Author: gazetar_1

Komisioni Evropian, në Raportin e Progresit 2025 për Shqipërinë, vlerëson se vendi nuk është ende i gatshëm për zbatimin e plotë të programit IPARD III, instrumentit kryesor të Bashkimit Europian për zhvillimin rural dhe mbështetjen e bujqësisë në vendet kandidate. Sipas raportit, mungesa e kapaciteteve administrative, dobësitë në mbikëqyrje dhe zbatimi i ngadaltë i standardeve të BE-së në menaxhimin financiar kanë penguar zhbllokimin e fondeve. Në kapitullin mbi bujqësinë dhe zhvillimin rural, Komisioni thekson se Shqipëria ka arritur “vetëm një nivel të pjesshëm përgatitjeje” dhe nuk ka bërë përparim gjatë periudhës raportuese në përmbushjen e kritereve për të marrë në…

Read More

Raporti i Progresit 2025 i Komisionit Evropian për Shqipërinë vlerëson pozitivisht performancën ekonomike të vendit gjatë periudhës 2024–2025, duke e cilësuar ekonominë shqiptare “me nivel të mirë përgatitjeje drejt funksionimit të plotë të ekonomisë së tregut”. Megjithatë, raporti nënvizon se ristrukturimi fiskal, transparenca buxhetore dhe efikasiteti i investimeve publike mbeten ndër sfidat kryesore për një zhvillim të qëndrueshëm dhe konvergjencë të plotë me standardet e BE-së. Rritje e qëndrueshme dhe konsolidim fiskal Komisioni konstaton se Shqipëria ka ruajtur një ecuri të fortë të rritjes ekonomike gjatë vitit 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme, turizmi dhe konsumi privat. Inflacioni ra…

Read More

Komisioni Evropian publikoi më 4 nëntor 2025 Raportin e Progresit për Shqipërinë, pjesë e paketës vjetore të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Dokumenti, që mbulon periudhën shtator 2024 – shtator 2025, njeh përparimin e dukshëm të vendit në procesin e integrimit evropian, por nënvizon domosdoshmërinë e thellimit të reformave në drejtësi, administratë dhe të drejtat themelore. Negociatat e anëtarësimit dhe angazhimi politik Gjatë vitit 2025, Shqipëria shënoi një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit, duke hapur negociatat për katër nga gjashtë klasterët e kapitujve tematikë. Pas klasterit të parë “Themelorët e procesit të anëtarësimit”, u hapën edhe “Tregu i Brendshëm”,…

Read More

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), përfaqësuar nga Kryeadministratorja e saj, znj. Risena Xhaja, ka nënshkruar në Tiranë Memorandumin e Partneritetit dhe Bashkëpunimit me Agjencinë për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës (FAZUOI), e përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, z. Emir Bašić. Ky memorandum, që vjen në vazhdën e marrëveshjes së nënshkruar më herët me Agjencinë për Rikuperimin dhe Menaxhimin e Pasurive (ARMA) të Ukrainës, përbën një tjetër hap të rëndësishëm në rrjetëzimin rajonal dhe ndërkombëtar të institucioneve përgjegjëse për administrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria e paligjshme. Ai forcon…

Read More

Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu ka bërë publike disa fatura financiare, që sipas tij kanë dalë nga kontrollet audituese. Në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe atë për Ekonominë, Shehu u ndal tek stoku i detyrimeve të prapambetura për çështjet gjyqësore. Ai tha se ky stok deri në fund të 2024 rezulton të jetë 7.32 miliardë lekë, nga të cilat detyrimet e qeverisjes qendrore janë 2.66 miliardë lekë, detyrimet e qeverisjes vendore janë 3. 26 miliardë lekë dhe detyrimet për rimbrusimin e tvsh janë rreth 1.4 miliardë lekë. Sipas Shehut, “detyrimet faktike dhe kontigjente për vendimet…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie për administratorin e një depoje farmaceutike dhe punonjës të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) për veprat penale falsifikim dokumentesh dhe fshehje e të ardhurave. Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumente dhe inventarë fiktivë të barnave me vlerë mbi 700 mijë euro për të përfituar fonde rimbursimi nga FSDKSH. Për dy prej tyre, është dhënë masa e sigurisë arrest në burg, administratorin e depos Frigul Milla, i cili është shpallur në kërkim, si dhe për ish-drejtorin e FSDKSH, Spartak Zekja, masë e cila është ekzekutuar. Për tre punonjësit e…

Read More

Qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të përfitojnë nga kalimi i kufirit pa kontrolle dokumentesh deri më 28 shkurt 2026. Ky kalim i thjeshtuar, i cili ka hyrë në fuqi më 1 nëntor, ka për qëllim të bëjë më të shpejtë udhëtimin mes dy shteteve, duke hequr kontrollet e dokumenteve për qytetarët që kalojnë kufirin. Marrëveshja ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës është ndarë në dy periudha kryesore. Sezoni turistik, nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe sezoni i dimrit, nga 1 nëntori deri më 28 shkurt. Ky sistem është krijuar për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për pensionsitët ku ka bërë të ditur se duke nisur nga muaji janar pensionet do rriten çdo muaj. “Ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Është pjesa më e vështirë e pjesës financiare të një vendi”, deklaroi ai në krye të herës. Më në fund, pikërisht se nuk jemi më ai vendi që mezi mbahemi në këmbë, por jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam”, shtoi kryeministri. “Të arrijmë vit pas viti…

Read More

Policia financiare italiane ka sekuestruar aksione me vlerë prej rreth 1.3 miliardë eurosh të kompanisë së pijeve alkoolike Campari. Sipas hetuesve sekuestrimi u bë pas akuzave për evazion fiskal në shkallë të gjerë në lidhje me marrëveshje të ndryshme tregtare të lidhura me firma jashtë Italisë. Aksionet i përkasin Lagfin, aksionarit kryesor të kompanisë me seli në Milano. Lagfin Holdinig e ka selinë në Luksemburg. Hetuesit: “Mashtrim me deklaratat  tatimore” Hetimi kundër kompanisë Lagfin Holdinig nisën pas një auditi tatimor në degën italiane të kompanisë. Policia financiare dyshon se të ashtuquajturat fitime të dala nga të ashtuquajturuat taksat dalëse që…

Read More

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se këtë të hënë do të ketë reduktim të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Sipas UKT-së, shkak për këtë është një defekt në tubacionin kryesor DN 200 mm në zonën e “Kodrës së Diellit”. “UKT njofton se, për shkak të një defekti në tubacionin kryesor DN 200 mm në zonën e “Kodrës së Diellit”, do të ketë reduktim të furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona: Rruga “Rrapo Hekali”, Rruga “Bill Klinton”, Rruga “e Zallit”, Zona tek “Fondacioni Eleonora”, Zona e “Kodrës së Diellit” (jo rezidenca)”,- thuhet në njoftim.…

Read More