AMF publikoi raportin 9-mujor për ecurinë e fondeve private të pensioneve: SIGAL mban kryesimin në tregun e pensioneve private për 9-mujorin 2025, në vlerën neto të aseteve, ndërsa ka rritur më tej numrin e anëtarëve.
Sipas raportit të AMF, tregu i fondeve të pensioneve private në tërësi ka vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë periudhës janar–shtator 2025.
Sipas të dhënave zyrtare të AMF, në aktivitet ushtruan veprimtarinë e tyre shtatë fonde pensioni, ndërsa asetet neto totale të tregut arritën në 14.35 miliardë lekë (rreth 148.7 milionë euro) më 30.09.2025.
Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 11.55%, ose 1.48 miliardë lekë më shumë se në fund të vitit 2024. Në këtë treg në rritje, SIGAL konfirmon pozicionin e vetë si kryesues, përkatësisht me këto të dhëna: SIGAL MAX Pension rritet më tej duke arritur në 17,791 anëtarë dhe një vlerë neto asetesh prej 3.52 miliardë lekësh ndërsa SIGAL Pro Pension ka 633 anëtarë dhe 60.6 milionë lekë asete neto.
Në total, Fondi SIGAL zotëron 37.99% të vlerës neto të aseteve të tregut, ndërsa SIGAL Pro mban 0.65%.
Besimi i klientëve, si dhe administrimi i fondeve nga ana e Sigal, kanë ruajtur norma të qëndrueshme dhe të larta kthimi, duke forcuar më tej besueshmërinë dhe kënaqësinë e klientëve.
Fondi i Pensioneve SIGAL, si pjesë e familjes së SIGAL Insurance Group, vijon me të njëjtën filozofi ndaj klientëve: ofrimi i shërbimeve më të mira si grupi lider përmes përkushtimit dhe korrektesës ndaj njerëzve që investojnë besimin, kursimet dhe projektojnë të ardhmen e tyre në partneritet me ta.

