Author: gazetar_1
Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër rikthehet për të katërtin vit radhazi në Pallatin e Kongreseve, si eventi më i rëndësishëm në vend dedikuar sektorëve të energjisë dhe ndërtimit. Edicioni i këtij viti vjen nën kryefjalën “Eficienca energjetike”, një nga prioritetet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Në zemër të këtij edicioni qëndron vizioni drejt Smart. Green. Sustainable. një qasje që bashkon teknologjinë, ndërtimin e përgjegjshëm dhe inovacionin e gjelbër për të ndërtuar qytete inteligjente, më të pastra dhe më të qëndrueshme. Ky është mesazhi që përçon Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2025: transformimi…
Fibank Albania po vijon me hapa konkretë strategjinë e zgjerimit të pranisë së saj në tregun bankar shqiptar, duke hapur dy degë të reja — në Kamëz dhe Kavajë. Përmes dy inaugurimeve gjatë muajit tetor, banka forcon misionin e saj për t’u afruar gjithnjë e më shumë me qytetarët dhe bizneset, duke ofruar shërbime moderne, të shpejta dhe të sigurta. Ceremonia e inaugurimit të degës në Kamëz u zhvillua në fillim të këtij muaji, në prani të drejtuesve të lartë të Fibank Albania, partnerëve dhe përfaqësuesve të komunitetit lokal. Mesazhet e përcjella nga CEO i Fibank Albania, Bozhidar Todorov, pasqyrojnë…
Samsung Electronics prezantoi sot Galaxy XR për tregjet koreane dhe amerikane, duke prezantuar një kategori të re të pajisjeve me inteligjencë artificiale, të dizajnuara për të ofruar përvoja gjithëpërfshirëse,në një formë të optimizuar për inteligjencën artificiale multimodale. Si produkti i parë i ndërtuar mbi platformën e re Android XR, zhvilluar së bashku nga Samsung, Google dhe Qualcomm Technologies, Galaxy XR tregon të ardhmen e eksplorimit, lojës dhe punës, duke mundësuar përdoruesit të përjetojnë eksperienca natyrale dhe të thella, nga detyrat e përditshme deri te horizonte të reja dhe të guximshme. Ky është hapi i parë në udhëtimin afatgjatë XR të…
Bazuar në Vrojtimin e Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, tabloja e gjendjes financiare të ndërmarrjeve shqiptare paraqitet pozitive, por me disa nuanca që sinjalizojnë një fazë stabilizimi pas rritjes së fortë të një viti më parë. Pothuajse të gjitha grupet e ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha kanë raportuar rritje të shitjeve dhe përmirësim të rezultatit financiar, ndërsa pritjet për pjesën e dytë të vitit mbeten optimiste, sidomos për ndërmarrjet e mëdha. Rreth 92% e bizneseve kanë dalë me fitim në këtë periudhë, duke reflektuar një ambient ekonomik të qëndrueshëm dhe me presione…
Të ardhurat e familjeve shqiptare kanë shënuar rritje në gjashtëmujorin e parë të vitit, ndërsa shpenzimet janë rritur me ritëm më të ngadaltë, duke sinjalizuar një përmirësim të lehtë të gjendjes së tyre financiare. Megjithatë, kërkesa për hua ka vijuar të bjerë dhe pesha e familjeve huamarrëse në totalin e popullsisë ka zbritur në nivelin më të ulët të viteve të fundit. Këto janë disa nga gjetjet e vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve, që mbulon periudhën janar–qershor 2025. Më shumë të punësuar, sidomos në sektorin privat Sipas vrojtimit, numri i përgjithshëm i…
Ngarkesa totale në sistemin e transmetimit për muajin shtator 2025 ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ngarkesa në rrjet gjatë muajit shtator 2025 arriti në 575.4 GWh, duke u rritur me rreth 5,8% në raport me shtatorin 2024, kur u regjistrua në nivelin 544.1 GWh. Prodhimi total i energjisë elektrike për këtë muaj ishte 328.445 MWh, ku pjesën më të madhe të saj e përbëjnë burimet hidroenergjetike. Konkretisht, hidrocentralet me rezervuar prodhuan 220.781 MWh, ndërsa ato me derivacion…
Pas një periudhe rritjeje të pandalshme, çmimi i arit pësoi një goditje të fortë gjatë ditës së djeshme, duke rënë me mbi 5 %, rënia më e madhe në më shumë se dhjetë vjet. Sot, metali i çmuar ka shënuar një rimëkëmbje të lehtë, me çmimin që arrin 4,141.48 dollarë për ons, ose 0.4 % më shumë krahasuar me një ditë më parë. Të martën, ari kishte zbritur deri në 4,082.03 dollarë për ons, pasi më herët kishte prekur rekordin e ri prej 4,381.21 dollarësh. Sipas analizës së CNN, kjo rënie lidhet me shitjet për realizim fitimesh nga investitorët, pas…
Rishikohet për herë të tretë buxheti i shtetit. Përmes një akti normativ Minsitria e Financave ka rritur e nivelit të planifikuar të të ardhurave të përgjithshme me 12.1 miliardë lekë dhe ka propozuar rritjen e shpenzimeve të përgjithshme me rreth 5.7 miliardë lekë. Ministrisë së Infrastrukturës i jepen rreth 6 mld lekë shtesë për avancimin e projekteve të ndryshme, konkretisht: * 2.4 mld lekë në transportin rrugor për projekte si: ▪ “Ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me koridorin VIII”; ▪ “Arredim, rikualifikim urban, Superstrada Tiranë–Durrës (Faza I– III)”; ▪ “Ndërtim rruga Kashar – Nyja Vaqarr (Faza III)”; ▪ “Spostim…
Edhe pse sezoni turistik ka përfunduar dhe flukset e mëdha të valutës pritej të zbehen në muajin tetor, euro vijon të mbetet në nivelet më të ulëta të viteve të fundit, duke u këmbyer sot me 96.60 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Kjo shifër përbën një rënje prej 0.13 lekësh krahasuar me ditën e mëparshme, duke konfirmuar tendencën e zhvlerësimit të monedhës europiane përballë lekut. Në të njëjtën kohë, dollari amerikan është forcuar, duke u këmbyer me 83.13 lekë, në rritje me 0.20 lekë, ndërsa franga zvicerane ka arritur në 104.70 lekë. Këto lëvizje reflektojnë jo vetëm…
Ekosistemi i start-up-eve në Ballkanin Perëndimor po hyn në një fazë të re zhvillimi, ndërsa vendet e rajonit përpiqen të kalojnë nga modeli tradicional i shërbimeve të nënkontraktuara në krijimin e produkteve dhe teknologjive me vlerë të shtuar. Një raport i RCC thekson se Shqipëria, megjithëse ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm ligjorë dhe institucionalë për të mbështetur inovacionin, mbetet ende prapa vendeve fqinje në renditjet globale të zhvillimit të start-up-eve, duke u përballur me sfida strukturore në financim, koordinim dhe aftësi digjitale. Shqipëria në hartën rajonale të inovacionit Sipas StartupBlink 2025, Shqipëria renditet në vendin e 83-të në botë për…
