Author: gazetar_1
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që rritja ekonomike për Shqipërinë do të jetë 3.5% për këtë vit, duke mbajtur kështu të pandryshuar parashikimin e mëparshëm. Sipas BERZH-it, aspekt pozitiv në parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë është procesi i integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. “Pritet që rritja reale e PBB-së të jetë 3.5 për qind në vitin 2025 dhe 2026. Zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore dhe avancimet e mëtejshme në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, të mbështetura më tej nga zbatimi i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, mund të forcojnë perspektivën e…
Shkolla është vendi ku fëmijët tanë kalojnë pjesën më të madhe të ditës. Aty ata mësojnë, rriten, krijojnë miqësi dhe bëjnë hapat e parë drejt së ardhmes. Por, përveç dijes dhe përvojave të bukura, shkolla është edhe një hapësirë ku mund të ndodhin situata të papritura: një rrëzim gjatë lojës, një incident sportiv, apo një aksident i thjeshtë në ambientet e saj. Si prindër, ne e dimë sa e rëndësishme është t’i mbajmë fëmijët tanë të sigurt. Dhe pikërisht këtu hyn në lojë Albsig, kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri, e cila prej vitesh është sinonim i besimit…
Raiffeisen Bank International (RBI) dhe Raiffeisen Bank Shqipëri, në partneritet me Korporatën Shqiptare të Investimeve, organizuan me sukses forumin “Shqipëria: Horizont i Ri”. Qëllimi i këtij forumi me dy pjesë ishte të prezantonte dhe promovonte Shqipërinë si një destinacion strategjik për investime dhe si një qendër rajonale për rritje të qëndrueshme, inovacion dhe bashkëpunim përtej kufijve. Duke bashkuar zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, mbi 100 kompani nga vendi dhe bota, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, forumi theksoi kapacitetet në rritje të Shqipërisë në sektorë kyç si energjia e rinovueshme, infrastruktura, turizmi dhe pasuritë e paluajtshme, si dhe ambientin…
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot të dhënat e Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM), e cila përpilohet çdo vit mbi bazën e Listës së Produkteve Industriale të BE-së dhe mbulon ndërmarrjet e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese në vend. Qëllimi i vrojtimit është të japë informacion të detajuar mbi prodhimin dhe shitjet e produkteve kryesore industriale, duke ofruar një panoramë të qartë për sektorët bazë të ekonomisë shqiptare. Të dhënat tregojnë një rënie të ndjeshme të prodhimit të naftës bruto, i cili arriti në 716 mijë tonë gjatë vitit 2024, nga 891 mijë tonë në vitin 2023. Për rrjedhojë, edhe vlera…
Një punëtor pastrimi humbi jetën mbrëmë në një aksident rrugor në Peqin, duke lënë pas familjarët e tij me vështirësi emocional edhe financiare. Humbja e tij do të thotë mungesë e menjëhershme e kontributit financiar në familje. Pak kush e di, por legjislacioni shqiptar, përmes Ligjit Nr. 32/2021 dhe rregullores së miratuar në të njëjtin vit, garanton të drejtën e familjarëve për dëmshpërblim financiar, pavarësisht nga kompania e sigurimit. Familjarët mund të kërkojnë kompensim pa nevojën e avokatëve, duke njohur të drejtat e tyre ligjore të përcaktuara qartë. Si përfitojnë dhe çfarë përfitojnë familjarët e viktimës? Në rastin konkret, por…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një raund të ri tarifash doganore shumë të rënda mbi importet e disa mallrave, nga produktet farmaceutike te kamionët. Nuk ka shumë rëndësi që, për shembull, marrëveshja me Evropën, që stabilizon shumicën e tarifave në 15%, hyri në fuqi 24 orë më parë. Duke filluar nga 1 tetori, “do të vendosim tarifa 100% mbi çdo produkt farmaceutik të markës ose të patentuar, përveç rasteve kur një kompani po ndërton fabrikën e saj farmaceutike në Amerikë” – ka shkruar ai në rrjetin e tij social Truth, duke sqaruar se “ndërtim do të…
Shqipëria synon të pozicionohet si një lider rajonal në prodhimin dhe eksportin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, përmes një strategjie ambicioze zhvillimi në sektorin energjetik. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se gjatë 4 viteve në vijim, vendi do të shtojë kapacitetet e prodhimit nga burime të rinovueshme çdo vit, duke arritur një total prej 1500 MW deri në vitin 2030. Një nga projektet kryesore, theksoi Balluku, është ndërtimi i parkut më të madh eolik në Tropojë, me kapacitet prej 600 MW. Një tjetër hap i rëndësishëm, vuri në dukje…
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë me 85.00 pikë në renditjen e sigurisë kibernetike, sipas National Cyber Security Index (NCSI). Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, në një njoftim për mediet thekson se ky rezultat përfaqëson një ngritje prej 39 pozicionesh krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54-të me 62.34 pikë. “Brenda vetëm dy vitesh, Shqipëria ka kaluar dhjetëra shtete të mëdha dhe me traditë të konsoliduar në këtë fushë, duke u shndërruar në një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në sigurinë kibernetike globale”, thuhet në njoftim. AKSK cilëson se disa nga…
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar një udhëzim të ri që ndalon përdorimin e telefonave celularë në të gjitha shkollat parauniversitare të vendit. Dokumenti, i cili ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, më 24 shtator 2025, përcakton qartë rregullat, përjashtimet dhe masat që lidhen me këtë vendim, i cili synon të krijojë një mjedis më të qetë dhe më të përqendruar për nxënësit gjatë procesit mësimor. Sipas udhëzimit, nxënësit nuk do të mund të përdorin celularin gjatë orëve të mësimit apo gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës. E njëjta ndalesë vlen edhe për mësuesit, përveç rasteve emergjente ose…
Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt. PS dhe PD bashkuan votat në Këshillin Bashkiak. Erion Veliaj ndodhet në masën arrest me burg prej 11 shkurtit të këtij viti, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Dosja “Veliaj” u dërgua në GJKKO disa ditë më parë dhe tani kryebashkiakut të shkarkuar i duhet të përballet me drejtësinë në etapën finale dhe vendimtare për fatin e tij. Akuzat rëndojnë…
