Author: gazetar_1
Shqipëria merr pjesë nga data 17-19 nëntor në Panairin Ndërkombëtar “Organic & Natural Products” që zhvillohet në Dubai, një nga ngjarjet më të rëndësishme në rajon për sektorin e produkteve bio, organike dhe natyrale. Aktiviteti përbën një mundësi të çmuar për bizneset shqiptare që të prezantojnë cilësinë, origjinën dhe potencialin e produkteve vendase në një treg global me kërkesë të lartë dhe standarde të larta. Në stendat e Shqipërisë po ekspozohen disa prej kategorive më të kërkuara të eksporteve shqiptare: bimët mjekësore dhe vajrat esencialë, vaji i ullirit extra i virgjër, lëngjet natyrale të frutave, uji me origjinë malore, si…
Ish-zv.Ministrja e Financave, Adela Xhemali është kandidatja e propozuar nga Këshilli i Ministrave për të drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare në 5 vitet e ardhshme. Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Xhemali prezantoi platformën e saj për drejtimin e këtij institucioni, ku theksoi se do ti kushtohet vëmendje zgjerimit të tregut të sigurimeve, diversifikimit të produkteve, zhvillimit të tregut të kapiteleve si dhe promovimit të obligacioneve të gjelbra. “AMF ka një rol thelbësor në garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të tregjeve jo financiare, mbrojtjen e investitorëve. Nëse do të kem besimin tuaj për drejtimin e këtij institucioni më lejoni…
Flota e mjeteve elektrike në Shqipëri po shënon rritjen më të fortë të viteve të fundit, duke reflektuar orientimin e qartë të tregut dhe të politikave publike drejt transportit të qëndrueshëm. Sipas të dhënave më të fundit të DPSHTRR, nga viti 2019 deri në tetor 2025 janë regjistruar gjithsej 10,990 mjete All-Electric, një shifër që tregon një dinamikë të re në sjelljen e konsumatorëve, ofertën e tregut dhe prioritetet në infrastrukturën e transportit. Vetëm krahasuar me vitin 2024, rritja e regjistrimeve të mjeteve 100% elektrike ka arritur në 72%, duke e pozicionuar Shqipërinë si një nga vendet me ritmet më…
Në kuadër të muajit nëntor, që njihet si “Movember” dhe i kushtohet shëndetit të burrave, Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” kanë ndërmarrë një nismë të përbashkët që synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e prostatës dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme. Kompania lider e sigurimeve, Albsig, po financon paketën e kontrollit parandalues për 50 persona, duke u dhënë mundësinë burrave të kryejnë analizat dhe ekzaminimet e nevojshme pranë Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Qëllimi është i thjeshtë: t’u krijohet mundësia sa më shumë njerëzve të informohen dhe të bëjnë kontrolle në kohë. Spitali “Zoja e Këshillit…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) merr pjesë në workshop-in tre-ditor “Inspektorëve Tatimorë pa Kufij – Programi i Hetimeve Penale”, organizuar në Tiranë nga UNDP, OECD dhe qeveria zvicerane (SECO), me pjesëmarrjen e institucioneve kyçe ligjzbatuese të vendit dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ky aktivitet, i cili zhvillohet nga data 17 deri në 19 nëntor 2025, synon forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare në luftën kundër krimeve financiare, evazionit fiskal dhe pastrimit të parave, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për administrimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Gjatë sesionit të dedikuar për prezantimin e mandateve…
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe hetimeve administrative të zhvilluara në strukturat e arsimit të lartë, Zyra e Komisionerit zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues, në formën e një leksioni të hapur, me temë “Mbrojtja e të dhënave personale në epokën digjitale – Të drejtat e subjekteve të të dhënave”, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ky aktivitet ndër të tjera, kishte si synim promovimin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen e strukturave të arsimit të lartë, në temat që lidhen me të drejtat dhe përgjegjësitë në garantimin dhe promovimin e mbrojtjes së të dhënave personale. Gjatë leksionit të hapur, znj. Pjerina…
Gazeta spanjolle, El Pais ka shkruar sërish një artikull, lidhur me biznesmenin shqiptarë Luftar Hysa, i cili u sanksionua nga SHBA së bashku me familjen e tij. Këtë herë, El Pais ka përmendur edhe Presidentin amerikan, duke theksuar se Qeveria e Donald Trump ka goditur këtë javë zemrën e financave të organizatës kriminale që kontrollohet nga trashëgimtarët e Joaquín El Chapo Guzmán dhe Ismael El Mayo Zambada. Në artikull më tej thuhet se, Departamenti Amerikan i Thesarit ka bllokuar perandorinë e bizneseve të familjes shqiptare Hysa dhe rreth dhjetëra kazinove për pastrim të dyshuar parash në favor të bandës. Pra, administrata Trump ka bllokuar…
Këtë të hënë startoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit të biznesit dhe start up-eve në vend: Java Globale e Sipërmarrjes 2025, një platformë botërore që çdo vit mobilizon mbi 40,000 aktivitete në më shumë se 200 shtete, duke angazhuar rreth 10 milionë pjesëmarrës. Shqipëria, e cila vitet e fundit po afirmon rolin e saj në këtë skenë globale, këtë vit shtrin aktivitetet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër, me fokus të veçantë në inovacion, zhvillimin e start up-eve dhe inteligjencën artificiale. Gjatë hapjes zyrtare, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj,…
Biznesmeni Shkëlqim Beshiri do të vendosë së shpejti një rekord të ri për Tiranën, duke ndërtuar kullën më të lartë, plot 67 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë. Si askush tjetër, ai ka marrë lejen e Këshillit Kombëtar të Territorit për qiellgërvishtësen më të lartë të kryeqytetit. I njohur në Tiranë që herët si Shkëlqimi i kafes “Segafredo”, Beshiri u shtri në pasuritë e paluajtshme dhe më pas me lulëzimin e ndërtimit në Shqipëri, por veçanërisht në kryeqytet dhe bregdet, kompania e tij nisi të operonte dhe si ndërtuese. KKT-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka miratuar lejen…
Nga ALTAX Rritja e pagës minimale nga 40.000 në 50.000 lekë, me një shtesë prej 10.000 lekësh për punonjës në muaj, dhe mbështetja e qeverisë për 9 muaj përmes mbulimit të kontributeve të diferencës, krijon një situatë ku bizneset përballen me një kombinim kostosh shtesë dhe nevoje për përshtatje. Norma e kontributeve nga punëdhënësi që përdoret për llogaritjen e kostos shtesë është 16,7 për qind, që përfshin rreth 15 për qind për sigurimet shoqërore dhe 1.7 për qind për sigurimet shëndetësore. Ky supozim është përdorur për të përllogaritur koston financiare për punëdhënësit dhe bazohet në praktikat e referencës së publikuara zakonisht nga konsulenca fiskale.…
