Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeleshi: Sistemi gjyqësor në kolaps, një gjyqtar ka mbi 1500 dosje, në Apel 50 mijë dosje stok

10:19 - Tetor 25, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi, komentoi mbrëmjen e sotme ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Qeleshi tha se bëhet fjalë për një veprim ekstrem, që pasqyron pakënaqësinë e grumbulluar ndaj sistemit të drejtësisë, por theksoi se dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje.

Nuk mendoj se ngjarja ishte e paralajmëruar. Ka një pakënaqësi të publikut ndaj sistemit të drejtësisë dhe një ngarkesë e tillë shpërthen dikur në një formë. Njerëzit duhet të gjejnë mënyra të tjera për të shprehur pakënaqësinë, ndërsa institucionet duhet të ngrenë zërin për problematikat. Përtej kësaj fatkeqësie dhe humbjes së jetës së kolegut Astrit Kalaja, kjo ngjarje nuk i shërbeu askujt,”tha Qeleshi.

Ajo tha se pas vrasjes së gjyqtarit, janë ndërmarrë disa masa sigurie në gjykata, por sipas saj reaksioni institucional mbetet i pjesshëm dhe jo i qëndrueshëm.

“Pas ngjarjes u verifikua në disa gjykata nëse detektorët e metaleve ishin funksionalë apo duhej zëvendësuar, por nuk mendoj se kjo është qasja e duhur. Nevojitet një strategji ndërinstitucionale me masa të menjëhershme, afatmesme dhe afatgjata, nga përmirësimi i infrastrukturës, te rritja e sigurisë dhe investimi në kushte pune,” shtoi ajo.

Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë theksoi se sistemi gjyqësor po përballet me mbingarkesë të paprecedent, duke e cilësuar gjendjen “në kolaps”.

“Ka ardhur momenti që shteti të ndërmarrë një verifikim të plotë për të vlerësuar si do zgjidhet situata. Gjyqtarët bëjnë maksimumin, por kanë kapacitete të kufizuara. Asnjë magjistrat sot nuk punon në kushte normale. Një gjyqtar i shkallës së parë ka mbi 1,500 dosje, ndërsa në Apel ka një stok prej 50 mijë dosjesh,” theksoi Qeleshi.

Sipas saj, zgjidhja duhet të vijë përmes ndryshimit së thelluar, investimeve në infrastrukturë dhe përmirësimit të kushteve të punës për magjistratët, në mënyrë që sistemi të funksionojë me efikasitet dhe të rikthejë besimin e qytetarëve.

Ekofin Media
Ekofin Media
Dosjet intervista Joana Qeleshi Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë sistemi gjyqesor
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter