fluturimeve nga Tirana me 57 destinacione në 19 shtete. Për sezonin Dimër 2025, kompania operon disa linja të veçanta, ku është operator ekskluziv për destinacionet e mëposhtme:

  • Tirana – Larnaca
  • Tirana – Malta
  • Tirana – Malaga
  • Tirana – London Gatwick
  • Tirana – Malmö – së fundmi e shtrirë nga sezonale në gjatë gjithë vitit

Duke nisur nga marsi 2026, Wizz Air do të zgjerojë fluturimet  me destinacione të reja sezonale, përfshirë Stokholm Arlanda, Bratislavën, Billundin dhe Vilniusin, duke ofruar më shumë alternativa udhëtimi për pasagjerët shqiptarë dhe duke forcuar rolin e Tiranës si një bazë e rëndësishme lidhëse në rrjetin e linjës ajrore.

Për sezonin Verë 2026, Wizz Air do të ofrojë pothuajse 5 milionë vende, me një rritje kapaciteti prej 9% (mbi 400,000 vende shtesë). Kjo rritje pasqyron kërkesën e fortë të tregut dhe rëndësinë gjithnjë e më të madhe të Shqipërisë në strategjinë rajonale të kompanisë.

Duke komentuar këtë arritje, Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative, u shpreh: “Arritja e shifrës së 20 milionë pasagjerëve në Shqipëri është shumë më tepër se një numër – është dëshmi e lidhjes së fortë që kemi ndërtuar me këtë vend. Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një nga tregjet më dinamike dhe strategjike në rrjetin tonë dhe ne do të vazhdojmë të investojmë në linja të reja, kapacitete shtesë dhe një përvojë udhëtimi gjithnjë e më të arritshme dhe moderne. Kjo arritje u dedikohet të gjithë pasagjerëve që na zgjedhin çdo ditë, njerëzve tanë të përkushtuar dhe të gjithë partnerëve që besojnë në rritjen e aviacionit shqiptar. Dhe ky është vetëm fillimi: Shqipëria do të fluturojë edhe më lart me ne. Let’s WIZZ, Albania!”

Piervittorio Farabbi, COO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi: “Arritja e 20 milion pasagjerëve me Wizz Air në vetëm shtatë vite është një sukses i jashtëzakonshëm që e rendit Tiranën ndër bazat me rritjen më të shpejtë në të gjithë rrjetin e kompanisë. Ky moment pasqyron forcën e partneritetit tonë dhe përkushtimin e thellë të ekipeve tona për të përballuar çdo sfidë operacionale në mbështetje të zgjerimit të shpejtë të Wizz Air. Së bashku, kemi punuar pa u lodhur për të garantuar që infrastruktura, proceset dhe cilësia e shërbimit të aeroportit të zhvillohen në përputhje me kërkesat në rritje të linjës ajrore. Ndikimi i kësaj rritjeje shkon përtej aviacionit. Çdo linjë e re e ‘prezanton’ Shqipërinë ndaj botës – duke tërhequr turizëm, duke krijuar vende pune, duke stimuluar biznesin dhe duke forcuar zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.”

Gjatë sezonit Dimër 2025, pritet që Wizz Air të transportojë deri në 2 milion pasagjerë, duke ruajtur pozicionin e saj udhëheqës si linja ajrore kryesore në vend.

Ekofin Media
Ekofin Media
20 milionë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës pasagjere wizz air
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

BE kërkon që Facebook dhe Instagram të heqin funksionet që krijojnë varësi

10:09 - Korrik 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter