Author: gazetar_1
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Inteligjenca Artificiale do të bashkëveprojë në të ardhmen edhe me deputetët e Partisë Socialiste në parlament. Nga Berlini ku ndodhet për të marrë pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, duke folur për ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diellën, tha se kjo e fundit do të ketë së shpejti “83 fëmijë”. Sipas Ramës, ata do të jenë për çdo deputet të PS-së në Kuvend, dhe do të shërbejnë si asistentë, për të mbajtur shënim gjithçka që ndodh në Kuvend. Sipas Ramës…
Aksioni i nisur prej javësh për lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje është zhvendosur këtë fundjavë në zonën e Farkës. Forca të shumta të IMT-së dhe Policisë Bashkiake rrethuan një ndërtim në shkelje flagrante të lejes së ndërtimit. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, i cili ndoqi aksionin dhe kryeson Task-Forcën e kryeqytetit, tha se firma ishte në tejkalim të lejes zhvillimore me më shumë se 2 mijë m². Në një nga zonat më të bukura të Tiranës, buzë liqenit të Farkës, ai paralajmëroi ndërtuesit për përvijimin e masave dhe ndjekje penale në rast abuzimesh. IMT e…
Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi, komentoi mbrëmjen e sotme ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Qeleshi tha se bëhet fjalë për një veprim ekstrem, që pasqyron pakënaqësinë e grumbulluar ndaj sistemit të drejtësisë, por theksoi se dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Nuk mendoj se ngjarja ishte e paralajmëruar. Ka një pakënaqësi të publikut ndaj sistemit të drejtësisë dhe një ngarkesë e tillë shpërthen dikur në një formë. Njerëzit duhet të gjejnë mënyra të tjera për të shprehur pakënaqësinë, ndërsa…
Ndërsa policia franceze dhe drejtuesit e Muzeut të Luvrit janë akoma duke u përpjekur të kuptojnë se si hajdutët arritën të vjedhin bizhuteri të çmuar në dritën e ditës, një kompani gjermane ka shfrytëzuar rastin për t’u bërë e famshme. Bëhet fjalë për Böcker, firmën që ka prodhuar ashensorin, pajisjen e përdorur në grabitjen e guximshme. Kompania ka postuar në Instagram një foto të vendit të ngjarjes, me mbishkrimin: “Herën tjetër kur duhet të transportoni shpejt thesaret tuaja. Böcker Agilo lëviz mallrat deri në 400 kg me 42 metra në minutë, pothuajse pa zë falë motorit elektrik 230 V.” Hajdutët,…
Fshati piktoresk i Linit është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe tashmë është përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau pamje nga fshati Lin, që ndodhet në brigjet e liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit. “Fshati i bukur i Linit sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, u shpreh Rama. Lini mbetet një nga destinacionet më piktoreske të Shqipërisë, që dëshmon lidhjen e ngushtë mes njeriut, traditës dhe natyrës në brigjet e liqenit më…
Përgjatë një viti, nga tetori 2024 e deri në tetor 2025, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka legalizuar 28 pallate në Tiranë, duke i hapur rrugë banorëve të pajisen më në fund me Certifikatë Pronësie. Në këto pallate janë afërsisht rreth 3 mijë njësi (apartamente, dyqane, garazhe e ambiente të tjera), të cilat më në fund do të jenë pjesë e qarkullimit civil dhe pronarët e tyre mund t’i shesin, dhurojnë, trashëgojnë apo t’i përdorin si garanci për kredi hipotekore pranë bankave të nivelit të dytë. Veç të tjerash të gjitha këto prona këtej e tutje do të kenë një vlerë…
BALFIN rikonfirmon rolin e tij si aktor rajonal dhe ndërkombëtar në EXPO REAL 2025 Së fundmi, BALFIN mori pjesë në EXPO REAL 2025, panairin më të rëndësishëm europian për pasuritë e paluajtshme dhe investimet, i zhvilluar në Mynih. Me mbi 1,700 kompani nga 34 vende dhe më shumë se 42,000 pjesëmarrës, ngjarja mblodhi udhëheqës të industrisë, investitorë dhe zhvillues për të shkëmbyer njohuri dhe për të eksploruar trendet e ardhshme në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për BALFIN, kjo edicion përfaqësoi një hap të rëndësishëm përpara, duke u pozicionuar si një ekspozues i konsoliduar pranë disa prej aktorëve kryesorë europianë…
Shqipëria po hedh një hap të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe integritetit në jetën publike, me publikimin për konsultim të projektligjit “Për Lobimin” – një akt i ri që synon të vendosë rregulla të qarta për mënyrën se si individët, kompanitë apo grupet e interesit mund të ndikojnë në vendimmarrjen shtetërore. Rregulla të reja për një proces të hapur dhe të kontrollueshëm Ligji i ri përcakton se çdo aktivitet lobimi duhet të jetë i regjistruar, i deklaruar dhe i raportuar publikisht, në mënyrë që qytetarët, mediat dhe shoqëria civile të kenë mundësi të ndjekin ndikimet që ushtrohen mbi institucionet…
Në Shtator 2025, Shqipëria regjistroi një ulje të fortë të eksporteve dhe një rritje të mëtejshme të importeve, duke çuar deficitin tregtar në 48 miliardë lekë, 17,8% më të lartë se një vit më parë. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se vlera e eksporteve arriti në 27 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 10,7%, ndërkohë që importet u rritën në 75 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 5,6%. Krahasuar me muajin gusht, eksportet u rritën me 34,6%, ndërsa importet me 11,8%, duke reflektuar rikthimin sezonal të aktivitetit pas verës. Nëntëmujori: Eksportet bien, importet ngadalësohen Në…
Ministrja Albana Koçiu mblodhi në një takim institucionet kryesore që kanë rol kyç në sigurinë rrugore. Në fokus të diskutimeve me përfaqësues të Policisë, bashkisë, DPSHTRR-së dhe ARRSH-së ishte kuadri i ri ligjor që po përgatitet për rikthimin me rregulla të këtyre mjeteve. Burime pranë Ministrisë së Brendshme i thanë Report Tv se ndryshimet pritet të bëhen në Kodin Rrugor, dhe aktualisht janë në fazë fillestare. Koçiu thotë se diskutimet janë për standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit, zonat e lejuara, dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit. Fokusi kryesor është në 3 pika kyçe.…
