Author: gazetar_1
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po i jep një hua deri në 10 milionë euro ProCredit Bank Albania, në kuadër të programit të ri Western Balkans Green Outcomes-Linked Debt Financing (WB GOLD), një nismë që synon të forcojë aksesin në financë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe kompanitë me kapital të mesëm në Shqipëri. Sipas marrëveshjes, të paktën 50% e fondeve do t’u dedikohen projekteve që përmbushin kriteret e Tranzicionit të Ekonomisë së Gjelbër (GET), duke mbështetur bizneset shqiptare të investojnë në efikasitet energjetik, energji të rinovueshme dhe zgjidhje të qëndrueshme për mjedisin. Një nxitje…
BE-Ballkani Perëndimor, agjencitë e zhvillimit të investimeve bashkëpunojnë për të rritur financimet
Tirana po mirëpret forumin dyditor të investimeve “Shqipëri-Ballkani Perëndimor”. Për herë të parë, agjencitë e promovimit të investimeve nga vendet e BE-së dhe Ballkani Perëndimor bashkohen për të krijuar ura bashkëpunimi në fushën e investimeve, duke hapur rrugë për një integrim më të thellë ekonomik të rajonit me BE-në. Forumi i kushtohet sektorëve kyç si prodhimi, energjia, teknologjia digjitale, bioekonomia, turizmi dhe ekonomia qarkulluese, duke theksuar rëndësinë e investimeve në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Në nisje të punimeve të forumit, mes zyrtarëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u nënshkruan një seri letrash qëllimi (LOI), në prani të kryeministrit Edi Rama…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se gjatë këtyre 9 muajve të vitit 2025, në Shqipëri janë regjistruar 74.073 makina të reja. Sipas të dhënave, është një rritje prej 101% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Institucioni thotë se 81.8% e mjeteve të regjistruara gjatë periudhës Janar – Shtator 2025 ose 60.568 makina janë të përdorura, por jo të viteve të fundit. Sipas dispozitave ligjore, në Shqipëri nuk mund të importohen më mjete që janë më të vjetra se 15-20 vjet, në varësi të shtetit. Ndërkohë, një e dhënë shumë interesante nga këto shifra, është…
Ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit të saj në horizontin afatmesëm. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë prezantimit të raportit vjetor të Bankës për vitin 2024 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat të Kuvendit, theksoi se rritja e qëndrueshme ekonomike do të krijojë premisa për përmirësimin e tregut të punës, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Ai nënvizoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për transparencë dhe llogaridhënie, duke pasur parasysh sfidat që kanë përballuar ekonomia dhe financat, si dhe objektivat për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve…
Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt fituan çmimin Nobel për ekonomi për vitin 2025 për shpjegimin e rritjes ekonomike të nxitur nga inovacioni. Çmimi prestigjioz, i njohur zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit, është çmimi i fundit që do të jepet këtë vit dhe vlen 11 milionë korona suedeze (1.2 milionë dollarë). “Laureatët na kanë mësuar se rritja e qëndrueshme nuk mund të merret si e mirëqenë. Stagnimi ekonomik, jo rritja, ka qenë normë për pjesën më të madhe të historisë njerëzore. Puna e tyre tregon se ne duhet të…
Presidentja Ursula Von der Leyen u shpreh se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka bërë progres drejt rrugës për anëtarësimin e BE. Ajo shtoi se bashkëpunimi dhe përfitimi nuk është vetëm për çështje politike dhe gjeopolitike, por edhe ekonomike dhe biznesi. “Afrimi në BE ka të bëjë dhe për një biznes të zgjuar, jo vetëm për çështje politike. Ekonomia juaj ka fituar akses në tregun tonë të përbashkët, dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyçe. Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja, por dhe për kompanitë tona. Plani i rritjes ekonomike ka potencial të…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim të hënën për numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente ndaj ilaçeve, çka komprometon efektin e trajtimeve për shpëtimin e jetës dhe i bën plagët e vogla apo infeksionet e shpeshta, potencialisht vdekjeprurëse. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësi ka paralajmëruar se një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator më 2023, ka treguar rezistencë ndaj trajtimeve me antibiotikë të ndryshëm. “Këto gjetje janë shumë shqetësuese”, ka thënë Yvan J-F. Hutin, kreu i departamentit të OBSH-së për çështje të rezistencës antimikrobiale. “Teksa rezistenca ndaj antibiotikëve vazhdon të rritet,…
Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi zgjedhor ishte i qetë, përfshirë edhe veriun e Kosovës, dhe pjesëmarrja në votime në nivel vendi ishte pak më shumë se 39 për qind. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Balotazh në 17 komuna Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga KQZ, në 21 komuna zgjedhjet përfunduan në raundin e parë, ndërsa…
Qytetarët e Kosovës më 12 tetor i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e kuvendeve komunale. Zgjedhje mbahen në 38 komuna të Kosovës, përfshirë edhe katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë qytetarë brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues tashmë janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. “Ne kemi marrë të gjitha masat që procesi të jetë i besueshëm, transparent dhe i qetë. Fletëvotimet janë shpërndarë, qendrat e votimit…
Nisma e dërguar në Komisionin Evropian propozon që për hapat teknikë ndërmjetës të vendosen me shumicë të kualifikuar, ndërsa për fillimin dhe përfundimin e negociatave të jetë i nevojshëm votimi njëzëri. Sipas ministres austriake për Europën, Klaudia Plakolm, e qendroi në Shkup (10.10.2025) qëllimi i kësaj iniciative është të përshpejtohet procesi dhe të shmangen çështje bilaterale politike që bllokojnë procesin e anëtarësimit. “Austria do të angazhohet për shumicë të kualifikuar në procesin e inkuadrimit të vendeve në BE, me qëllim që të ulet burokracia. Kjo do të thotë se nuk do të jetë i domosdoshëm konsensusi për çdo hap teknik për…
