Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton banorët e kryeqytetit se për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me ujë të pijshëm, do të ketë kufizime në disa zona, deri në riparimin e tij.
Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës, ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900 gize, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në këto zona:
– Zona e Qendrës
– Zona e Laprakës
– Zona e 21 Dhjetorit
– Zona e Ish-Parkut
– Zona e Tiranës së Re
– Zona e Bllokut
– Zona e Yzberisht
Grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal. Ndërkohë, Ujësjellës Kanalizime Tiranë kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonave të prekura, deri në riparimin e defektit.
Për çdo informacion, mund të kontaktoni pa pagesë në numrin 0800 44 88, si edhe nëpërmjet aplikacionit Tirana.

