Author: gazetar_1

Në Pallatin e Kongreseve janë çmimet e Panairit të 28-të të Librit. Çmimi “Autori më i mirë i vitit” i është dhënë Artan Fugës për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”, botuar nga  “Papirus”, një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës,  dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë. Ndërthurja e dimensionit filozofik dhe psiko-social me një letraritetit të spikatur dëshmojnë një të kuptuar të thellë të njeriut, të shoqërisë dhe të kohës, kur jetojmë. Çmimi për “Përkthimin më të mirë” i jepet Virgjil Muçit për përkthimin mjeshtëror të veprës Xhejmsi të Percival Everett, fitues i Çmimit Pulitzer…

Read More

Shqipëria po përgatitet të zhvillojë një prej aktiviteteve më të rëndësishme ndërkombëtare të dedikuara sipërmarrjes: Java Globale e Sipërmarrjes (Global Entrepreneurship Week – GEW), e cila do të mbahet nga 17 deri më 23 nëntor 2025, nën organizimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Agjencia Startup Albania. Iniciativa, që është pjesë e një lëvizjeje globale të mbështetur nga Global Entrepreneurship Network dhe Kauffman Foundation, synon të fuqizojë sipërmarrësit, studentët, bizneset dhe politikat publike që nxisin zhvillimin ekonomik dhe inovacionin. GEW është një platformë që mobilizon çdo vit mbi 40,000 aktivitete në 200 shtete, duke angazhuar më shumë se 10…

Read More

Përmirësimi i infrastrukturës së jugut të Shqipërisë është një hap thelbësor në zhvillimin e industrisë turistike të Shqipërisë, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Kjo përfshin investime të konsiderueshme në zhvillimin urban, duke përfshirë ndërtimin e rrugëve të reja, shërbimeve dhe lehtësirave publike në zonat e frekuentuara nga turistët. Qëllimi nuk është vetëm të përmirësohet përvoja e turistëve, por edhe cilësia e jetës dhe mundësitë ekonomike të popullatës lokale. Infrastruktura e përmirësuar synon të përmbushë një rritje të kërkesës, që vjen nga turistët. I gjithë investimi në përmirësimin e infrastrukturës synon të përmbushë investimin prej 70 milionë eurosh. Investimet në…

Read More

NGA FATOS ÇOÇOLI Viti 2025 shënon një moment historik për shtetin dhe shoqërinë tonë: 100-vjetorin e krijimit të Bankës së Shqipërisë, institucionit më të rëndësishëm financiar të vendit. Ky institucion ka udhëhequr për një shekull rrugën e stabilitetit monetar, zhvillimit financiar dhe modernizimit ekonomik të Shqipërisë. Kjo ngjarje nuk është vetëm një jubile institucional, por edhe një rast për reflektim mbi rrugëtimin e ekonomisë shqiptare nga vitet e para të shtetit, deri në ditët e sotme. Historia e Bankës së Shqipërisë fillon më 1925, me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipnisë. Kjo bankë emetoi frangën shqiptare, monedhën e parë kombëtare, duke forcuar pavarësinë monetare…

Read More

Edhe këtë vit, vizita e Samir Manes në Panairin e Librit në  Tiranë nuk kaloi pa u vënë re. Fotografi jonë ka fiksuar momentet kur ai shfleton librat mes stendave, një ritual i përvitshëm për sipërmarrësin që, pavarësisht axhendës së ngarkuar, gjen gjithmonë kohë për të zgjedhur titujt e rinj. Në mënyrë ekskluzive, mësohet se cilët libra ka blerë këtë vit Samir Mane, një listë që çdo vit ngjall kureshtje te publiku. Titujt e blerë: * “Ndëshkimi i dytë i Evës” – Artan Fuga * “Shakaja” – Milan Kundera * “Të vërtetat që besoj” – Agron Aranitasi * “Të poshtëruar:…

Read More

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian (BE) mbështesin sektorin financiar në Shqipëri me një paketë të re financimi prej 4 milionë eurosh për ProCredit Bank Albania. Këto hua do të rrisin qasjen në financime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), do të nxisin transformimin dixhital dhe do të promovojnë përfshirjen gjinore në vend. Paketa përbëhet nga dy komponentë: Një hua deri në 3 milionë euro në kuadër të programit Go Digital në Ballkanin Perëndimor. Këto fonde do t’u jepen hua SME-ve të përzgjedhura, duke ofruar financim të specializuar për automatizimin, dixhitalizimin, konkurrueshmërinë dhe teknologjitë…

Read More

Ministria e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se paga minimale do të shënojë rritje prej rreth 2,000 denarësh (32.5 euro) në muajin mars të vitit 2026. Aktualisht, paga minimale në vend është rreth 395 euro. Ministria theksoi se po punon në harmonizimin e të ardhurave minimale me rritjen e inflacionit dhe kostot e jetesës, me qëllim që punonjësit të ndiejnë realisht përmirësim në buxhetet familjare. Ndërkohë, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut (LSM) mbetet e palëkundur në kërkesën që paga minimale të arrijë në 500 euro. Sipas sindikatave, me rritjen aktuale rroga ende mbetet e pamjaftueshme për të…

Read More

Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit digjital dhe më 19 Nëntor kjo energji do të kulmojë në “Connect Albania 2025”, forumi më ambicioz rajonal që vjen të ridrejtojë mënyrën se si mendojmë për inovacionin financiar, teknologjinë dhe ekonominë e së ardhmes. Ky event nuk ka për qëllim thjesht të prezantojë ide të reja, por të ndezë një lëvizje. Një lëvizje drejt një Shqipërie moderne, të pajisur me njohuri, teknologi dhe vizion për t’u bërë pjesë e ekonomisë globale “cashless”. Ai vendos në qendër edukimin financiar, fuqinë e brezit të ri dhe rolin që digjitalizimi ka në…

Read More

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë, Hekuran Murati, në ditën kur do të ekzekutohen pensionet e reja ka thënë se asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti. Murati ka shkruar në Facebook se pensionin bazik e gjetën 90 euro e nga sot sipas tij, do të jetë 150, një rritje, siç shkruan ai, prej 67 për qind brenda mandatit. Ndërkohë, për personat me aftësi të kufizuar tha se pensionet i rritën për 100 për qind, nga 75 sa i gjetën në 150 që do t’i marrin sot. “Asnjë qeveri nuk i ka rritur…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vlerësoi marrëveshjen e nënshkruar midis Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe SIMEST S.p.A., si dhe të gjitha marrëveshjet e tjera me karakter ekonomik të firmosura në kuadër të Mbledhjes së Përbashkët Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë dje në Romë. Sipas saj, kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe krijimit të një ekosistemi të integruar mbështetjeje për bizneset shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit. “Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik më i afërt, investitori i parë dypalësh dhe ndërmjetësi kryesor ekonomik e institucional i Shqipërisë…

Read More