Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

09:39 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

25% e mjeteve që iu nënshtruan kontrollit teknik ngelën në testin e parë

10:42 - Tetor 10, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Siguria rrugore fillon nga vetë mjeti! Nga janari deri në fund të shtatorit 2025, 232,853 mjete janë testuar në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Ky numër përfaqëson një përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që automjetet që qarkullojnë në rrugët shqiptare të jenë në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë, duke kontribuar në një transport më të sigurt e më të qëndrueshëm.

Struktura e mjeteve të testuara

Pjesa dërrmuese e mjeteve të testuara janë automjete (86.3%), që përfshijnë mbi 200,897 makina me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende. Pas tyre vijnë Kamionët, me 14,267 njësi (6.1%), Motomjetet, me 11,323 njësi (4.9%), Autobusët, me 4,221 mjete (1.8%), Rimorkiot, me 1,205 njësi (0.5%) dhe mjete ndërtimi apo pune toke, me 940 raste (0.4%).

Rreth 1 në 4 mjete mbetet në testin e parë

Nga numri total i mjeteve të testuara, 56,229 mjete nuk e kaluan kontrollin teknik në testin e parë, për shkak të defekteve të ndryshme.

Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre është riparuar dhe ka kaluar testin pas ndërhyrjeve përkatëse.

Sipas DPSHTRR: 50,735 mjete (90.1%) janë ritestuar dhe kanë kaluar me sukses pas riparimeve; 5,325 mjete (9.3%) janë ende në pritje për t’u paraqitur sërish pas rregullimeve; ndërsa vetëm 239 mjete (0.4%) janë refuzuar përfundimisht, për shkak të dëmtimeve të pariparueshme ose mangësive të rënda si xhama të dëmtuar, goma të konsumuara, defekte në sistemin e frenimit apo mungesa dokumentacioni.

Defektet më të zakonshme

Arsyet kryesore të ngeljes së mjeteve në kontrollin teknik lidhen kryesisht me komponentët bazë të sigurisë:

• 37.6% e rasteve për shkak të sistemit të shkarkimit të gazrave, duke reflektuar problematikën e ndotjes mjedisore;

• 34.4% për mangësi vizuale apo funksionale;

• 14.8% për defekte në sistemin e frenimit;

• dhe 13.2% për probleme në sistemin e drejtimit, amortizimit apo transmetimit të fuqisë në akse.

Rritet ndërgjegjësimi për standardet e sigurisë

Përmes këtyre kontrolleve, DPSHTRR thekson se po rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e mirëmbajtjes periodike të mjeteve.

Njëkohësisht, procesi i dixhitalizuar i shërbimit përmes platformës e-Albania ka lehtësuar rezervimin e kontrolleve, duke shmangur vonesat dhe kontaktet fizike.

Në të njëjtën periudhë, janë çregjistruar përfundimisht 6,128 mjete të vjetra, si pjesë e fushatës për pastrimin e parkut automobilistik dhe uljen e ndotjes, një hap konkret drejt rrugëve më të sigurta dhe një mjedisi më të pastër. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
automjete Defektet kontroll teknik testuara
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

09:39 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter