Author: gazetar_1

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) firmosën sot një marrëveshje, e cila hap rrugën për praktika të paguara pune për studentët, në kuadër të “Paktit për Universitetin”. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se kjo marrëveshje është një tjetër hap konkret për përgatitjen profesionale të të rinjve dhe një investim i drejtpërdrejtë në kapitalin njerëzor, në funksion të kërkesave të tregut dhe proceseve të integrimit në Bashkimin Europian. “Vetëm gjatë periudhës 2024–2025 kemi hapur një nga…

Read More

Ambasada amerikanë në Shqipëri ka njoftuar se shërbimet e planifikuara për vizat drejt Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë, sipas mundësive. “Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, thuhet në njoftimin e…

Read More

“Unë nuk mund të punoj 13 orë në ditë dhe këtë nuk mund ta kërkoj as nga punonjëset e mira”, thotë Anni, shefe e sallonit të bukurisë “64” në Pagrati, në qendër të Athinës. Ajo është e bindur, se as klientet e saj nuk mund të jenë të kënaqura me një stiliste, e cila është rropatur 13 orë në në punë gjatë gjithë ditës. Ndaj ajo shtron pyetjen, përse ministrja e Punës, Niki Kerameos dëshiron patjetër të mundësojë me ligj ditën me 13 orë pune. Ministrja në shumë intervista e shpjegon planin e saj: Synohet vetëm një rregull përjashtues, për…

Read More

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ra me 1,3% në muajin shtator, sipas anketimit më të fundit të BSH. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së mbetet 7% mbi mesataren afatgjatë. Rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorin e tregtisë dhe industrisë. Nga ana tjetër, besimi në sektorët e shërbimeve dhe ai i konsumatorëve shënuan rritje. Besimi në sektorin e ndërtimit mbeti i pandryshuar, krahasuar me nivelin e muajit të kaluar. Treguesi i Besimit të Industrisë (TBI) ra me 6,3%. Rënia e TBI-së u ndikua nga rënia në të tre përbërësit e tij: vlerësimi i bizneseve…

Read More

Demokratët në Kongres refuzuan të mbështesin projektligjin republikan për financimin e përkohshëm të qeverisë, duke kërkuar një sërë lëshimesh që lidhen me kujdesin shëndetësor. Kjo është mbyllja e dytë pasi gati 7 vitesh. Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara është mbyllur zyrtarisht të mërkurën, pasi demokratët në Kongres refuzuan të mbështesin një projektligj republikan për financimin e përkohshëm të qeverisë, duke kërkuar një sërë lëshimesh që lidhen me kujdesin shëndetësor. Partia Republikane, e cila kontrollon Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, i hodhi poshtë kërkesat e tyre, duke shkaktuar një përplasje legjislative, dhe për rrjedhojë, Senati dështoi të avanconte me projektligjet e…

Read More

Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet e saj në tregun e brendshëm valutor gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, duke konsoliduar rezervën valutore dhe duke mbështetur stabilitetin financiar të vendit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës prill–qershor u zhvilluan gjithsej shtatë ankande për blerjen e valutës, ku në total u siguruan 88.9 milionë euro. Kjo shifër shënon një rritje të ndjeshme krahasuar me tremujorin e parë të vitit, kur u blenë 33.2 milionë euro. Në përmbledhje, gjashtëmujori i parë i 2025-ës mbyllet me 122.1 milionë euro të blera nga Banka e Shqipërisë. Ndërhyrjet janë pjesë e një plani të…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot pasqyrën më të fundit mbi performancën ekonomike të vendit, në konferencën me temë “Stabilitet dhe Zhvillim përmes Ekonomisë dhe Inovacionit”. Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se ekonomia shqiptare po njeh një rritje të qëndrueshme, e mbështetur nga rritja e konsumit të familjeve dhe e investimeve. Ibrahimaj tha se, “referuar të dhënave të INSTAT, gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit në 3,51%, rritje që është ndjeshëm më e lartë se mesatarja e rritjes së BE – që mesatarisht ishte 1,5% – por më e…

Read More

Në muajin Gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 159 aksidente rrugore, ku kanë qenë të përfshirë 229 persona të aksidentuar, përfshirë si të vrarë, ashtu edhe të plagosur. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë periudhës Janar–Gusht 2025, numri i aksidenteve rrugore ka shënuar një ulje prej 14,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shkaku kryesor i aksidenteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve, e cila përbën 91,2 % të rasteve. Më të përfshirët në aksidente janë drejtuesit e grupmoshës 45–59 vjeç, të cilët kanë shkaktuar 25,8 % të numrit të përgjithshëm të aksidenteve. Nga ana tjetër,…

Read More

Qytetarët shqiptarë nga dita e sotme mund të kryejnë online pagesën e taksave të mjeteve përmes portalit qeveritar e-Albania, pa qenë më e nevojshme të paraqiten fizikisht në sportele. Shërbimi i ri u prezantua nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se kjo risi i kursen qytetarëve “lekë, ditë pune, kilometra dhe litra karburant”. Për herë të parë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në bashkëpunim me Banka Kombëtare Tregtare (BKT) bën të mundur pagesën online të taksave të mjeteve përmes integrimit me sistemin e-Albania. Sipas të dhënave të paraqitura, kjo risi sjell 57 965 408 lekë…

Read More

Samsung Electronics njoftoi sot zgjerimin e partneritetit me Toyota Motor, një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në botë, që do të sjellë zgjidhjet Smart Signage të Samsung në koncesionarë shtesë të Toyota-s në tregje kyçe. Ky zgjerim pason transformimin digjital në shkallë të gjerë të 1,250 koncesionarëve në 40 vende, të përfunduar në fillim të vitit 2025 në Evropë. Ndërsa blerësit e makinave lëvizin gjithnjë e më shumë mes kërkimit online dhe vizitave fizike, partneriteti synon të krijojë një udhëtim pa ndërprerje dhe të lidhur për klientët, duke i kthyer koncesionarët tradicionalë në mjedise dinamike dhe të pasuruara…

Read More