Author: gazetar_1
Kalimi në bulevardin qendror të Tiranës dhe pranë institucioneve që ndodhen përgjatë tij, do të jetë i ndaluar për më shumë se 24 orë, duke filluar nga dita e enjte. Policia e Tiranës ka njoftuar se në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025. Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, fillon nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza”…
Shqipëria sot ka 720 mijë pensionistë dhe më pak se 800 mijë kontribues aktivë. Në afat të gjatë ky sistem pensionesh mund të konsiderohet i paqëndrueshëm dhe ekspertë të ndryshëm kanë filluar të ngrenë zërin për nevojën emergjente të ndërhyrjes. CEO i SIGAL Invest, z. Elvis Ponari, në një prononcim për Top News, thekson nevojën urgjente për të ndërtuar “një arkitekturëtë re të pensioneve” në Shqipëri. “Është koha që të mos flasim më vetëm për indeksime për pensionet, është koha që të bëjmë një bashkëpunim midis pensionit publik, pensionit privat dhe të krijojmë një arkitekturë moderne, siç e ka Evropa,…
Qytetarët dhe bizneset që përdorin shërbimet më të kërkuara në platformën e-Albania, tashmë mund të kryejnë pagesat për to plotësisht online, me kartë krediti apo debiti, pa qenë nevoja për ndërhyrje fizike apo vizita pranë sporteleve bankare. Duke filluar nga sot, pagesat për nënshkrimin elektronik dhe certifikatën elektronike të fiskalizimit mund të realizohen në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt përmes portalit e-Albania, duke përfaqësuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike në vend. Mënyra e pagesës: lehtësi dhe siguri për përdoruesit Të gjithë përdoruesit e platformës tashmë mund të zgjedhin opsionin “Paguaj…
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në selinë e Kryeministrisë, kryetarin e Bashkisë së Nju-Jorkut Eric Adams. Në një deklaratë të përbashkët për mediet pas takimit, Kryeministri Rama informoi mbi temat kryesore të diskutuara, ndër të cilat veçoi angazhimin për nxitjen e vendosjes së një linje direkte fluturimi me Nju-Jorkun. Rama vlerësoi lidhjet shumë të forta të kryebashkiakut të Nju-Jorkut me komunitetin shqiptar atje, ndërsa shprehu bindjen se me vendosjen e një linje direkte më shumë shqiptarë do të jenë të prirur të udhëtojnë. “Folëm për nxitjen që ju doni të bëni për të përshpejtuar atë që ne…
Çmimi Nobel për Kimi u është dhënë Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar M Yaghi për punën e tyre mbi strukturat organike metalike. Njoftimi u bë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një konferencë për shtyp në Stokholm. Tre fituesit do të ndajnë çmimin prej 11 milionë kronash suedeze (872,000 paund). Vitin e kaluar Demis Hassabis, John Jumper dhe David Baker fituan çmimin për punën e tyre mbi proteinat. Puna e tre shkencëtarëve ka të bëjë me mënyrën se si molekulat mund të ndërtohen së bashku në struktura. Komiteti i Nobelit e quajti atë “arkitekturë molekulare”. Ata zbuluan se…
Ka më shumë se një vit, që në Gjermani janë në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë. Tani si rregull, marrja e nënshtetësisë është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë. Por në rast të përpjekjeve të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur vetëm pas tre vitesh. Koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion veçanërisht të përshpejtuar. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt beson se “natyralizimi turbo”, siç quhej, i arritur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i…
Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në Shqipëri arriti në nivelin 120,3 pikë në muajin shtator 2025, duke reflektuar një rritje vjetore prej 2.4% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Një vit më parë, inflacioni vjetor ishte 1.9%, ndërsa ndryshimi mujor – pra krahasuar me gushtin – u regjistrua në 0.7%. Rritja udhëhiqet nga energjia, qiratë dhe ushqimet Rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, që kontribuoi me +0,83 pikë përqindje në totalin e inflacionit, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,63 pikë përqindje. Ndikime…
Vera që lamë pas nuk solli vetëm diell dhe pushime, por edhe një sërë ngjarjesh natyrore që shkaktuan dëme të konsiderueshme për shumë biznese dhe qytetarë në të gjithë vendin. Stuhitë e papritura, reshjet e dendura dhe zjarret në zonat e ndryshme të Shqipërisë sollën dëmtime të pronave dhe aktiviteteve ekonomike, duke vënë në provë sistemin e mbrojtjes financiare që ofrojnë kompanitë e sigurimeve. Në këtë situatë, shoqëria e sigurimeve Albsig ka qenë ndër të parat që ka reaguar me shpejtësi për të qenë pranë klientëve të saj. Ekipet e saj kanë qenë në terren menjëherë pas çdo ngjarjeje për…
Një raport i detajuar i Shërbimit Social Shtetëror për monitorimin e zbatimit të legjislacionit mbi ndihmën ekonomike ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh dhe parregullsish në mënyrën si njësitë vendore kanë aplikuar dhe zbatuar skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike në disa bashki të vendit. Sipas gjetjeve, një numër i konsiderueshëm familjesh janë përfshirë në listat e përfituesve pavarësisht se jetojnë në kushte të mira ekonomike, apo kanë të ardhura të padeklaruara nga puna, emigracioni apo aktivitetet bujqësore. Moszbatim i procedurave ligjore dhe verifikimeve në terren Sipas raportit, shkeljet kanë ardhur kryesisht si pasojë e mosnjohjes së plotë të…
One Albania ka hyrë një fazë të re zhvillimi dhe inovacioni me emërimin e Barna Kutvolgyi në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv (CEO). Me këtë hap, kompania forcon pozicionin e saj si një nga aktorët kryesorë të transformimit digjital në Shqipëri dhe riafirmon angazhimin për t’u sjellë abonentëve përvoja gjithnjë e më të mira. Me mbi tridhjetë vite përvojë ndërkombëtare në telekomunikacion dhe ICT, Kutvolgyi ka drejtuar ekipe në disa vende të botës dhe ka mbikqyrur projekte që kanë transformuar mënyrën si kompanitë lidhen me klientët e tyre. Në këtë rol të ri, Barna Kutvolgyi kombinon eksperiencën dhe njohuritë…
