Author: gazetar_1
Një ndalim për importet e gazit rus në Bashkimin Evropian, i cili do të zbatohet deri në fund të vitit 2027, u miratua sot nga shumica e shteteve anëtare të unionit, gjatë një takimi të ministrave evropianë të Energjisë në Luksemburg. Masa, e cila më pas do të debatohet në Parlamentin Evropian, u propozua në pranverë nga Komisioni Evropian. Duke ndaluar blerjen e gazit natyror rus, Bashkimi Evropian kërkon të mbyllë një valvul kyçe për financimin e luftës së Moskës në Ukrainë. Më herët, edhe SHBA-të i kishin kërkuar Bashkimit Evropian që të vepronte menjëherë ndaj sanksioneve që lidheshin me…
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, prezantoi sot në Komisionin për Mjetet e Informimit Publik raportin e veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, ku theksoi se “AMA ka shqyrtuar kryesisht 241 raste për përputhjen ligjore të përmbajtjeve të transmetuara”. Krasniqi tha se këto raste fokusoheshin në aspekte të tilla si: mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme; gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi; barazia gjinore; shkeljet etike në përgjithësi; reklamat dhe komunikimet tregtare; përdorimi i gjuhës shqipe standarde të shkruar dhe të folur; respektimi i sinjalistikës paralajmëruese në fasha kohore të caktuara; tërësia programore të platformës së RTSH-së,…
Standardet e kreditimit për bizneset kanë mbetur përgjithësisht të pandryshuara gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, sipas anketës më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kredidhënës. Bankat raportuan se nuk kanë bërë ndryshime të ndjeshme në qasjen ndaj kredive për biznesin e madh, si për investime ashtu edhe për mbulimin e nevojave për likuiditet. Megjithatë, për bizneset e vogla dhe të mesme (SME), standardet janë lehtësuar disi, duke reflektuar konkurrencën e shtuar në treg dhe përmirësimin e kushteve të bilanceve bankare. Në kahun lehtësues të standardeve kanë ndikuar kostot dhe kufizimet më të ulëta financiare, si dhe…
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, bankat raportuan një shtrëngim të standardeve të kreditimit për individët gjatë tremujorit të tretë të vitit, si për kreditë konsumatore ashtu edhe për ato të banesave. Ky zhvillim lidhet kryesisht me rritjen e perceptimit të rrezikut nga ana e bankave, përfshirë aftësinë paguese të kredimarrësve, cilësinë e kolateralit dhe pritshmëritë për tregun e pasurive të paluajtshme. Njëkohësisht, bankat kanë shfaqur një tolerancë më të ulët ndaj rrezikut dhe janë përballur me kosto më të larta të fondeve dhe kufizime të likuiditetit në bilancet e tyre. Një tjetër faktor që ka ndikuar…
Ndërkohë që prezantonte projektin për identifikimin digjital, kryeministri Edi Rama këtë të hënë, më 20 tetor, foli edhe për një tjetër projekt të ri që sipas tij mes të tjerash, do të rrisë sigurinë e fëmijëve në shkolla. Ai për monitorimin e sistemit të trafikut nëpër qytete, Smart City. Ky projekt sipas Ramës do rrisë sigurinë në shkolla, frekuentimin e shkollave nga fëmijët por edhe angazhimin e mësueve. “Dua të theksoj se po ecim me hapa të shpejtë lidhur me fillimin e zbatimit të projektit të madh të Smart City. Projekt i cili do na ndihmojë të digjitalizojmë të gjithë…
Çmimet e pasurive të paluajtshme vijojnë të rriten pa ndalur, ndërsa shumë investitorë përballen me një pyetje të natyrshme: A ia vlen më shumë të blesh një apartament apo të investosh në Fonde Investimi? Ekspertët e tregut janë të qartë: investimi në fondet e investimit mund të sjellë fitime deri në tre herë më të larta krahasuar me investimin në pasuri të paluajtshme. Kushti i vetëm është që zgjedhja të bazohet në fonde të qëndrueshme dhe me përvojë, siç është SIGAL Invest. Llogaritjet e “ftohta” të një apartamenti Çdo blerës duhet të njohë mirë tatimet dhe kostot reale që shoqërojnë…
Parlamenti i Shqipërisë miratoi me shumicë votash dhe pa diskutime nga deputetët ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pavarësisht kundërshtimeve të grupeve të interesit dhe kërkesave të përsëritura për shtyrjen e votimit dhe rishikimin e disa neneve për ta bërë ligjin tërësisht të përputhshëm me direktivat e Bashkimit Evropian. Në reagimin e saj zyrtar, Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) thekson se projektligji për mbetjet urbane duhej të ishte shqyrtuar paralelisht me nismën tjetër ligjore “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”, pasi të dyja këto akte janë organikisht të lidhura dhe ndikojnë drejtpërdrejt në…
Ministrja për Punët e Brendshme Albana Koçiu e pranishme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital, një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën e saj drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike tha se projekti prek çdo qytetar shqiptar duke ndryshuar mënyrën se si ndërveprohet me shtetin, me bankën, me biznesin e me njëri-tjetrin. Në aktivitet ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Brendshme theksoi se Identiteti Digjital nuk është detyrim evropian, por një nevojë shqiptare një mënyrë për të bërë jetën e qytetarëve shqiptarë më të lehtë më të sigurt. Koçiu theksoi më tej se…
KAN, me seli në Kosovë, lider rajonal në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë (QSR), shpall zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në Shqipëri. Kjo iniciativë shënon nisjen e një etapë të re zhvillimi, për një nga markat më të njohura ndërkombëtare në vend. Investimet dhe strategjia e KAN, do të synojnë zgjerimin e shpejtë në mbarë vendin, që KFC të vazhdojë të jetë zgjedhja e parë e konsumatorëve, në kërkim të ushqimit cilësor, të shpejtë dhe të sigurt. CEO i KAN, z. Kujtim Gazideda, thekson: “KAN planifikon hapjen e 20 pikave të reja të KFC, në të…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital. Kreu i Ekzekutivit e konsideroi këtë risi si “një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike”. Sipas tij, në fillim të vitit të ardhshëm të gjithë shtetasit shqiptarë do të kenë një mjet identifikimi digjital. “BE po ashtu po përgatitet për identitetin digjital dhe objektivi i shpallur i BE është që në 2027 qytetarët e BE të mund të pajisen me identitetin e tyre digjital. Ne do të jemi një hap më para dhe e theksoj këtë jo për të…
