Author: gazetar_1
Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara ka nxjerrë për qira lokalin luksoz “MONOPOL” në zonën e “Myslym Shyrit”, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim, Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha. Siç njofton agjencia, bëhet fjalë për një lokal me sipërfaqe 388.75 m², ndodhur në katin e parë te rruga “Myslym Shyri”, një nga zonat më të preferuara të Tiranës, i cili është në administrim shtetëror dhe del për qira për 380,000 Lekë/muaj. Dy javë më parë, Prokuroria e Posaçme e njohur si SPAK, njoftoi se 5 miliardë lekë pasuri të Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha,…
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin “Për përcaktimin e rregullave, masës, përjashtimeve nga sanksionet dhe procedurës për mbledhjen dhe administrimin e tarifës së transmetimit të informacionit të udhëtimit”, duke vënë në zbatim dispozitat e ligjit nr. 38/2025 “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”. Ky akt vendos bazën ligjore për mënyrën se si transportuesit ajrorë, tokësorë dhe ujorë do të kontribuojnë financiarisht në funksionimin e sistemit të Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit, strukturë që administron të dhënat e pasagjerëve për qëllime sigurie, kontrolli kufitar dhe parandalimi të veprimtarive të paligjshme. Tarifa e re, e cila hyn në…
Plani për Rinovimin e Ndërtesave në konsultim publik, drejt ndërtesave pa emetime deri në vitin 2050
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave”, një dokument strategjik që synon transformimin e stokut ekzistues të ndërtesave në Shqipëri drejt standardeve të reja të efikasitetit energjetik dhe reduktimit të emetimeve deri në vitin 2050 . Ky plan përbën një nga shtyllat kryesore të politikës kombëtare për energjinë dhe klimën, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit, Traktatin e Komunitetit të Energjisë dhe Ligjin nr. 37/2025 “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Plani Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave ka si synim: Përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave rezidenciale, publike…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se qeveria po ndërmerr hapa konkretë për të zgjidhur problemet e vjetra që kanë penguar zhvillimin e turizmit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në vend, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama për Paketën e Maleve, Ibrahimaj theksoi rëndësinë e kësaj pakete në drejtim të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në tërësi. Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se një nga pengesat kryesore për investimet është problematika e pronësisë, që shpesh pengon procesin e investimeve. Për këtë arsye, shtoi ajo, projektligji i miratuar…
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit ka thënë Paketa e Maleve po ecën me ritme të ulëta dhe se kjo vonesë është dekurajuese. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes me kryetarët e bashkive në vend, Rama u shpreh se një numër i madh personash kanë shfaqur interes për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve. Në lidhje me këtë, kryeministri Rama kritikoi kryetarët e bashkive për vonesën e treguar në dorëzimin e hartave për zonat prioritare të vendeve. Sipas tij, kjo vonesë është dekurajuese për ata, të cilët e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar…
Studentët që kanë nisur për herë të parë studimet e tyre në universitetet publike mund të përfitojnë mbështetje financiare nga shteti, përmes një skeme të posaçme që vlerëson ekselencën dhe rezultatet e larta akademike. Programi i mbështetjes financiare synon të shpërblejë më të mirët ndër studentët e rinj, duke ofruar bursë mujore në masën e pagës minimale dhe përjashtim nga tarifa vjetore e studimeve. Përfitues do të jenë studentët e shkëlqyer, ata që ndjekin programe prioritare si dhe fituesit e olimpiadave kombëtare apo ndërkombëtare. Procesi i aplikimit është plotësisht online, përmes portalit e-Albania duke zgjedhur shërbimin: “Aplikim për mbështetje financiare…
Në datën 23 tetor 2025, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB), organizuan workshop-in tematik “Taksonomia Kombëtare e Gjelbër: Parimet, qeverisja dhe ndërveprueshmëria me standardet e BE-së”, si pjesë e Programit të Asistencës Teknike për Sistemet Financiare të Gjelbëra. Aktiviteti u çel nga Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, znj. Natasha Ahmetaj, dhe përfaqësuesi i EIB në Shqipëri, z. Alessandro De Concini, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Komitetit të ESG-së të sektorit bankar, përfaqësuesve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Shoqatës Shqiptare të Bankave, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në fjalën e saj përshëndetëse, Zëvendësguvernatorja Ahmetaj…
UNICEF & Platforma SMILE.al, bashkë në projektin e dhurimit të 10 inkubatorëve në disa maternitete të Shqipërisë. Në sekondat e para të jetës, çdo tik-tak, çdo frymëmarrje, është një bekim. Shumë foshnja që lindin para kohe/prematurë dhe jo vetëm, ato sekondat e para janë pikërisht një betejë e mbijetesës. Një projekt i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm i UNICEF, për këto jetë të brishta, u iniciua dhe realizua përmes dhuruesve të platformës SMILE.al dhe partnerëve të saj strategjikë. Blerja e inkubatorëve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ndaj të porsalindurve në Shqipëri, është tashmë një projekt që mori jetë falë empatisë dhe…
Shqipëria ka shënuar rezultate mbresëlënëse në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Rritjes, pjesë e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, duke realizuar 21 nga 41 masat e planifikuara, që përbëjnë rreth 51% të objektivave për periudhën dhjetor 2024 – qershor 2025. Ky progres e ka renditur vendin si performuesin më të mirë në rajon, duke i mundësuar Komisionit Evropian të miratojë disbursimin e 99,3 milionë eurove në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Vendimi u shpall nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë, dhe tregon se Shqipëria…
Nga Edvin Peçi Evolucioni, teknologjia dhe digjitalizimi po ndryshojnë gjithnjë e më shumë përditshmërinë tonë. Nga letra dhe stilolapsi, në ekranin e telefonit. Nga radha në sportel, në një klik në aplikacion. Ky është në thelb revolucioni i firmës elektronike, një mjet që po transformon mënyrën se si nënshkruajmë kontrata, dokumente dhe marrëveshje, e përhapur prej shumë vitesh tashmë në Europë, por e aplikueshme edhe në Shqipëri. Çfarë është firma elektronike? Në thelb, firma elektronike është mënyra digjitale për të shprehur vullnetin e nënshkrimit mbi një dokument. Ajo ka të njëjtën vlerë ligjore si nënshkrimi me dorë, nëse është bërë…
