Author: gazetar_1

Kanceri i gjirit mund të parandalohet, mund të zbulohet herët dhe mund të mposhtet. 90% e grave ia dalin. Çdo grua duhet të kujtohet se nuk është vetëm. Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftënkundër kancerit të gjirit, SIGAL Insurance Group i bën apel çdo gruaje dhe çdo vajze, që të tregojë kujdes ndaj vetes, të kryejë kontrollet e rregullta mjekësore dhe të sigurohet financiarisht për të qenë gjithmonë e mbrojtur. Në këtë betejë, sigurimi është mburoja kryesore dhe aleati strategjik ndaj sëmundjes. Siguria financiare ndihmon. Në SIGAL Insurance Group, në kuadër të Tetorit Rozë, për vetëm…

Read More

“Vendi i parë është MVRDV”, projekti i studios arkitekturore holandeze është shpallur fitues i Konkursit Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Pas prezantimit të projekteve përpara një jurie ndërkombëtare nga 6 skuadrat finaliste, puna e bërë nga MVRDV u vlerësua si ajo që mund ta vendosë Tiranën në skenën e atyre qyteteve që zhvillojnë aktivitete ndërkombëtare sportive. “Ekipi i katërt MVRDV, një fjalë e shpjegon të gjithë atë që bënë, ikonike, me një personalitet tejet të fortë, një identitet shumë të qartë. E fortë, e paharrueshme dhe unike. Është një projekt që mund të ishte i dallueshëm…

Read More

Komisioni Europian ka ndarë fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Pagesat bëhen në disa etapa, bazuar në reformat që këto vende kanë zbatuar për t’u përshtatur me standardet e BE-së. Shqipëria do të marrë 99.3 milionë euro, prej të cilave 46.2 milionë euro do të paguhen direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të mbështesë projekte infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Mali i Zi do të marrë këstin e dytë prej 8.1 milionë eurosh, përfshirë 3.8 milionë euro që do…

Read More

Paraja që qarkullon në Shqipëri ka arritur një shifër rekord prej 930.9 miliardë lekësh në muajin gusht, ndërsa në një hark kohor prej 3 vitesh ka pësuar një rritje me rreth 16.5%.  Paraja në qarkullim përfshin totalin e kartëmonedhave dhe monedhave të emetuara nga Banka e Shqipërisë, të cilat përdoren nga qytetarët për të kryer pagesa të ndryshme në mënyrë fizike, si dhe një pjesë të parave të mbajtura në bankat tregtare, me përjashtim të depozitave.  Sipas agregatit M1, kjo para ka pësuar një rritje me 13.7% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Nëse bëjmë një krahasim midis agregatit…

Read More

Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në vend, prezantoi sot një linjë të re direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt Bratislavës (BTS), duke theksuar më tej angazhimin e saj për të zgjeruar mundësitë e udhëtimit për pasagjerët shqiptarë në Europë. Shitjet e biletave për linjën e re nisin sot, më 16 tetor 2025, ndërsa fluturimi i parë do të realizohet më 16 mars 2026. Linja do të operojë tri herë në javë – çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte, duke u ofruar udhëtarëve shqiptarë një udhëtim të përballueshëm drejt kryeqytetit sllovak. Biletat janë të disponueshme në www.wizzair.com…

Read More

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), strukturat akomoduese në Shqipëri kanë regjistruar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe të net qëndrimeve gjatë muajit Gusht 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Rritje e fortë e vizitorëve Gjatë muajit Gusht 2025, numri i përgjithshëm i vizitorëve që kanë qëndruar në strukturat akomoduese është rritur me 35,1 %. Vizitorët jo-rezidentë (të huaj) shënuan një rritje prej 40,6 %, ndërsa vizitorët rezidentë (vendas) u rritën me 21,6 %. Kjo rritje tregon një prirje të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit hyrës dhe të interesit në rritje…

Read More

Strukturat përkatëse të kontrollit janë vënë në veprim, që gjithçka të funksionojë me një tolerancë zero ndaj evazionit fiskal në Greqi. Këtë ekipi i DW-së e përjetoi nga dora e parë duke shoqëruar me kamera gjatë punës një ekip të hetimit tatimor civil në Athinë. Agjentët civilë të hetimit tatimor në veprim Penny dhe ekipi i saj duan të zbulojnë, nëse dyqanet në qendër të Athinës paguajnë siç duhet TVSH-në. Penny na thotë, se struktura ka për detyrë të ndihmojmë në rritjen e të ardhurave të shtetit dhe të parandalojmë që në fillim evazionin fiskal. Një nga hetuesit tatimorë përzihet…

Read More

Në kuadër të mbledhjeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të zhvilluara në Uashington, zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, znj. Luljeta Minxhozi, mori pjesë sot në ceremoninë e rinënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në Ballkanin Perëndimor, me përfshirjen e Maqedonisë së Veriut si anëtare e re e kësaj nisme. Me këtë hap, tashmë pesë banka qendrore të rajonit janë pjesë e projektit të përbashkët: Banka Qendrore e Bosnjë-Hercegovinës, Banka Qendrore e Kosovës, Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut, Banka Qendrore e Malit të Zi dhe Banka e Shqipërisë.…

Read More

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në një reagim zyrtar, ka sqaruar keqkuptimet se shërbimet për bizneset do të ofrohen me pagesë në platformën e-Albania. Agjencia thotë se shërbimet në portal mbeten falas për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e zakonshëm, përveç rasteve kur ekzistojnë tarifa të përcaktuara me ligj nga institucionet përkatëse.  Sipas agjencisë, tarifat e reja prekin vetëm subjektet private që kërkojnë të lidhin sistemet e tyre me regjistrat shtetërorë për shkëmbim të dhënash në kohë reale (me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit GG ) dhe nuk ndikojnë përdoruesit e zakonshëm. Ndërkohë, sqarohet gjithashtu se nuk ka ndryshime në tarifat ekzistuese për…

Read More

Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, vjen sërish këtë vit me edicionin e saj të nëntë, më 19 tetor 2025. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08.00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Ndërkohë, në datë 18 tetor 2025, do të zhvillohet aktiviteti sportiv “Maratona Fan Run”, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri…

Read More