Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nisin diskutimet për projektbuxhetin në komisionet parlamentare, Malaj: Reformë dhe rritje pensionesh

10:59 - Nëntor 10, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Projektbuxheti i vitit 2026 ka nisur zyrtarisht diskutimet në komisionet parlamentare, me prezantimin e tij nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, në Komisionin e Ekonomisë, por pa praninë e opozitës.

“Vëmendja jonë dhe kryefjala e këtij projektbuxheti është padyshim rritja e mirëqenies sociale, duke vijuar më tej me nxitjen për modernizimin e infrastrukturës, përsosjen e sistemeve dixhitale, por edhe zhvillimin e kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe punësimit cilësor. Themelore e buxhetit është pa diskutim reforma e pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030. Të moshuarit, kjo kategori e nderuar, do të marrë mbështetje direkte financiare nga buxheti i shtetit”, tha Malaj. 

Ministri tha se prej janarit do të nisë dhënia e shtesës së pensionit. 

“Duke filluar nga janari 2026, përmes mbështetjes buxhetore, do të zbatojmë një kompensim të ardhurash për të gjithë pensionistët bazuar në kategorinë e pensionit që ata përftojnë aktualisht. Dhe më konkretisht, do të kemi rritje me 1800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite të plota pune. Do të kemi rritje me 800 lekë në muaj për pensionet urbane të pjesshëm. Do të kemi një rritje me 1000 lekë në muaj për pensionet rurale. Do të kemi një rritje me 700 lekë në muaj për pensionet familjare. Do të kemi një rritje me 600 lekë në muaj për pensionet e invaliditetit në publik”, tha Malaj.

Sa i takon faturës për dhënien e bonusit mujor Malaj tha se deri në 2030-ën arrin në 1.7 miliardë euro.

“Efekti financiar i parashikuar për këtë masë për vitin 2026 është parashikuar rreth 10.4 miliardë lekë, që do të mbulohet plotësisht nga buxheti i shtetit. Në fund të mandatit, efekti kumulativ për periudhën 2026-2030, llogaritet në rreth 1.7 miliardë euro për buxhetin e shtetit. Kjo ndërhyrje e parashikuar financiarisht në buxhetin e shtetit, nuk është një masë thjesht sociale, por një politikë strukturore që mbështetet mbi bazat e konsolidimit ekonomik, por edhe të të ardhurave të qëndrueshme buxhetore. Nëpërmjet saj, ne synojmë t’i kthejmë brezit të të moshuarve, vlerësimin dhe dinjitetin e merituar, por duke forcuar njëkohësisht edhe besueshmërinë në sistemin e pensioneve”, u shpreh Malaj.

Ekofin Media
Ekofin Media
buxheti 2026 Diskutimi maratona Ministri petrit malaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

gazetar_206:03 - Korrik 27, 20260

Tirana dhe Durrësi gjeneruan së bashku mbi gjysmën e mbetjeve urbane të raportuara në Shqipëri…

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:03 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:01 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:00 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter