Author: gazetar_1

Kryeqyteti shqiptar do të mikpresë të premten Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025, organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania. Ngjarja do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, duke nisur nga ora 09:00, dhe pritet të mbledhë mbi 1,500 pjesëmarrës, përfshirë më shumë se 500 investitorë nga Turqia dhe rajoni. Platformë për bashkëpunim ekonomik dhe investime të reja Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe të nxisë investime të ndërsjella në sektorë me potencial të lartë zhvillimi. “Ky forum është një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialeve…

Read More

Tregu i punës në Shqipëri po përjeton një periudhë të gjallë dhe dinamike, e cila reflekton në mënyrë të qartë transformimet që po ndodhin në ekonominë e vendit dhe në kërkesat e bizneseve për fuqi punëtore gjithnjë e më të specializuar. Aktualisht, sipas të dhënave të përditësuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), janë të shpallura rreth 7 mijë vende të lira pune në mbarë territorin, një shifër që dëshmon për zgjerimin e aktiviteteve ekonomike dhe për nevojën në rritje të tregut për staf të kualifikuar. Nga profesionistët në zyrë e deri te punëtorët e krahut në terren,…

Read More

Pas një urdhri të bërë publik nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, Policia Rrugore ka sekuestruar qindra monopatë elektrikë në Tiranë gjatë dy ditëve të fundit. Aksioni vjen si pjesë e fushatës për rritjen e sigurisë rrugore dhe kontrollin e mjeteve elektrike në qarkullim, por ka shkaktuar reagime të forta në publik. Qytetarë dhe përdorues të monopatëve e kanë cilësuar masën si të nxituar dhe të pajustifikuar, duke theksuar se urdhri u dha përmes një postimi në rrjetet sociale dhe jo me një akt zyrtar ligjor. Shumë prej tyre pretendojnë se janë prekur në mënyrë të padrejtë, duke u përballur…

Read More

Ministria e Financave ka publikuar sot të dhëna nga performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën janar-shtator 2025. Bazuar në njoftimin zyrtar, të dhënat e këtij 9-mujori reflektojnë ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Në raport theksohet se të ardhurat totale të kësaj periudhe 9-mujore arritën në rreth 562.5 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, po për të njëjtën periudhën arritën në rreth 515.5 miliardë lekë. Të dhënat nga performanca sipas Ministrisë së Financave: Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 515.5 miliardë lekë në 9-mujorin e vitit 2025. Performanca Paraprake e të…

Read More

Pas kaosit të krijuar ditën e djeshme në aksin Vorë-Maminas ku mbetën të bllokuara automjetet në radhë kilometrike për orë të tëra, punimet janë ndërprerë. ARRSH ka zhvilluar një takim me Policinë Rrugore me qëllim që të gjejnë një tjetër mënyrë për të kryer punimet në këtë aks.  Kontrata e punimeve ka kohëzgjatjen prej një muaji, por është parashikuar që të përfundojë brenda dy javëve, 1 javë punime për njërën korsi dhe 1 javë për korsinë tjetër. Një nga opsionet e mundshme është që ndërhyrjet për riparimin e asfaltit të bëhen në fasha orari, ose përgjatë natës. Por kjo do…

Read More

Në vitin 2031 pritet të bëhet fotografimi i radhës i popullsisë dhe numrit të banesave në Shqipëri. Por ndryshe nga censi i vitit 2023 apo të viteve të tjera, numërimi i popullsisë nuk do të bëhet me numërues derë më derë, por do të bazohet mbi regjistra administrativ, të dhëna nga gjendja civile etj. “Shpreh nevojën për shtesë stafi por edhe për infrastrukturë teknologjike, në kushtet kur kërkohet që me synimin që censi i 2031 të bazohet në burime administrative, që kërkon staf shtesë dhe infrastrukturë solide, për të garantuar mbrojtjen e të dhënave që do të mblidhen”, u tha…

Read More

Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot me një fjalë forumit të Investimeve “WB6 – Bashkimi Europian”, një nismë unike që bashkon krijuesit inovatorë, startup-et, sipërmarrësit, investitorët, politikat publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, në një garë me ide dhe zgjidhje digjitale që nxisin zhvillimin e rajonit. Në aktivitetin “Hackathon-i rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025” u përfaqësuan 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) për sfida reale shoqërore. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryeministri Rama theksoi se qeveria synon të çojë…

Read More

Ekonomia shqiptare po shfaq shenja të qëndrueshme gjallërimi, e reflektuar në ritmet e rritjes së sipërmarrjeve të reja të regjistruara gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, gjatë periudhës janar-shtator janë regjistruar mbi 17500 subjekte të reja, çka dëshmon për një besim në rritje të qytetarëve dhe investitorëve në klimën ekonomike të vendit, si dhe për efektivitetin e reformave që kanë synuar lehtësimin e procedurave të regjistrimit të bizneseve. Vetëm në muajin shtator janë shtuar mbi 1400 biznese të reja në tregun shqiptar. Në një panoramë më të gjerë, në fund të vitit 2024,…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi sot masat e marra me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore të futbollit Shqipëri–Jordani, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Policia bën të ditur se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit. Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në: Rrugën “Dervish Hima”; rrugën “Gjergj Filipi”; segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun…

Read More

Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), gjatë raportimit sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, bëri të ditur se është duke shqyrtuar mundësinë e rritjes graduale të nivelit të mbulimit të depozitave të siguruara në banka dhe shoqëri kursim-krediti deri në vitin 2030, në përputhje me standardet evropiane. Në diskutimet me deputetët, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ASD-së, Martin Blushi, nënvizoi se aktualisht skema e sigurimit mbulon depozitat deri në 2,5 milionë lekë, çka përfshin rreth 95% të depozituesve në sistemin financiar. Blushi bëri të ditur se ASD është në proces të vlerësimit të disa skenarëve të mundshëm, me asistencën…

Read More