Author: gazetar_1
Transporti ajror ka vijuar trendin e rritjes së qëndrueshme gjatë tremujorit të tretë 2025, duke reflektuar një sezon të fortë turistik dhe rritje të lidhjeve ndërkombëtare të vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në periudhën korrik–shtator kanë udhëtuar me linja ajrore 3.892.761 pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 10,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u regjistruan 3.534.751 pasagjerë. Aktivitet më i gjerë ajror dhe më shumë kompani operuese Në hapësirën ajrore shqiptare kanë operuar 31 shoqëri ajrore, nga të cilat 30 të huaja dhe vetëm një shqiptare, duke dëshmuar për një konkurrencë të fortë…
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, raportoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Punës dhe Financave mbi veprimtarinë audituese të institucionit për vitin 2024. KLSH, sipas Shehut, evidentoi shkelje në administrimin e kontratave koncesionare e PPP, me pagesa për shërbime të pakryera dhe angazhime pa fonde në vlerë 6,7 miliardë lekë, ndërsa detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve arritën në 30,9 miliardë lekë dhe stoku i detyrimeve të prapambetura në 8,1 miliardë lekë. Sipas Shehut, KLSH ka realizuar gjithsej 159 misione auditimi në institucionet publike, që përfshijnë auditime financiare, përputhshmërie, performance, të sistemeve IT,…
Policia e Shtetit ka dalë në një njoftim zyrtar duke bërë me dije se disa adresa e-mail false po kërcënojnë qytetarët, me qëllim frikësimin, dhe duke u thënë se duhet të paraqiten në polici sepse janë nën hetim. Këto mesazhe dërgohen në emër të drejtorit të policisë, Ilir Proda. Njoftimi zyrtar i policisë: Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Me këtë adrese, qytetarëve…
Është prezantuar këtë të mërkurë drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin. Prezantimin e tij e ka bërë zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Bajraktari, i cili ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha zëvendëskryeministrja Balluku, do të marrë një detyrë të re. “Ka qenë drejtor në Portin e Durrësit, Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, është bashkëpunues dhe do të mbështesë secilin në këtë mision. Dua të falënderoj Endrin, i cili do të marrë një detyrë tjetër”, u…
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zhvilloi një tryezë pune me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë dhe drejtues të kompanive të sigurimeve, me fokus zbatimin në praktikë të ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Në fjalën e tij, Komisioneri z. Besnik Dervishi, vlerësoi rolin e sektorit të sigurimeve si një ndër sektorët kryesor në përpunimin e të dhënave personale. Komisioneri u bëri apel përfaqësuesve të kompanive të sigurimit që ta shohin Zyrën e Komisionerit si partner në këtë proces dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme…
Koorporata e Investimeve Shqiptare ka njoftuar se thirrjet për projektin “Lift Tower”, që ka të bëjë me “Ndërtimin dhe menaxhimin e godinës së Kadastrës Shqiptare”, janë mbyllur pa një fitues, pasi nuk pati një ofertë konkurruese, kjo edhe pas rihapjes disa herë të konkurrimit. Afati për thirrjen më të fundit ishte lënë 24 tetori. Projekti i investimit synon të transformojë hapësirat dhe godinat e vjetra shtetërore që shfaqin aktualisht shenja amortizimi, degradimi dhe infrastrukturë të vjetëruar, jobashkëkohore dhe ku kushtet ekzistuese tregojnë nevojën për të përmirësuar cilësinë e pronave. Korporata nëpërmjet kësaj procedure konkurruese publike ndërkombëtare synon të përzgjedhë partnerin…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” vijon të forcojë rolin e tij si qendër e rëndësishme rajonale e transportit ajror, duke regjistruar rritje të qëndrueshme të trafikut edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–shtator 2025, nëpërmjet aeroportit kanë udhëtuar mbi 9 milionë pasagjerë, ose 8% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm në muajin shtator janë procesuar 1,193,183 pasagjerë, duke e bërë atë një nga muajt më të ngarkuar të vitit. Në total, gjatë këtij muaji u realizuan 7,044 fluturime, që lidhën Tiranën me 105 destinacione në 32 shtete, përmes…
Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar trendin pozitiv edhe gjatë periudhës janar–shtator 2025, duke reflektuar rritje të qëndrueshme si në primet e shkruara ashtu edhe në numrin e kontratave. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto arritën në 20.18 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 10.37% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i kontratave të lidhura u rrit me 6.16%, duke arritur në 1.25 milionë kontrata, çka tregon për një zgjerim të bazës së konsumatorëve dhe rritje të ndërgjegjësimit për sigurimin financiar. Struktura e tregut mbetet e dominuar nga sigurimet…
Numri i aksidenteve rrugore në vend ka shënuar një ulje të ndjeshme gjatë muajit shtator 2025, duke reflektuar përmirësim të dukshëm në sigurinë rrugore. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë muajit shtator janë regjistruar 102 aksidente, nga të cilat 135 persona janë aksidentuar – të vrarë dhe të plagosur. Në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, kur u raportuan 142 aksidente, rënia është 28,2%, ndërsa numri i personave të aksidentuar është ulur me 30,7%. Edhe në totalin e periudhës janar–shtator 2025, rezulton një rënie prej 16,3%…
Zëvendës ministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku ka prezantuar sot drejtorin e ri të Portit të Durrësit, ish-ministrin e kabinetit të Albin Kurtit, Liburn Aliu. Gjatë fjalës së tij ai ka falënderuar Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama që i besuan këtë post, ndërsa tha shpreson të shihen sa më shpejt rezultatet dhe sukseset në drejtimin e Portit. Aliu, i cili ka studiuar disa vite në Shqipëri në kohën e gjimnazit, tha me humor se ndoshta tani në Shqipëri e ‘shohin si të Kosovës’, ndërsa kur ishte në detyrë në Kosovë, ‘e shihnin si të Shqipërisë’. “Jam…
