Author: gazetar_1
Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikqyrësit, inspektorët, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi. Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu ishte sërish sot në Farkë, ku theksoi se çdo ndërtim pa leje apo tejkalim i saj do të ndëshkohet me gjobë, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme. Koçiu theksoi se “kontrollet kanë treguar se abuzimet…
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nxjerrë për konsultim publik projektrregulloren “Mbi masat organizative dhe teknike për garantimin e sigurisë së rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike”. Drafti, i miratuar për konsultim nga Këshilli Drejtues me vendimin nr. 24, datë 3 nëntor 2025, synon të përditësojë kuadrin e sigurisë në sektorin e komunikimeve, në përputhje me ligjin e ri nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Rregullorja e re detyron të gjithë operatorët që ofrojnë rrjete ose shërbime publike të komunikimeve elektronike të marrin masa teknike dhe organizative për të parandaluar incidentet e sigurisë dhe për…
Presidenti i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, dhe kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, z. Krenar Alimehmeti, nënshkruan një marrëveshje njëvjeçare bashkëpunimi në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga kjo marrëveshje, 5,600 fëmijë futbollistë, djem dhe vajza, që luajnë brenda qarkut të Tiranës, do të përfitojnë kontrolle mjekësore të rekomanduara dhe siguracion për dëmtimet sportive në një paketë të përbashkët, e cila ofrohet si gjysmësponsorizim nga SIGAL Insurance Group. Marrëveshja u shoqërua me një ceremoni të rastit, ku mbajtën fjalët e tyre përfaqësues të FSHF-së, SIGAL Insurance Group-it dhe SHRFT-së. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando…
Paga minimale, duke nisur nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, do të rritet në 500 euro si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, ndërsa biznesi do të subvencionohet për 9 muaj për mbulimin e kostos së kontributeve. Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim-Kandidati”, bëri të ditur se nga kjo rritje e pagës minimale do të përfitojnë rreth 10600 punonjës të shërbimeve. “Sipas projektbuxhetit 2026, do të ketë një rritje të rëndësishme të zotuar gjatë fushatës zgjedhore dhe që do të zbatohet nga 1 janari 2026. Kjo rritje do të përfshijë 307850 punonjës të regjistruar, në sektorin…
Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e veprimtarisë së dy institucioneve arsimore jopublike, përkatësisht shkollës 9-vjeçare “Dituria” në Tiranë dhe kopshtit privat “Ate Annibale Di Francia” në Lezhë. Vendimet janë firmosur nga zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, dhe janë publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 5 nëntor 2025. Me Urdhrin nr. 557, Ministria e Arsimit ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së shkollës jopublike “Dituria”, një institucion i arsimit bazë që operonte në Tiranë prej më shumë se dy dekadash. Shkolla funksiononte nën subjektin juridik “AMK-DITURIA” sh.p.k, me NIPT K91503006H, e licencuar që prej vitit 1999. Mbyllja është bërë me kërkesë…
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka raportuar sot në Kuvend për rezultatet e auditimeve të kryera gjatë vitit 2025 mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore. Sipas Shehut, gjatë vitit janë zhvilluar auditime në 205 subjekte, mes tyre 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Nga kontrollet janë evidentuar shkelje në procedurat e prokurimeve publike, si dhe parregullsi në zbatimin e kontratave, veçanërisht në nivelin vendor. Ai theksoi se janë konstatuar raste të kufizimit të konkurrencës, vonesa në zbatimin e kontratave dhe kryerje pagesash shtesë, çka tregon nevojën për përmirësimin e mekanizmave të kontrollit dhe…
Kostoja është bërë faktori numër një në zgjedhjen e një destinacioni pushimesh, duke i nxitur vizitorët të shohin përtej alternativave tradicionale evropiane në favor të vendeve më të përballueshme, shkruan Natalie Chalk në një artikull të botuar në “Daily Mail”. “Pavarësisht rritjes së kostos së jetesës që i rëndon buxhetet familjare, 75% prej tyre ende i japin përparësi pushimeve”, sipas Raportit Global të Udhëtimit WTM 2025. Në raport thuhet se 40% prej tyre thonë se kostot janë “pengesa më e madhe”. Turistët e zgjuar janë në kërkim të mënyrave për të minimizuar shpenzimet e tyre të udhëtimit – për të…
Administrata Trump urdhëroi edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja: Mijëra fluturime kërcënohen me anulime në aeroportet kryesore të SHBA-së duke filluar nga e premtja. Arsyeja është mungesa e pagesës për kontrollorët e trafikut ajror për shkak të mosmarrëveshjes për buxhetin. “Askush nuk fiton në një mbyllje të qeverisë”, u shpreh senatori republikan Mike Rounds për CNBC. Ai tha se SHBA-të po humbasin 15 miliardë dollarë në prodhim ekonomik çdo javë si rezultat. Por ai beson se pas fitores së demokratëve në zgjedhje, më në fund mund të arrihet një kompromis…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të fillojë indeksimi i pagave te punonjësit në shtet, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë zbuloi kategoritë që do të përfitojnë. Po ashtu do të ketë përfitime në bazë të përllogaritjes vjetore të punës në sektorët e Shëndetësisë dhe policisë. “Kemi një lajm tjetër shumë të mirë në projektbuxhetin e vitit 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për punonjësit e sektorit publik, qoftë në nivel qëndror, vendor të cilat do të korrektohen çdo vit. Kjo…
Banka e Shqipërisë çeli sot punimet e workshop-it të 19-të të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, një forum që prej pothuaj dy dekadash shërben si platformë rajonale për analizë dhe debat mbi zhvillimet ekonomike e monetare. Në fjalën e tij të hapjes, Guvernatori Gent Sejko theksoi se kërkimi shkencor është një shtyllë themelore për ndërtimin e politikave efektive, duke nënvizuar se “kërkimi nuk është luks, por një domosdoshmëri”. Sejko vlerësoi kontributin e folësve ndërkombëtarë nga Johns Hopkins University, Banka Qendrore Evropiane dhe Rezerva Federale e SHBA, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të dijeve dhe përvojave midis institucioneve. Sipas tij, ekonomitë…
