Author: gazetar_1
Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) ka miratuar rregulloren e re “Për investigimin dhe procedurat për marrjen e masave disiplinore”, duke zëvendësuar kornizën e mëparshme me një sistem më modern, më transparent dhe të harmonizuar me praktikat evropiane. Rregullat e reja nuk kufizohen më vetëm te auditimi ligjor: për herë të parë, procesi shtrihet qartë edhe te dhënia e sigurisë për raportimin e qëndrueshmërisë (ESG), duke vendosur standarde të reja përgjegjshmërie për profesionin dhe institucionet. Në thelb, rregullorja e re ndërton një arkitekturë të plotë procedurash nga nisja e hetimeve, te zhvillimi i seancave dëgjimore dhe deri te publikimi i sanksioneve…
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) publikoi analizën vjetore të punës për vitin 2024, duke evidentuar rritje të ndjeshme të veprimtarisë inspektuese, forcim të bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe përmirësim të transparencës ndaj konsumatorëve dhe operatorëve ekonomikë. Gati 3 mijë inspektime në gjithë vendin Gjatë vitit 2024, ISHMT kreu 2983 inspektime, nga të cilat 2796 ishin të programuara dhe 187 jashtë programit mbi bazë ankesash ose situatash të veçanta. Nga këto inspektime, 8684 produkte u kontrolluan dhe 118 rezultuan jo në përputhje me standardet ligjore. Në total, u vendosën 109 masa administrative, përfshirë 101 gjoba, 5 paralajmërime dhe 3 masa urgjente…
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës të caktuara më datë 9 nëntor. Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankimimit të Erion Veliajt, i cili kërkoi që Dekreti i Presidentit shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi u mor unanimisht nga e gjithë trupa e Gjykatës Kushtetuese. Kështu, në datë 31 tetor 2025, në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seanca publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt. Presidenti Bajram Begaj, më datë 1 tetor 2025, nxorri dekretin…
Shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2025. Çmimi jepet nga Akademia Suedeze dhe vlen 11 milionë korona (1.2 milionë dollarë). “Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2025 i jepet autorit hungarez László Krasznahorkai për veprën e tij bindëse dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”, tha Mats Malm, Sekretar i Përhershëm në Akademinë Suedeze. Fituesit e mëparshëm të çmimit të letërsisë përfshijnë poetin dhe eseistin francez Sully Prudhomme, i cili fitoi çmimin e parë, romancierin dhe shkrimtarin amerikan të tregimeve të shkurtra William Faulkner në vitin 1949, kryeministrin britanik të…
Nën masa të rrepta sigurie dhe me një perimetër të gjerë mbrojtjeje, ekspertë të specializuar kanë mbërritur në Porto Romano të Durrësit për të marrë mostrat e mbetjeve të dyshuara toksike, të depozituara prej një viti në këtë zonë industriale. Procesi i marrjes së kampionëve po zhvillohet me kujdes maksimal, pasi dyshohet se për shkak të qëndrimit të gjatë, mbetjet mund të jenë ngurtësuar, duke e bërë procedurën më të ndërlikuar dhe potencialisht të rrezikshme për personelin teknik. Sipas burimeve zyrtare, mostrat do të dërgohen për analiza të detajuara në një laborator të specializuar në Itali, për të përcaktuar përbërjen…
Sot mjafton të nxjerrësh telefonin nga xhepi për të kapur foto dhe video me cilësi profesionale. Në qendër të këtij revolucioni qëndron teknologjia e kamerës Galaxy, e cila prej 15 vitesh u jep përdoruesve mundësinë të ruajnë çdo kujtim me lehtësi, saktësi dhe besueshmëri, pa pasur nevojë për një aparat fotografik tradicional. Që nga fillimet, Samsung Electronics ka udhëhequr zhvillimin e kamerave në pajisjet mobile. Në vitin 2010, Galaxy S i parë prezantoi një kamerë të pasme prej 5 MP, ndërsa sot me Galaxy S25 Ultra arrijmë në një kamerë mahnitëse me 200 MP, një kamerë me kënd ultra të…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria ka një prej mureve mbrojtëse më të mira kibernetike mes vendeve të NATO-s”. Rama iu drejtua sot me një fjalë Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që mblodhi në Tiranë delegacione nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e Jashtme, të Mbrojtjes dhe “cyber ambassadors”. Kryeministri theksoi se aktualisht vendi përballet mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo tre minuta, por ja dalim t’i zmbrapsim plotësisht. “Nuk është vizionare, është diçka që lind nga nevoja më elementare e mbijetesës. Kur bëhet fjalë për sulmet që lënë gjurmë kemi pasur…
Cristiano Ronaldo bëhet i pari futbollist në histori që hyn në listën e miliarderëve. Sipas Bloomberg Billionaires Index, i cili ndjek pasurinë neto të njerëzve më të pasur në botë, pasuria e sulmuesit 40-vjeçar të Portugalisë dhe Al-Nassr është vlerësuar për herë të parë në 1.4 miliardë dollarë (1.04 miliardë paund). Vlerësimi përfshin të ardhurat nga karriera, investimet dhe marrëveshjet e sponsorizimit. Sipas Bloomberg, Ronaldo ka fituar më shumë se 550 milionë dollarë (410 milionë paund) nga pagat midis viteve 2002 dhe 2023, si dhe të ardhura të mëdha nga marrëveshje reklamuese, përfshirë një kontratë dhjetëvjeçare me Nike, me vlerë…
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan zbatimin e plotë të sistemit SEPA (Single Euro Payments Area) më 7 tetor, ndërsa Moldavia dhe Mali i Zi arritën gatishmërinë e plotë operacionale për SEPA një ditë më parë. Shqipëria dhe Mali i Zi u bënë pjesë e zonës gjeografike të SEPA-s në nëntor 2024, ndërsa Moldavia dhe Maqedonia e Veriut u bashkuan në mars 2025. Sot, fusha gjeografike e SEPA-s përfshin 41 vende. Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbia iu bashkua gjithashtu në maj 2025, por zbatimi i plotë dhe gatishmëria operacionale e bankave serbe për t’u integruar në skemat…
Është pubkikuar në Fletore Zyrtare vendimi i Qeverisë i miratuar më 1 tetor, i cili parashikon një fond prej rreth 1,2 miliardë lekësh për kompensimin financiar të pronarëve në kuadër të procesit të legalizimit. Nëpërmjet këtij vendimi, 435 qytetarë që më parë janë pajisur me vendim legalizimi për banesat e tyre, përfitojnë të drejtën për të blerë parcelën ndërtimore sipas ligjit në fuqi. Kjo u mundëson atyre të fitojnë pronësinë e plotë dhe të ligjshme mbi truallin dhe shtëpinë ku jetojnë, duke eliminuar përfundimisht pasiguritë ligjore që i kanë shoqëruar prej vitesh. Nga ana tjetër, 515 pasuri të paluajtshme që…
