Author: gazetar_1

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se nga 13,500 dosjet e ish-të përndjekurve politikë, 3,100 janë trajtuar plotësisht dhe përfituesit kanë marrë pagesat. Aktualisht, theksoi ai, mbeten për t’u përpunuar rreth 10,400 dosje, ku përfitues kryesorë janë brezat e dytë dhe i tretë. “Nga fondi total prej 1.4 miliardë lekësh, janë paguar vetëm 42%, ose 600 milionë lekë. Ecuria e këtij zëri është e ngadaltë për shkak të mungesës së dokumentacionit të saktë për shumë dosje”, tha Malaj gjatë diskutimeve të ndryshimeve të buxhetit të vitit 2025 të paraqitura në Aktin Normativ në Komisionin e Ligjeve. Për…

Read More

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikyrësit, inspektorët, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, Kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj dhe përfaqësues të IMT-së dhe IKMT-së, inspektuan sot në Farkë aksionin për bllokimin…

Read More

Qeveria ka marrë vendimin që të shpërndajë bonus për pensionistët në fund të vitit. Deklarata u bë nga ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ligjeve. “Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.”, tha Petrit Malaj. Petrit Malaj: Kemi alokuar në skemën e pensioneve rreth 7.6 miliardë lekë. Nga këto, 1.7 miliard lekë shtojnë llogarisë speciale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë rrisni fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth…

Read More

Pas vendimit për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elektrike në Shqipëri, Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në rrugë. Deri më sot, forcat e rendit kanë bllokuar 1,462 mjete elektrike, mes të cilave 1,336 monopatina dhe 126 motorë elektrikë. Rregullorja e re që do të përcaktojë kushtet për përdorimin e mjeteve elektrike është ende në fazë përgatitjeje. Sipas parashikimeve paraprake, mosha minimale e lejuar do të jetë 16 vjeç, ndërsa shpejtësia maksimale do të kufizohet në 25 kilometra në orë, vetëm brenda zonave urbane. Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të posaçëm “Për ndalimin e mjeteve me…

Read More

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar të premten rritjen e pagës minimale, e cila do të arrijë në 500 euro deri në korrik të vitit 2026. Paga minimale, e cila është 350 euro, do të rritet në dy faza, fillimisht në 425 euro në janar, ndërsa në korrik do të bëhet 500 euro në muaj për të gjithë punëtorët me orar të plotë. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha në mbledhjen e Qeverisë në detyrë se kjo rritje vjen pas “analizave që kemi bërë sa i përket ndikimit që mund të ketë edhe në sektorin privat,…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj gjendjes ekonomike në vend, duke rrëzuar propagandën e qeverisë për “stabilitet makroekonomik” dhe duke kërkuar që ekonomia të vihet në shërbim të shumicës, jo të pakicës. Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, Tabaku thekson se “stabiliteti i pretenduar nga qeveria nuk ekziston në xhepat e qytetarëve, por vetëm në letrat e ministrive”, ndërsa faktet, sipas saj, tregojnë një realitet krejt tjetër. “EUROSTAT tregoi që 55% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte varfërie, nuk e mbyllin dot muajin. 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime,” – shprehet Tabaku,…

Read More

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ka shënuar një përmirësim në muajin tetor, duke u rritur me 1.9 pikë dhe qëndruar rreth 9 pikë mbi mesataren historike, sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë. Ky zhvillim pasqyron një përmirësim të ndjeshëm të besimit në ekonominë shqiptare, i mbështetur kryesisht nga sektorët e industrisë, tregtisë dhe ndërtimit, ndërkohë që besimi në shërbime dhe konsumatorë ka shënuar rënie. Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 6 pikë përqindje, duke kompensuar rënien e ndjeshme të dy muajve të mëparshëm. Ai ka kaluar sërish mbi mesataren historike, i ndikuar nga vlerësimet…

Read More

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka përmirësuar më tej performancën e saj financiare dhe mirëmenaxhimin e pasurive në administrim, duke shënuar një rezultat rekord sa i përket të ardhurave nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara. Sipas të dhënave zyrtare të 9-mujorit të parë të vitit 2025, të ardhurat vetëm nga qiradhënia, pa përfshirë procedura të tjera si shitja, pasi nuk ka pasur të tilla, kanë arritur në 162.2 milionë lekë, nga 109.5 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar — një rritje prej 48.2%. Ky rezultat konfirmon ecurinë…

Read More

Specialistja e Gjenetikës Mjekësore në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Biruni” në Stamboll, Zeynep Ocak tha se struktura gjenetike ndikon drejtpërdrejt në suksesin e trajtimit në sëmundjet kronike dhe se identifikimi i shënuesve gjenetikë ofron avantazh të rëndësishëm për trajtimin në kohë. Në një deklaratë të lëshuar nga spitali, Ocak vuri në dukje se analizat gjithëpërfshirëse gjenetike mund të parashikojnë shkencërisht trendet shëndetësore afatgjata të një individi. Ajo tha se ADN-ja tani zbulon se si trupi do t’i përgjigjet trajtimit, cilat ilaçe do të jenë efektive dhe cilat rreziqe shëndetësore mund të hasen në të ardhmen. Pasi shpjegoi…

Read More

Ullinjtë klasifikohen si fruta me bërthamë të të njëjtës familje botanike me qershitë dhe pjeshkat. Ullinjtë e gjelbër mblidhen në fillim të sezonit të vjeshtës ndërsa të zinjtë kur janë pjekur plotësisht. Të dy llojet konsiderohen të pasur me yndyra të shëndetshme për organizmin. Përmirësojnë shëndetin e kockave Një studim i fundit sugjeron se vaji i ullirit parandalon humbjen e masës kockore. Ndaj konsumi i ullinjve është shumë i rekomanduar për kocka të forta. Ulin kolesterolin Acidet yndyrore te ullinjtë ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë. Largojnë dhimbjet Studimet kanë treguar se ullinjtë ndalojnë zhvillimin e enzimave…

Read More