Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“WiFi falas për të gjitha bashkitë”, Vodafone Albania do të realizojë në Shqipëri projektin madhor të BE-së për Ballkanin Perëndimor

13:42 - Tetor 10, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj digjital, me nisjen e projektit “WiFi falas për të gjitha bashkitë”, një nismë e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, e zbatuar nga GIZ dhe e implementuar nga Vodafone Albania.

Ky projekt bën pjesë në WiFi4WB – WiFi for Western Balkans, një nismë rajonale brenda programit EU4Digital, që synon të forcojë lidhshmërinë dhe përfshirjen digjitale në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Frymëzuar nga programi europian WiFi4EU, që solli internet falas në mbi 7000 bashki të Evropës, WiFi4WB do të krijojë deri në 500 pika publike WiFi në rajon deri në pranverën e ardhshme.

Në Shqipëri, projekti do të ofrojë qasje falas në internet në 73 hapësira publike në të gjitha 61 bashkitë e vendit.

Në ceremoninë e prezantimit u nënshkrua kontrata zyrtare midis GIZ dhe Vodafone Albania, duke i hapur rrugën implementimit të projektit përmes instalimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të ri publik të aksesit falas.

Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania, Balázs Révész, e cilësoi projektin si një arritje që shkon përtej teknologjisë, duke përfaqësuar një model të suksesshëm bashkëpunimi mes institucioneve publike, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë:

“Ky është një moment krenarie për udhëtimin digjital të Shqipërisë. Për herë të parë, Vodafone Albania është përzgjedhur të zbatojë një projekt të këtyre përmasave.

Vodafone Albania do të instalojë rrjetin WiFi publik në 73 vende në të gjitha 61 bashkitë e Shqipërisë – nga parqet dhe bibliotekat, deri te shkollat dhe sheshet komunitare – duke krijuar gati 500 pika të reja që lidhin njerëz, ide dhe mundësi.

Por kjo arritje është më shumë sesa teknologji. Ajo flet për përfshirje digjitale, partneritet dhe besim. Tregon se si bashkëpunimi midis biznesit, qeverisë dhe institucioneve mund të përshpejtojë realisht transformimin digjital të një kombi.”

Gjithashtu, për CEO-n e Vodafone Albania, “ky projekt është një njohje e investimit tonë 25-vjeçar në infrastrukturën digjitale të vendit – në rrjetin 5G, në zgjerimin e fibrës dhe në njerëzit që e bëjnë të mundur këtë progres.

Çdo euro e investuar në infrastrukturën digjitale shumëfishon ndikimin e saj në ekonomi – duke fuqizuar bizneset e vogla, duke krijuar vende pune dhe duke nxitur inovacionin. Për këtë arsye, ne besojmë se infrastruktura digjitale është infrastrukturë ekonomike.”

Projekti WiFi4WB në Shqipëri është pjesë e angazhimit më të gjerë të Bashkimit Evropian për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Tregun Unik Digjital të BE-së, si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Nëpërmjet këtyre investimeve, Shqipëria po ndërton themelet e një ekonomie më të përfshirëse, më të qëndrueshme dhe më konkurruese – të lidhur me standardet dhe rrjetet europiane. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Balázs Révész Ballkanin Perëndimor bashkimi europian bashkitë giz PROJEKT shqipëri vodafone albania wifi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

gazetar_112:32 - Korrik 24, 20260

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar “Raportin e Gjendjes në Mjedis 2025”, ku analizohet gjendja…

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter