Author: gazetar_1
OpenAI, Samsung Electronics, Samsung SDS, Samsung C&T dhe Samsung Heavy Industries njoftuan sot marrëveshjen paraprake për një partneritet strategjik, me synim përshpejtimin e zhvillimit të infrastrukturës globale të qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e teknologjive të ardhshme në fusha të lidhura. Ky bashkëpunim i gjerë do të kombinojë avantazhet dhe rolin udhëheqës të kompanive Samsung në fushat e gjysmëpërçuesve, qendrave të të dhënave, ndërtimit të anijeve, shërbimeve cloud dhe teknologjive detare. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Samsung në Seul, Koreja e Jugut, ku morën pjesë Young Hyun Jun, zv/kryetar dhe CEO i Samsung…
Intesa Sanpaolo Bank Albania, për të dytin vit radhazi, rinovon angazhimin e saj ndaj arsimit dhe të rinjve duke mbështetur me bursa studentët pasuniversitarë në Kolegjin e Europës. Në vitin akademik 2024–2025, Banka akordoi bursa për dy studentë. Këtë vit, iniciativa është zgjeruar, duke bërë që tre studentë të përfitojnë nga një kontribut i përgjithshëm prej 27,000 €. Kjo nismë thekson përkushtimin e Intesa Sanpaolo Bank Albania për të nxitur përsosmërinë akademike dhe për të përgatitur gjeneratën e ardhshme të liderëve europianë. “Duke investuar në arsim, ne po investojmë në të ardhmen. Jemi krenarë që vazhdojmë bashkëpunimin me Kolegjin e…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), njoftoi sot fluturimin e parë që lidh Tiranën me Maltën, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm të destinacioneve direkte për pasagjerët. Fluturimi u krye nga kompania Wizz Air, një nga kompanitë kryesore partnere të TIA-s. Fluturimi i parë u përurua në TIA me një ceremoni të veçantëku morën pjesë përfaqësues të Wizz Air, ekipi menaxhues i TIA-s dhe përfaqësues të medias. Sipas traditës, ekuipazhi i fluturimit të parë u pritme buqeta me lule, duke simbolizuar vlerësimin dhe bashkëpunimin e fortë me partnerët ajrorë. Nga sot, fluturimet midis Tiranës dhe Maltës do…
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) ka njoftuar një investim prej 50 milionë eurosh në një obligacion të zakonshëm të pasiguruar të emetuar nga GEK TERNA S.A., kompania mëmë e grupit GEK TERNA në Greqi. Obligacioni, me një vlerë totale prej 500 milionë euro dhe afat shtatëvjeçar, do të listohen në Bursën e Athinës. Financim për projekte në energji dhe infrastrukturë Pjesëmarrja e BERZH do të mbështesë zhvillimin e projekteve të GEK TERNA në fusha strategjike si gjenerimi i energjisë së rinovueshme, sistemet e ruajtjes së energjisë me bateri, infrastruktura sociale, furnizimi me ujë dhe trajtimi i ujërave të…
Këshilli i Ministrave ka marrë vendim në mbledhjen e ditës së mërkurë për të krijuar një shoqëri aksionare shtetërore të dedikuar për organizimin dhe operimin e transportit publik rrugor, por edhe monitorimin e licencimin kur ai kryhet nga operatorë të tjerë. Ekofin raportoi që në muajin korrik për planet e qeverisë për të hyrë direkt në një tjetër sektor të rëndësishëm si transporti, gjë që u reflektua edhe në programin qeveritar 2025-2029. Me një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh dhe pronësi 100% shtetërore, ndërmarrja e re do të mbajë emrin MobAl sh.a dhe do të jetë nën administrimin e…
Autoriteti Portual Durrës informoi sot se për shkak të kushteve të motit në detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar. Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona dhe mbërrin në Portin e Durrësit ditën e nesërme. Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë publikun dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve. Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era sot në bregdet do të fitojë shpejtësi deri…
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans”, e cila u zhvillua në Tiranë dhe mblodhi aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë. Znj. Xhaja ishte pjesë e panelit “Funding Futures – Navigating Donor Shifts and Building Sustainability”, ku diskutoi mbi inovacionet dhe modelet alternative për zhvillueshmëri të qëndrueshme përmes ripërdorimit social të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Në fjalën e saj, ajo theksoi se përvoja e Shqipërisë ka treguar se pasuritë e sekuestruara…
Presidenti i Republikës dekretoi sot datën 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale për kryetar të bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Sejko nënvizoi se inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë gjatë muajve korrik-gusht, duke arritur nivelin prej 2.4%, nga 2.3% që ishte mesatarja në tremujorin e dytë të vitit. Referuar shifrave zyrtare, Sejko tha se punësimi në sektorin privat jo-bujqësor u rrit me 3.4% gjatë tremujorit të dytë, ndërsa papunësia totale në vend ra në nivelin 8.5%. Po ashtu, pagat në sektorin privat kanë shënuar një…
OTP Bank Albania vijon transformimin e rrjetit të degëve, duke shënuar më të fundit me inaugurimin e një prej degëve në qytetin e Durrësit, në rrugën Egnatia. Ky projekt përfaqëson një tjetër moment kyç në strategjinë e bankës për modernizimin e rrjetit të degëve, duke vendosur në qendër të vëmendjes funksionalitetin modern të interierit të brendshëm, si dhe përmirësimin e përvojës së klientit. Dega Egnatia, një nga tre degët në këtë qytet të rëndësishëm të Shqipërisë, prezanton konceptin më të fundit të zhvilluar nga GrupiOTP, duke ndërthurur dizajnin bashkëkohor me një qasje të orientuar drejt klientit. Çdo detaj i hapësirës,…
