Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

SKY Express nis linjën e re që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me Kretën në Greqi

15:06 - Nëntor 11, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe kompania ajrore SKY Express shënuan inaugurimin e linjës së re Tiranë–Heraklion, duke forcuar më tej lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ceremonia u zhvillua në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në prani të përfaqësuesve të Ambasadës së Greqisë, Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, si edhe përfaqësuesve të Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, SKY Express dhe TIA-s. Pas mirëseardhjes dhe shkëmbimit të përshëndetjeve mes ekipeve, u zhvillua ceremonia e prerjes së shiritit, që simbolizoi hapjen zyrtare të linjës së re ajrore.

Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Belinda Balluku theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla për forcimin e lidhjeve rajonale dhe zhvillimin e turizmit midis dy vendeve.

Pas ceremonisë, të ftuarit dhe përfaqësuesit e mediave morën pjesë në një konferencë në Sallën e Konferencave të TIA-s, ku u mbajtën prezantime nga përfaqësues të Aeroportit të Tiranës dhe SKY Express.

Fjalë përshëndetëse mbajtën z. Piervittorio Farabbi, Chief Operating Officer i TIA-s, znj. Manjola Kaso, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit Ajror dhe Marketingut në TIA, si dhe z. Georgios Baliouskas, Drejtor i Shitjeve B2B dhe Distribucionit në SKY Express.

Gjatë fjalës së tij, z. Farabbi nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Aeroportit të Tiranës për zgjerimin e rrjetit të destinacioneve dhe ofrimin e një game gjithnjë e më të gjerë udhëtimesh në Evropë.

Ndërsa z. Baliouskas u shpreh: “Jemi shumë të kënaqur që forcojmë prezencën tonë në Shqipërime një destinacion të ri — Heraklionin, një nga qendrat më të rëndësishme turistike të Greqisë. Ky zgjerim reflekton besimin tonë në tregun shqiptar dhe dëshirën për t’u ofruar pasagjerëve më shumë alternativa udhëtimi të sigurta, komode dhe cilësore.”

Përfaqësuesit e SKY Express rikonfirmuan angazhimin e kompanisë për të zgjeruar më tej operimet në Shqipëri dhe për t’u ofruar pasagjerëve shërbime të leverdishme, komode dhe me cilësi të lartë.

Linja e re Tiranë–Heraklion, e cila do të operohet gjatë gjithë vitit me dy fluturime në javë — çdo të Martë dhe të Shtunë — përbën një shtesë të rëndësishme në rrjetin në zgjerimtë TIA-s, duke u ofruar pasagjerëve mundësinë për të eksploruar një nga qytetet më të bukura dhe historike të Greqisë.

Ekofin Media
Ekofin Media
aeroporti nderkombetar i Tiranes ceremonia Heraklionin kretë Sky express
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

BE kërkon që Facebook dhe Instagram të heqin funksionet që krijojnë varësi

10:09 - Korrik 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

gazetar_113:06 - Korrik 22, 20260

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar…

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:06 - Korrik 22, 2026

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter