Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kreu i Konkurrencës: Të gjithëve iu rritën pagat, ne na u ulën, inspektorët si sardele, 35 zonja në një tualet

10:45 - Nëntor 13, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba i pranishëm në Komisionin e Nismave Qytetare ka ngritur një sërë problematikash për institucionet që ai drejton.

Biba tha se ndërkohë që në të gjitha institucionet ndodhi rritja e pagave, pagat e punonjësve të Autoritetit të Konkurrencës u ulën.

Gjithashtu Biba tha se u ul dhe koeficenti mbi të cilin llogariteshin pagat. Më tej, në fjalën e tij, Biba tha se në ndryshim nga institucionet e tjera, Autoriteti i Konkurrencës i kthen shtetit më shumë të ardhura se sa i merr.

Biba sugjeroi që një pjesë e fondeve t’i lihet Autoritetit që të shërbejë për shërbimet në institucion dhe kjo do të bëntë që Konkurrenca mos të kërkonte fonde shtesë çdo vit.

“Kur ndodhi shtimi i pagave, ne na ndodhi ulja e pagës. Kjo ndodhi për shkak se ne merrnim shtesën për doktoraturën. U ul gjithashtu dhe koefiçenti i pagës në të cilën llogaritej në atë kohë. Në sistem hierarkik, Sekretari i Përgjithshëm merr më shumë se kryetari i Autoritetit të Konkurrencës.

Ndryshe nga institucionet e tjera, që vetëm kërkojnë të ardhura, AK i kthen shtetit shumë më shumë se sa merr. Do të ishte e udhës që një pjesë e fondeve, jo ato nga gjobat, por ato nga përqëndrimet, një pjesë e tyre të shërbejnë për shërbimet në institucion. Kjo do të bënte që autoriteti mos të kërkonte çdo vit fonde shtesë”, deklaroi Biba.

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba gjatë parashtrimit të kërkesave të institucionit në Komisionin për Nismat Qytetare deklaroi se për vitin 2026 kërkojnë 14.2 milionë lekë shtesë. Biba tha se inspektorët punojnë në kushte mjaft të vështira dhe i krahasoi ata me sardelet.

Biba kërkoi pagesën e vështirësisë së punës për inspektorët pasi siç deklaroi ai largimi sjell pengesë të punës për shkak të vështirësisë për të gjetur punonjës të tjerë.

“Autoriteti i Konkurrencës është institucion vetëm buxhetor pa asnjë të ardhur tjetër. Deri në muajin shtator buxheti është realizuar 63% .

Për vitin 2026 kërkojmë 14.2 milionë lekë shtesë për zgjerimin e godinës, mirëmbajtjen e infrastrukturës së teknologjisë sistemin informatik.

Përsa u përkët burimeve njerëzore gjatë vitit 2024 janë larguar 3 inspektorë për shkak të kushteve të këqija dhe pagës së ulët.

Jemi si sardele 7 veta në një zyrë. Një çështje që kërkon zgjidhje urgjente, janë ambientet e punës. E kemi nisur me 13 punonjës, sot jemi 49, në po të njëjtat ambiente. 35 zonja që shkojnë në të njëjtin tualet. S’ka arkivë.

Njohuritë e inspektorëve janë unike dhe nuk gjenden lehtë, ndaj kërkojmë nga ju që të ketë shtesë mbi pagat dhe pagesë e vështirësisë së punës. Inspektorët e AK kryejnë inspektime përtej zyrës nën presion teknik dhe ligjior“, tha Biba.

Ekofin Media
Ekofin Media
denar biba Komisionin e Nismave Qytetare Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Shtetit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

gazetar_114:29 - Korrik 28, 20260

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Administrata Tatimore ka avancuar me procesin…

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:29 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

12:14 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

10:45 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter