Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” me paketë të dedikuar për kancerin e prostatës

12:25 - Nëntor 18, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në kuadër të muajit nëntor, që njihet si “Movember” dhe i kushtohet shëndetit të burrave, Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” kanë ndërmarrë një nismë të përbashkët që synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e prostatës dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme.

Kompania lider e sigurimeve, Albsig, po financon paketën e kontrollit parandalues për 50 persona, duke u dhënë mundësinë burrave të kryejnë analizat dhe ekzaminimet e nevojshme pranë Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Qëllimi është i thjeshtë: t’u krijohet mundësia sa më shumë njerëzve të informohen dhe të bëjnë kontrolle në kohë.

Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” do të ofrojë paketat e check-up me çmime të reduktuara për stafin e Fondacionit dhe për klientët e Albsig, ndërsa ekipi i tij mjekësor do të kryejë ekzaminimet dhe do të japë këshilla praktike mbi zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës. Përmes kësaj nisme, synohet edhe thyerja e barrierave apo paragjykimeve që shpesh shoqërojnë diskutimin për shëndetin e burrave.

Albsig, pjesë e Grupit Kastrati, mbështet prej vitesh iniciativa të lidhura me shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit. Fushata e këtij nëntori është pjesë e angazhimit të kompanisë për të qenë pranë individëve jo vetëm përmes produkteve të sigurimit, por edhe përmes nismave që nxisin parandalimin.

Kanceri i prostatës është një nga format më të zakonshme të kancerit tek burrat, sidomos pas moshës 50 vjeç. Në shumë vende, ai renditet ndër tre llojet më të shpeshta të kancerit për meshkujt. Shumica e rasteve zbulohen në faza të hershme kur trajtimi është shumë më i thjeshtë dhe me rezultat të mirë. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë kontrollet periodike, sidomos për ata që kanë faktorë rreziku si mosha, historiku familjar apo probleme të mëparshme me prostatën.

Përveç kësaj fushate, Albsig ofron edhe paketa shëndeti përmes Kartave të Shëndetit, të ndërtuara sipas nevojave të ndryshme të individëve dhe familjeve. Këto paketa përfshijnë vizita mjekësore, analiza, imazheri dhe shërbime të tjera, duke e bërë kujdesin shëndetësor më të aksesueshëm dhe praktik për të siguruarit.

Ekofin Media
Ekofin Media
albsig kancerin e prostatës kompania Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë”
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

gazetar_113:06 - Korrik 22, 20260

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar…

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:06 - Korrik 22, 2026

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter