Author: gazetar_1
Shqipëria po shënon hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit të inovacionit, digjitalizimit dhe integrimit europian, duke u renditur ndër vendet udhëheqëse të rajonit me reforma konkrete dhe politika të qarta në këtë drejtim. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në Forumin Ndërkombëtar InnoVision 2025, organizuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Durana Tech Park, si një aktivitet paralel i Forumit të Investimeve EU-WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor). Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë strategjike që inovacioni dhe teknologjia kanë për zhvillimin ekonomik dhe afrimin me standardet e Bashkimit Europian. “Shqipëria po udhëheq me reforma konkrete në digjitalizim, inovacion dhe zhvillim…
Shqipëria u bë këtë javë qendra e ekspertizës europiane në fushën e lidershipit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore në aviacion, teksa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti Forumin e 25-të të Lidershipit dhe Burimeve Njerëzore të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Europën – ACI Europe, që u zhvillua në datat 8–10 tetor 2025 në Tiranë. Ky forum i rëndësishëm mblodhi përfaqësues nga mbi 20 aeroporte evropiane, drejtues të lartë të sektorit dhe ekspertë të burimeve njerëzore dhe lidershipit nga organizata si Këshilli Evropian i Aeroporteve, Këshilli Botëror i Aeroporteve, Universiteti Cranfield, Aeroporti London City, Aeroportet Ndërkombëtare të Athinës, Milanos, Mynihut,…
Autostrada Tiranë-Durrës, do të mbyllet pjesërisht ditën e hënë, datë 13 Tetor. Kështu njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës, duke u bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kalojnë nga rruga e vjetër drejt Shijakut. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka nisur zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit”. Duke filluar nga data 13.10.2025, pra dita e hënë, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente: – Vorë-Maminas, – Maminas-Sukth, – Sukth-Fllakë, – Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit, – Mbikalimi i Shkozetit-Ura e…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, me temë “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”, të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës. Kjo konferencë pati si synim të bashkojë akademikë, studiues dhe përfaqësues institucionesh qendrore nga Shqipëria, Kosova, rajoni dhe më gjerë, për të diskutuar një ndër sfidat më të mëdha të kohës sonë: ndërthurjen mes zhvillimeve demografike dhe strukturës së tregut të punës, në kontekstin e qëndrueshmërisë ekonomike. Gjatë…
Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj digjital, me nisjen e projektit “WiFi falas për të gjitha bashkitë”, një nismë e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, e zbatuar nga GIZ dhe e implementuar nga Vodafone Albania. Ky projekt bën pjesë në WiFi4WB – WiFi for Western Balkans, një nismë rajonale brenda programit EU4Digital, që synon të forcojë lidhshmërinë dhe përfshirjen digjitale në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Frymëzuar nga programi europian WiFi4EU, që solli internet falas në mbi 7000 bashki të Evropës, WiFi4WB do të krijojë deri në 500 pika publike WiFi në rajon deri në…
Nenad Rashiç, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit. Me 71 vota pro, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Përveç votave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa prej deputetetëve të komuniteteve joshumicë joserbe, ai siguroi edhe votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme është rritur lehtë gjatë muajit gusht, duke arritur në 4.19% nga 4.04% që ishte në korrik. Edhe pse bëhet fjalë për një rritje të vogël, ky zhvillim shënon ndalimin e prirjes rënëse që kishte karakterizuar muajt e mëparshëm. Megjithatë, norma e kredive me probleme vijon të mbetet në nivelet më të ulëta historike, duke reflektuar një sektor bankar të qëndrueshëm dhe një cilësi të mirë të portofolit të huadhënies. Krahasuar me fillimin e vitit, raporti ka luhatje të vogla,…
Sot është një ditë zhgënjimi për presidentin amerikan Donald Trump. María Corina Machado nga Venezuela është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025. Machado ka promovuar të drejtat demokratike për popullin në Venezuelë. Ajo u cilësua si një nga “shembujt më të jashtëzakonshëm” të guximit në Amerikën Latine kohët e fundit, dhe “Një grua që e mban flakën e demokracisë ndezur mes një errësire në rritje.” Në një postim në X, komiteti thotë se i ka dhënë Maria Corina Machado Çmimin Nobel për Paqen “për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin…
Siguria rrugore fillon nga vetë mjeti! Nga janari deri në fund të shtatorit 2025, 232,853 mjete janë testuar në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Ky numër përfaqëson një përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që automjetet që qarkullojnë në rrugët shqiptare të jenë në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë, duke kontribuar në një transport më të sigurt e më të qëndrueshëm. Struktura e mjeteve të testuara Pjesa dërrmuese e mjeteve të testuara janë automjete (86.3%), që përfshijnë mbi 200,897 makina…
OTP Bank Albania ka marrë zyrtarisht certifikimin ndërkombëtar ISO/IEC 27001, standardin më të njohur global, për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit. Ky certifikim përbën një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të bankës dhe në garantimin e mbrojtjes së të dhënave të klientëve. Për OTP Bank Albania, ISO/IEC 27001 nuk është vetëm një arritje teknike, por një vendim strategjik për ta integruar sigurinë e informacionit në çdo hallkë të operacioneve – nga infrastruktura teknologjike, deri tek kultura organizative. Drejtori i Departamentit të Sigurisë në OTP Bank Albania, z. Reglendi Xhango shprehet lidhur për këtë arritje: “Ky certifikim nuk…
