Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BSH i jep miratimin paraprak JET Bank, banka e parë plotësisht digjitale në Shqipëri

17:38 - Dhjetor 3, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi t’i japë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, duke hapur rrugën për krijimin e bankës së parë që synon të operojë në mënyrë plotësisht digjitale në Shqipëri. Ky miratim, i njohur si Faza e parë e procesit të licencimit, mundëson vijimin e procedurave të mëtejshme për ngritjen dhe funksionimin e institucionit të ri financiar.

JET Bank prezantohet si një aktor i ri me ambicie të qarta për të ndryshuar mënyrën se si ofrohen shërbimet bankare në vend. Modeli i saj bazohet në teknologji të avancuar, procese të automatizuara dhe qasje “digital-first”, duke synuar të reduktojë burokracitë tradicionale dhe të ofrojë eksperiencë më të shpejtë, më të sigurt dhe tërësisht të personalizuar për klientin. Thelbi i filozofisë së bankës është krijimi i një platforme të thjeshtë për përdoruesin, ku çdo shërbim – nga hapja e llogarisë deri te kreditimi apo pagesat – mund të kryhet përmes aplikacionit.

Ekofin mëson se pas strukturës së JET Bank qëndron një investitor britanik, i cili drejton një kompani konsulence dhe shërbimesh financiare me bazë në Londër. Angazhimi i tij në tregun shqiptar sjell një dimension të ri te investimet në sektorin bankar, duke e pozicionuar JET Bank si projekt me kapital ndërkombëtar dhe prirje të qarta inovacioni.

Drejtimin ekzekutiv të bankës, sipas burimeve të ekofin, e ka marrë prej korrikut, Fatbardha Rino, një profesioniste e njohur në tregun bankar dhe financiar, me një përvojë mbi 24 vjeçare. Rino njihet gjithashtu për eksperiencën në zhvillimin e produkteve fintech dhe modeleve digjitale të pagesave, çka e bën një zgjedhje shumë të përshtatshme për të udhëhequr transformimin që JET Bank synon të sjellë në treg.

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për t’i dhënë miratimin paraprak bankës së re shënon një hap të rëndësishëm në dinamizimin e sektorit financiar. Shqipëria ka parë vitet e fundit një rritje të ndjeshme të përdorimit të shërbimeve digjitale, qoftë në banking apo në fintech, ndërsa kërkesa e konsumatorëve për procese më të shpejta e më të lehta është rritur ndjeshëm. Në këtë kuadër, JET Bank pritet të zërë një vend të veçantë si institucioni që i përgjigjet drejtpërdrejt këtij transformimi.

JET Bank pritet të vijojë procedurat për përmbushjen e kushteve të Faza II të licencimit, ndërsa tregu bankar shqiptar përgatitet të hyjë në një etapë të re konkurruese, ku digjitalizimi dhe inovacioni do të jenë faktorët përcaktues të së ardhmes së sektorit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banka digjitale banka e shqipërisë Fatbardha Rino Jet Albania licencimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

gazetar_111:11 - Korrik 21, 20260

Shqipëria e mbylli vitin 2025 me një rekord të ri të motorizimit. Numri i mjeteve…

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:11 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

10:21 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

06:04 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter