Author: gazetar_1

Nga Fatos Çoçoli Aksi i ri rrugor Elbasan–Rrogozhinë, pjesë e rëndësishme e Korridorit të VIII-të, po merr formë me ritme të shpejta tek ne. Në këtë kantier të madh ndërtimi, deri në fund të tetorit 2025,  janë realizuar afro 65 përqind e punimeve. Krahas hapjes së trasesë së rrugës, është avancuar edhe me ndërtimin e urës, me një gjatësi prej 330 metra. Projekti përfshin gjithashtu edhe ndërtimin e mbrojtjes lumore, e cila rrit sigurinë duke qenë në harmoni të plot me natyrën, si dhe aksesin për banorët e zonës ku ky segment kalon. Përparimi i ndjeshëm në ndërtimin e aksit…

Read More

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion policor mbarëkombëtar të quajtur “Hapësirat publike”. Në kuadër të këtij operacioni janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit 133 raste me 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar për zaptim të hapësirave publike, të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe. Policia bën me dije se 45 drejtues automjetesh janë proceduar penalisht për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës. Në operacionin për lirimin e hapësirave publike janë përfshirë strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorive Vendore të Policisë, Patrullat e Përgjithshme…

Read More

Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare pas problemeve të rënda shëndetësore. Fatos Nano lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë, në një familje të lidhur me artin dhe kulturën. Ai përfundoi studimet për ekonomi politike në Universitetin e Tiranës dhe më vonë ndoqi specializime jashtë vendit, përfshirë Vjenën, ku ishte studiues pranë Institutit të Studimeve Ekonomike të vendeve të Lindjes. Ai mori titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e ekonomisë në vitin 1983, më pas “Profesor Doktor” dhe dy tituj “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos dhe Universiteti i Barit në vitin…

Read More

Nga data 1 nëntor, qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë do të përballen me rritje të çmimit të biletës dhe abonesë mujore. Mësohet se duke filluar nga nesër, bileta e transportit publik do të kushtojë 50 lekë, nga 40 lekë që kushtonte deri më sot, ndërsa abonimi mujor është rritur në 14000 lekë nga 12000 lekë që ka qenë. Operatori i linjës ka dorëzuar pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike. Në dokument thuhet se shtimi i çmimeve të karburanteve dhe…

Read More

Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiri, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin e ri “Për sigurimet dhe risigurimet”, që ka si qëllim përmirësimin e legjislacionit në fuqi dhe përafrimin me standardet dhe direktivat evropiane me qëllim menaxhimin më të mirë të rreziqeve që lidhen me operacionet e shoqërive të sigurimeve. Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj bëri të ditur se ky projektligj synon të forcojë stabilitetin e tregut të sigurimeve, të rrisë transparencën dhe të mbrojë interesat e konsumatorëve. Sipas projektligjit, shoqëritë e sigurimit duhet të kenë një sistem të qartë për të identifikuar dhe menaxhuar rreziqet,…

Read More

Qeveria ka depozituar për miratim projektligjin amendues të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, një nga aktet më të rëndësishme të reformës në administratën publike, i cili synon të modernizojë menaxhimin e shërbimit civil në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Ky projektligj është përgatitur nga Departamenti i Administratës Publike (DAP) në bashkëpunim me institucione të tjera, Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe ekspertët e OECD/SIGMA dhe EU4GG. Një ligj i ri për një administratë moderne dhe të hapur Pas më shumë se një dekade zbatimi të ligjit aktual, qeveria argumenton se koha kërkon një kuadër ligjor më dinamik…

Read More

Pas protestave të zhvilluara ditët e fundit nga një grup punonjësish, kompania Bankers Petroleum Albania ka reaguar zyrtarisht, duke theksuar se mbetet një nga punëdhënësit më të qëndrueshëm dhe më të respektuar në vend, me një kulturë të ndërtuar mbi sigurinë, mirëqenien dhe dinjitetin e punonjësve. Sipas deklaratës së kompanisë, rreth 70% e punonjësve aktualë janë pjesë e Bankers prej më shumë se 10 vitesh, çka dëshmon – siç thuhet në reagim – “një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme besimi mes kompanisë dhe stafit të saj”. “Ne respektojmë të drejtën e çdo punonjësi për t’u organizuar dhe për të…

Read More

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale. “Buxheti i ri do të jetë 4 miliardë euro. Rreth 1 miliard euro janë buxhetuar për investime kapitale. Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot në Kuvend se ecuria pozitive e ekonomisë dhe e tregjeve financiare shqiptare gjatë vitit 2024 dhe gjysmës së parë të vitit 2025 u pasqyrua edhe në sektorin bankar. Sejko u shpreh se sektori bankar njohu rritje, nxitur nga rritja e shpejtë e kreditimit dhe zgjerimi i bazës së depozitave, si dhe përmirësim të treguesve të shëndetit financiar. Guvernatori vuri në dukje se cilësia e kredisë vijoi të përmirësohet dhe treguesi i kredive me probleme zbriti në 4.0%, duke shënuar nivelet më të ulëta që prej vitit 2008. “Analizat tona periodike sugjerojnë…

Read More

Nga AKADEMIK, PROF. ANASTAS ANGJELI Në një epokë ku teknologjia po transformon çdo aspekt të jetës sonë, financat dhe paraja nuk mbeten pas. Këta 10-15 vitet e fundit, falë zhvillimeve të vrullshme teknologjike, kanë ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si konceptohet paraja dhe sistemi financiar. Një revolucion që po ndodh dhe nuk ndalet me paranë dhe format e mënyrën e përdorimit të saj. Një prej risive më të rëndësishme është krijimi i kriptomonedhave, të cilat lejojnë transaksione të decentralizuara dhe pa ndërmjetësim bankar. Kështu, kriptomonedhat kanë sjellë revolucionin e decentralizimit, por paqëndrueshmëria e tyre ka qenë një pengesë për adoptimin masiv.…

Read More