Author: gazetar_1

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me kërkesë të prokurorisë, vendosi sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve “International Medicare shpk” dhe “Sante Plus Group”. Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se hetimet nisën në vitin 2024 pas denoncimit të një shtetasi portugez, C.S. ndaj subjektit “International Medicare shpk” (ish Sante Plus Group). Sipas prokurorisë “ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave, por pa…

Read More

Borxhi publik i Shqipërisë vijon tendencën zbritëse, duke zbritur në 53.45% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të shtatorit 2025, nga 54.21% në fund të vitit 2024 dhe 57.6% një vit më parë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, të përfshira në Buletinin Statistikor të Borxhit për tremujorin e tretë 2025, tregojnë se ky është niveli më i ulët i borxhit publik që prej vitit 2008, duke reflektuar disiplinë fiskale dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Në terma nominalë, stoku i borxhit të përgjithshëm të qeverisë qendrore, përfshirë borxhin e garantuar, arriti në 1.400,7 miliardë lekë, ndërkohë që…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga Kuvendi kërkoi më shumë thellim në pyetjen që ajo i drejtoi kryeprokurorit Olsian Çela për sa i takon ndërtimeve në Tiranë. Tabaku i kërkoi Çelës që të gjenden mënyra konkret se si të ndalohen kompanitë që marrin leje ndërtimi për kulla 200 milionë euro me zero bilance. “A ka ndonjë hapësirë ligjore që ne mund të ndryshojmë? Çfarë mund të bëhet për të stopuar, për të ndaluar këtë që po ndodh me ndërtimin në qytetin e Tiranës por edhe më gjërë. Se të ngremë duart dhe të themi që është e pamundur, nuk…

Read More

Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela raporton në Kuvend veprimtarinë e institucionit për vitin 2024. Çela ka raportuar për të dhënat mbi procedimet për veprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën. “Referuar të dhënave statistikore të vitit 2024, për grupveprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën  në kompetencë të juridiksionit të përgjithshëm, janë regjistruar 569 procedime me 160 të pandehur dhe 157 procedime me 234 të pandehur janë dërguar për gjykim, Gjithashtu vihet re një rritje prej 4.84% të të pandehurve të dënuar për 2024, krahasuar me vitin 2023 Prokurorët kanë rritur rolin aktiv për…

Read More

Nga Niko Peleshi Evolucioni i vrullshëm i Inteligjencës Artificiale shpesh perceptohet si një revolucion thjesht teknik. Por nën kodet dhe algoritmet fshihet një betejë më e thellë idesh — një riinskenim modern i debatit themelor mes racionalizmit dhe empirizmit, që ka formësuar mendimin perëndimor prej mijëvjeçarësh. Dy mendje shqiptare po shfaqen sot si bartës të këtyre paradigmave të kundërta. Pas punës inovatore të Mira Muratit me modelet e mëdha gjuhësore LLL (Large Language Models) te OpenAI, Donald Leka po ngjit skenën globale me një qasje rrënjësisht tjetër, që ai e quan Inteligjencë Parashikuese (Anticipatory Intelligence). Biseda me Donaldin më çoi…

Read More

Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Social Shtetëror dhe në funksion të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar shpërndarjen e ndihmave materiale për institucione të kujdesit social në vend. Katër qendra – “Qendra e Dhunës Kamëz”, “Tjetër Vizion” në Elbasan, “Qendra Vatra” në Vlorë dhe “Shtëpia e Fëmijës Shkodër” – janë mbështetur me veshje, pajisje elektronike, produkte kozmetike dhe materiale të tjera të domosdoshme për përmirësimin e kushteve të kujdesit ndaj grave, fëmijëve dhe të rinjve në nevojë. Kjo nismë është pjesë e politikës së përdorimit social të…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në kuadër të rubrikës “Ekonomia flet me fakte”, ka reaguar ndaj pretendimeve opozitare se më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk arrijnë të mbyllin muajin, duke i cilësuar ato si të pabazuara në të dhëna reale. “Në asnjë nga institucionet zyrtare, as në INSTAT, as në Bankën e Shqipërisë, e as në Bankën Botërore nuk gjendet një statistikë që të mbështesë këtë shifër. Ndoshta bëhet fjalë për ndonjë ‘departament imagjinar statistikor të opozitës’, që punon me ndjesi dhe jo me shifra”, u shpreh ministrja. Ibrahimaj theksoi se të dhënat reale tregojnë për një…

Read More

Nga Fatos Çoçoli Në dekadën e fundit, sektori minerar shqiptar ka kaluar një proces të thellë transformimi, i cili synon përmirësimin e administrimit të burimeve natyrore, rritjen e transparencës dhe forcimin e kontrollit shtetëror mbi mënyrën e shfrytëzimit të tyre. Këto zhvillime janë produkt i politikave të reja shtetërore dhe i ndërhyrjeve ligjore, që kanë pasur në qendër modernizimin dhe konsolidimin e industrisë minerare. Nga periudha e pas viteve 90-të, me ndërhyrjet e para reformuese, pas rënies së regjimit komunist, sektori minerar në Shqipëri u përball me një periudhë kaotike, të dominuar nga informaliteti, mungesa e kontrollit shtetëror dhe shfrytëzimi…

Read More

DW: Zoti Kryeministër, Ju përmendët një synim shumë ambicioz që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030. Cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian? Edi Rama: Sfida është që të përmbushim të gjitha detyrat që ka ky proces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur të gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Evropian në pozicionin që t’u thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat. Dhe pastaj kemi parashikuar një tjetër dyvjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare.…

Read More

Ndërsa një kod penal, tërësisht i ri, po qarkullon prej disa muajsh, qeveria synon t’i japë zgjidhje disa problemeve të cilat i cilëson emergjente, duke nisur nga mbrojtja e territorit te fenomeni i zjarreve. Pavarësisht ndërhyrjeve me disa akteve normative që kanë për qëllim të frenojnë abuzimet e panumërta të vërejtura ndër vite, dhe dështimi për të vënë në kontroll këtë fenomen, disa ndryshime në Kodin penal ashpërsojnë dënimet. Neni 200 i Kodit aktual “Pushtimi i tokës” ka vetëm një fjali, dhe konsiderohet kundra vajtje penale që dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 vjet. Me propozimet e reja,…

Read More