Author: gazetar_1
Marrja e një kredie sot është më e shpejtë dhe më e lehtë se kurrë. Por përtej shpejtësisë, ajo që ka më shumë rëndësi është vendimi i mençur. Për këtë arsye, Iute, fintech lider estonez me përfaqësi edhe në Shqipëri, iu bashkua edicionit të 11-të të fushatës ndërkombëtare “Bëhu një huamarrës i mençur”, e udhëhequr nga Microfinance Centre (MFC) në bashkëpunim me mbi 15 institucione mikrofinancash në Evropë dhe Azinë Qendrore. “Ne ofrojmë kredi të shpejta dhe të thjeshta, por duam që çdo klient të marrë hua me përgjegjësi. Një kredi nuk është vetëm një transaksion financiar, është një vendim…
Qeveria propozon një kuadër të ri ligjor që vendos kërkesa të detyrueshme të projektimit ekologjik për produktet me ndikim në energji, me synim rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore, uljen e gjurmës së karbonit në gjithë ciklin jetësor dhe harmonizimin me rregullat e tregut të përbashkët evropian. Nisma përafrohet me Direktivën 2009/125/EC dhe përfshin dispozita kyçe nga Rregullorja (BE) 2024/1781, si pasaporta digjitale e produktit, klasifikimi i performancës dhe metodologjitë e harmonizuara teknike. Në terma praktikë, produktet do të vendosen në treg vetëm nëse plotësojnë kërkesat eko-dizajnit dhe shoqërohen me markimin CE dhe deklaratën e konformitetit. Për herë të parë, parashikohet pasaporta…
Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”. Drafti u tentua të miratohej edhe në vitin 2918, por atëherë u tërhoq pas kundërshtive të forta publike. Ky akt i ri ligjor synon të garantojë që Shqipëria të ketë rezerva të mjaftueshme për përballimin e çdo ndërprerjeje të papritur të furnizimit me karburante, duke e vendosur vendin në një linjë të drejtpërdrejtë me standardet e Bashkimit Evropian. Shqipëria, si anëtare e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, ka detyrimin të përafrojë legjislacionin kombëtar me Direktivën…
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se ka nisur procesi i aplikimeve për Kredinë e butë me Garanci Sovrane, një mundësi financimi e dedikuar për fermerët dhe agrobizneset, që synojnë të investojnë në sektorët prioritarë të ekonomisë rurale. Sipas AZHBR-së, aplikimet për Kredinë e Butë me Garanci Sovrane kryhen pranë bankave të nivelit të dytë deri më 20 nëntor 2025. “Të gjithë fermerët, sipërmarrësit ruralë dhe agrobizneset, që kanë një plan investimi konkret në një nga fushat: Bujqësi; Blegtori; Agropërpunim; Mekanizim bujqësor; Turizëm rural; Akuakulturë detare, mund të drejtohen pranë bankave të nivelit të dytë për të aplikuar…
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, paraqiti sot në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikqyrjen Institucionale dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, duke evidentuar progresin e ndjeshëm në forcimin e transparencës së autoriteteve publike, avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit europian. “Situata e transparencës në autoritetet publike reflekton përmirësim të dukshëm. Qytetarët shqiptarë janë bërë më aktivë në ushtrimin e…
Kompania SIGAL Insurance Group konfirmon edhe njëherë pozicionin e saj si kompania më e madhe dhe më e besuar në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve, sipas raportit për periudhën janar-gusht të vitit 2025 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Gjatë kësaj periudhe, 13,361 qytetarë dhe biznese kanë përfituar pagesat e dëmeve nga SIGAL, në përputhje me kontratat e tyre të sigurimit. Kjo përfaqëson 23.53% të totalit të dëmeve të paguara në të gjithë tregun e sigurimeve, duke e vendosur SIGAL në krye si kompania që mbulon pothuajse një të katërtën e tregut kombëtar. Pagesat e dëmeve janë kryer në…
Indeksi Global i Inovacionit 2025, tashmë në edicionin e tij të 18-të, mat performancën e inovacionit në rreth 140 ekonomi dhe zbulon 100 grupimet kryesore të inovacionit në botë. Ai ndjek tendencat globale të inovacionit përmes modeleve të investimeve, përparimit teknologjik, normave të adoptimit dhe ndikimeve socioekonomike. Ky indeks i publikuar nga “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” e pozicionon Shqipërinë në vend të 67 mes 140 vendeve në total duke grumbulluar kështu 29.6 pikë. Krahasuar me edicionin e vitit 2024 vendi ynë duket se është përmirësuar ndjeshëm. Sipas raportit, Shqipëria përmendet krahas ekonomive si Maroku, Vietnami dhe Turqia, që kanë…
Partia Demokratike ka vendosur që në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për bashkinë e Tiranës të mbështesë kandidaturën e aktorit, Florjan Binaj. Në një komunikim me mediat, Berisha theksoi se ky vendim vjen pas një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës, ku janë shqyrtuar kandidatura nga brenda dhe jashtë vendit. Duke falënderuar të gjithë ata që paraqitën kandidaturat e tyre, Berisha theksoi se Partia Demokratike, pas konsultimeve të brendshme dhe në koordinim me aleatët opozitarë, do të mbështese emrin e aktorit dhe artistit të njohur, Florjan Binaj. Berisha: Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe…
Çmimi Nobel i vitit 2025 në Mjekësi iu është dhënë 3 shkencëtarëve për zbulimin se si sistemi imunitar na mbron nga mijëra mikrobe të ndryshme që përpiqen të pushtojnë trupin tonë. Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi do ta ndajnë çmimin “për zbulimet e tyre themelore në lidhje me tolerancën imunitare”, njoftoi Komiteti i Nobelit të hënën në një ceremoni në Stokholm, Suedi. Laureatët identifikuan “qelizat T rregullatore”, të cilat funksionojnë si rojet e sigurisë së sistemit imunitar dhe parandalojnë që qelizat imune të sulmojnë trupin tonë. “Zbulimet e tyre kanë qenë vendimtare për të kuptuarit tonë se…
Ministria greke e Financave po rishikon përjashtimin nga tatimi për pronarët e pasurive të paluajtshme, me qëllim që të rrisë disponueshmërinë e banesave në treg dhe të mbështesë familjet me tre ose më shumë fëmijë. Përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat për qiratë për një periudhë trevjeçare tashmë do të zgjerohet, duke përfshirë edhe banesat më të mëdha. Gjithashtu do të përfitojnë kategori të caktuara të punonjësve në sektorin publik, si mësuesit, mjekët dhe ushtarakët. Ministria e Ekonomisë Kombëtare dhe Financave ka vendosur tre ndryshime kryesore në legjislacionin përkatës, me qëllim përmirësimin e këtij përjashtimi trevjeçar nga tatimi. Së pari,…
