Author: gazetar_1
Sot ka nisur në Pallatin e Kongreseve edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë, ngjarja më e madhe vjetore që bashkon shkrimtarë, përkthyes, studiues dhe dashamirës të librit. Me moton “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”, panairi vjen këtë vit nën një atmosferë reflektimi mbi gjendjen e vështirë të botimeve në vend. Gjatë një konference për mediat, përfaqësues të shtëpive botuese ngritën shqetësimin për rënien e ndjeshme të numrit të librave të rinj që prezantohen në panair. Sipas tyre, shumë botues nuk kanë asnjë titull të ri, ndërsa të tjerë prezantojnë vetëm disa pak botime të reja, duke…
Fluturimet komerciale përbëjnë një tregues të rëndësishëm për ecurinë e turizmit dhe lëvizjen e popullsisë, si vendase ashtu edhe të huaj. Shqipëria ka shënuar një rritje të konsiderueshme të tyre, veçanërisht vitet e fundit, kur vendi është bërë gjithnjë e më i popullarizuar nga vizitorët e huaj. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave, në tetor të vitit 2025 Shqipëria ka regjistruar një rritje prej 173% të fluturimeve komerciale krahasuar me tetorin e periudhës para pandemisë, duke u renditur kështu me rritjen më të lartë në rajon dhe në gjithë Evropën. Nëse i referohemi periudhës 10-mujore, Shqipëria vijon të…
Periudha më e ngarkuar e vitit po fillon në rajonet alpine austriake. Sezoni i dimrit është shumë afër dhe vendpushimet e skive po përgatiten për një fluks turistësh nga e gjithë bota. Megjithatë, pa staf të mjaftueshëm, asgjë nuk funksionon gjatë sezonit të pikut turistik, dhe kjo përbën një problem të madh për shumë hotele dhe ofrues shërbimesh ushqimore. Në këtë sektor ka një luftë të vërtetë për çdo punonjës dhe është veçanërisht e vështirë të gjesh punëtorë sezonalë, të paktën në Austri. “Edhe para pandemisë së koronavirusit, nuk ishte e lehtë të gjeje personel të kualifikuar në Austri, por…
Shqipëria dhe Italia do të mbajnë të enjten në Romë Samitin e parë ndërqeveritar, ku tri do jenë çështjet kryesore: mbrojtja, industria dhe emigrantët. Mbledhja e parë mes qeverive të dy vendeve e cila do të drejtohet nga Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni dhe Kryeministri Edi Rama është konfirmuar nga qeveria italiane përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ku thuhet se Samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri do të mbahet të enjten, më datë 13 nëntor, ora 11:30. Ndërsa gazeta italiane “Formiche” ka publikuar një shkrim duke dhënë detaje nga ajo çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e përbashkët…
Në mbledhjen e datës 25 shtator 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka miratuar 13 leje ndërtimi dhe zhvillimi për impiante fotovoltaike, me një kapacitet të kombinuar prej 301.9 megavatësh (MW). Kjo përbën një ndër valët më të mëdha të investimeve të miratuara njëherazi në sektorin e energjisë diellore, duke përforcuar tranzicionin e Shqipërisë drejt burimeve të pastra dhe të qëndrueshme të energjisë. Projektet e miratuara janë të shpërndara në disa qarqe të vendit — Fier, Gramsh, Ersekë, Bulqizë, Kolonjë, Himarë dhe Elbasan — dhe përfshijnë investime të ndryshme, nga impiantet e vogla prej 2 MW deri te…
Në tri mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (16 & 23 korrik, 25 shtator 2025) bie në sy përshpejtimi i projekteve shumë-katëshe: kulla rezidenciale, mikse e hoteleri që riformatojnë skyline-in në Tiranë, Vlorë, Durrës, Kavajë e Lezhë. Përveç ndërhyrjeve publike (shëndetësi, arsim, infrastrukturë), pjesa private dominon me leje ndërtimi për komplekse të larta dhe landmark-e të reja urbane. Ku po ngrihen kullat kryesore • Tirana – Bulevardi i Ri & aksin qendror • “Klar” sh.p.k.: paketë volumesh që shkon deri në 67 kate (me 6 kate nëntokë) në Bulevardin e Ri – një nga aprovimet më ambicioze për…
Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë pagën minimale në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, një vendim që prek mbi 307 mijë punonjës, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se për të mbështetur bizneset dhe për të lehtësuar ndikimin financiar të rritjes së pagës minimale, qeveria do të subvencionojë për 9 muajt e parë një shumë prej 1 miliard lekësh. Sipas tij, subvencionimi do t’u kompensohet kompanive për shpenzimet shtesë që burojnë nga rritja e pagës minimale për kontributet shoqërore për punonjësit privatë gjatë këtij periudhe. “Pjesa…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe kompania ajrore SKY Express shënuan inaugurimin e linjës së re Tiranë–Heraklion, duke forcuar më tej lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ceremonia u zhvillua në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në prani të përfaqësuesve të Ambasadës së Greqisë, Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, si edhe përfaqësuesve të Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, SKY Express dhe TIA-s. Pas mirëseardhjes dhe shkëmbimit të përshëndetjeve mes ekipeve, u zhvillua ceremonia e prerjes së shiritit, që simbolizoi hapjen zyrtare të linjës së re ajrore. Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Belinda Balluku theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla për…
Pas disa tremujorësh me tendencë negative, shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri kthehet pozitive, duke shënuar një bilanc prej 1.347 lindjesh më shumë se vdekje gjatë periudhës korrik–shtator 2025. Të dhënat paraprake të publikuara nga INSTAT tregojnë për një ngadalësim të ritmit të rënies së lindjeve dhe një ulje të ndjeshme të numrit të vdekjeve, që ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e këtij treguesi. Gjatë tremujorit të tretë 2025, numri i lindjeve arriti në 6.408, me një rënie të lehtë prej 1,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (6.483 lindje). Nga ana tjetër, numri i vdekjeve zbriti…
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu iu përgjigj sot pyetjeve të deputetëve në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, lidhur me ndalimin e përkohshëm të monopatinave. Koçiu u shpreh se, “arsyeja kryesore pse ne shkuam në një masë drastike është pikërisht fakti i aksidenteve të shpeshta të ndodhura dhe rrezikshmërisë që krijon për çdo qytetar, lëvizja e të tilla mjeteve motorike të parregulluara në legjislacion”. Koçiu theksoi se, “jo që nuk ka një legjislacion për bllokimin, por janë mjete motorike të parregulluara në legjislacion, të cilat vërtet do të duhet të kenë një shpejtësi të normuar dhe aktualisht që…
