Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Prodhuesit privatë kalojnë KESH-in në prodhimin e energjisë për janar-prill 2026

12:37 - Qershor 18, 2026

Pasuritë e paluajtshme dhe turizmi mbajnë peshën e rritjes së shërbimeve, transporti dhe teknologjia në rënie në fillim të 2026-s

11:09 - Qershor 18, 2026

Industria në rënie, ndërtimi dhe energjia mbajnë në këmbë ekonominë në 3-mujorin e parë 2026

11:07 - Qershor 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria mbetet ndër vendet me cilësinë më të dobët të ujërave të plazheve në Europë për 2025

10:15 - Qershor 18, 2026 Green
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria vijon të mbetet në fundin e renditjes europiane për cilësinë e ujërave të plazheve, sipas raportit më të fundit të publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) për sezonin e vitit 2025.

Raporti evidenton se nga 119 zonat e monitoruara në Shqipëri, më pak se 70% janë klasifikuar me cilësi “shkëlqyeshëm”, duke e renditur vendin mes pesë shteteve me performancën më të dobët në Europë, së bashku me Belgjikën, Hungarinë, Poloninë dhe Estoninë.

Në nivel europian, situata paraqitet dukshëm më pozitive. Nga 22,289 zona larjeje të monitoruara në Bashkimin Europian, Shqipëri dhe Zvicër, 84% rezultuan me cilësi “shkëlqyeshëm”, ndërsa në vendet e BE-së kjo përqindje arrin në 85%.

Vendet me performancën më të mirë janë Qipro, Greqia, Bullgaria dhe Austria, ku mbi 95% e ujërave të monitoruara përmbushin standardin më të lartë të cilësisë.

Raporti vlerëson se përmirësimi i cilësisë së ujërave në Europë gjatë dekadave të fundit është rezultat i investimeve të mëdha në trajtimin e ujërave të ndotura urbane, zgjerimin e rrjeteve të kanalizimeve dhe monitorimin sistematik të ndotjes.

Në rastin e Shqipërisë, performanca më e dobët lidhet kryesisht me mangësitë në infrastrukturën e trajtimit të ujërave të ndotura, shkarkimet e papërpunuara në disa zona bregdetare dhe presionin në rritje nga turizmi gjatë sezonit veror.


Raporti tregon se në ujërat bregdetare, që përbëjnë pjesën më të madhe të zonave të monitoruara në Shqipëri, më pak se 70% klasifikohen si “shkëlqyeshëm”, ndërsa vendet si Qipro, Sllovenia dhe Lituania kanë arritur që 100% e plazheve të tyre të marrin vlerësimin maksimal.

Monitorimi kryhet mbi praninë e dy baktereve kryesore treguese të ndotjes fekale, Escherichia coli (E. coli) dhe enterokokëve intestinalë, të cilat përdoren për të vlerësuar rrezikun që paraqet uji për shëndetin e pushuesve.

Ekspozimi ndaj ujërave të ndotura mund të shkaktojë probleme gastrointestinale, infeksione të syve, veshëve dhe rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa në raste më të rralla edhe sëmundje më serioze infektive.

Pavarësisht pozicionit jo të favorshëm në renditjen europiane, Shqipëria mbetet larg problematikave të vendeve që raportojnë numrin më të madh të zonave me cilësi të dobët. Sipas raportit, Franca, Holanda dhe Estonia janë shtetet ku përqindja e ujërave të klasifikuara si “të dobëta” është më e lartë.

Agjencia Europiane e Mjedisit nënvizon se cilësia e ujërave të larjes është një tregues i drejtpërdrejtë i efektivitetit të politikave mjedisore, investimeve në kanalizime dhe menaxhimit të ndotjes urbane e bujqësore.

Për Shqipërinë, raporti shërben si një sinjal se, pavarësisht zhvillimit të vrullshëm të turizmit dhe rritjes së numrit të vizitorëve në bregdet, mbetet ende punë për të bërë në drejtim të investimeve në infrastrukturën e ujërave të ndotura dhe mbrojtjes së mjedisit, në mënyrë që cilësia e plazheve shqiptare të afrohet me standardet e vendeve më të avancuara europiane. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
cilësia europë mjedisi shqipëria ujërave
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Pasuritë e paluajtshme dhe turizmi mbajnë peshën e rritjes së shërbimeve, transporti dhe teknologjia në rënie në fillim të 2026-s

11:09 - Qershor 18, 2026

Industria në rënie, ndërtimi dhe energjia mbajnë në këmbë ekonominë në 3-mujorin e parë 2026

11:07 - Qershor 18, 2026

Qeveria rrit huamarrjen në tregun vendas, 79.5 miliardë lekë tituj borxhi në korrik-shtator

11:05 - Qershor 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Pasuritë e paluajtshme dhe turizmi mbajnë peshën e rritjes së shërbimeve, transporti dhe teknologjia në rënie në fillim të 2026-s

gazetar_111:09 - Qershor 18, 20260

Sektori i shërbimeve në Shqipëri ka shfaqur një ecuri të diferencuar gjatë tremujorit të parë…

Industria në rënie, ndërtimi dhe energjia mbajnë në këmbë ekonominë në 3-mujorin e parë 2026

11:07 - Qershor 18, 2026

Qeveria rrit huamarrjen në tregun vendas, 79.5 miliardë lekë tituj borxhi në korrik-shtator

11:05 - Qershor 18, 2026

Shqipëria mbetet ndër vendet me cilësinë më të dobët të ujërave të plazheve në Europë për 2025

10:15 - Qershor 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:09 - Qershor 18, 2026

Pasuritë e paluajtshme dhe turizmi mbajnë peshën e rritjes së shërbimeve, transporti dhe teknologjia në rënie në fillim të 2026-s

11:07 - Qershor 18, 2026

Industria në rënie, ndërtimi dhe energjia mbajnë në këmbë ekonominë në 3-mujorin e parë 2026

11:05 - Qershor 18, 2026

Qeveria rrit huamarrjen në tregun vendas, 79.5 miliardë lekë tituj borxhi në korrik-shtator

Prodhuesit privatë kalojnë KESH-in në prodhimin e energjisë për janar-prill 2026

12:37 - Qershor 18, 2026

Pasuritë e paluajtshme dhe turizmi mbajnë peshën e rritjes së shërbimeve, transporti dhe teknologjia në rënie në fillim të 2026-s

11:09 - Qershor 18, 2026

Industria në rënie, ndërtimi dhe energjia mbajnë në këmbë ekonominë në 3-mujorin e parë 2026

11:07 - Qershor 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter