Author: gazetar_1

Në vitin 2024, Shqipëria prodhoi dhe menaxhoi gjithsej 862 mijë tonë mbetje, duke shënuar një rritje prej 2,14 % krahasuar me vitin 2023. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga INSTAT, mbi bazën e raportimeve të bashkive, tregojnë se çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kilogramë mbetje gjatë vitit, ose 9 kilogramë më shumë se dy vite më parë. Pjesën më të madhe e përbëjnë mbetjet familjare dhe ato të ngjashme me to, të cilat arrijnë në 89,5 % të totalit, ose rreth 771 mijë tonë. Brenda tyre, mbetjet organike mbeten dominuese, duke zënë 57,3 % të sasisë totale. Pasojnë plastika dhe…

Read More

Në një fjalim që zgjati pothuajse një orë, tre herë më shumë se kohëzgjatja e caktuar, Donald Trump lëshoi një akuzë tronditëse ndaj emigracionit në vendet evropiane, projekteve të energjisë së pastër dhe efikasitetit të Kombeve të Bashkuara si një organizatë. Presidenti amerikan doli shpesh jashtë skenarit dhe madje sulmonte kundërshtarët e tij politikë, raporton The Guardian. Trump e filloi fjalimin e tij duke kritikuar OKB-në për mosndihmë në procesin e “përfundimit të shtatë luftërave” që kur u rikthye në detyrë. Pa pranuar se nuk e ka përmbushur premtimin e tij të fushatës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë…

Read More

Ministri i Financave Petrit Malaj ka nënshkruar sot në Paris “Konventën Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë Subjekt i Rregullit Tatimor”. Malaj firmosi në emër të Shqipërisë ndërsa në emër të OECD nënshkroi Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Fabrizia Lapecorella. Nënshkrimi i kësaj Konvente është pjesë e masave, në kuadër të projektit ndërkombëtar BEPS, pjesë e të cilës Shqipëria është që prej vitit 2019. Rregulli i Tatimit Minimal të Shtyllës Dy (The Pillar Two Subject to Tax Rule/STTR) është një dispozitë e bazuar në traktat, që zbatohet mbi një grup të përcaktuar…

Read More

“Të studiosh dhe të jetosh në Mynih apo në Siegen?” Kjo është një pyetje që shumë studentë duhet t’ia shtrojnë vetes para fillimit të semestrit të dimrit. Ku mund të përballoni në të vërtetë të studioni – dhe të jetoni? Çështja e marrjes me qira të apartamenteve të përbashkëta në semestrin e dimrit 2025 u trajtua edhe nga Instituti kërkimor Empirica. Sipas rezultateve të studimit, është relativisht e përballueshme të “jetosh në Siegen”. Atje, një dhomë në një apartament të përdorur nga disa studentë kushton mesatarisht rreth 350 euro. Ndërsa në Mynih, nga ana tjetër, çmimi standard është 750 euro…

Read More

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se nuk ka prova të reja që do të kërkonin ndryshime në rekomandimet aktuale të rajonit për përdorimin e paracetamolit, i njohur si Tylenol në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë shtatzënisë. Presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën lidhi autizmin me përdorimin e vaksinave të fëmijërisë dhe marrjen e ilaçit të njohur kundër dhimbjeve, Tylenol, nga gratë gjatë shtatzënisë. Kësisoj, ai e ngriti në qendër të politikës shëndetësore të SHBA-së një pretendim që nuk mbështetet nga prova shkencore. “Provat e disponueshme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë…

Read More

Arkitekti i njohur, Luca Dini i është bashkuar skuadrës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, për strategjinë e zhvillimit të marinave, ka lajmëruar zv/kryeiministrja Belinda Balluku, duke konfirmuar kështu lajmin e publikuar sot nga ekofin.al. Gjatë prezantimit të tij, Balluku u shpreh se ‘përvoja, njohuritë dhe ekspertiza janë një vlerë e shtuar dhe e pazëvendësueshme, që do të na ndihmojnë të ndërtojmë një model të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit detar, në përputhje me standardet më të mira europiane’ Zv.kryeministrja Balluku: Në Konferencën e 5-të ndërkombëtare për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme të zhvilluar në Monako, bëra prezantimin e strategjisë…

Read More

Një tjetër largim nga strukturat kyçe në shëndetësi. Pas lajmit për largimin e drejtorit të FSDKSH dhe emërimin në krye të këtij institucioni të Arti Papajanit, ndryshon edhe drejtori i QSUT. Vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës, ish-deputeti Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen. Nuk mësohen arsyet, por mendohet se ato kanë të bëjnë me riformatimin që ka nisur ministrja e re. Ekofin.al mëson ekskluzivisht se në krye të Qëndrës Spitalore më të madhe në vend do të vendoset Angela Paparizo. Ajo është aktualisht në Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare. Me një Master në Histori dhe Diplomë Universitare në Gazetari, ka…

Read More

Kryeministri Edi Rama foli sot mbi planin ambicioz të qeverisë për të realizuar prokurime publike tërësisht me inteligjencë artificiale. I pranishëm në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që po zhvillon punimet në Vjenë me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga mbi 25 vende të botës, Rama u shpreh se në Shqipëri ka një paradoks pasi qeveria ka ecur shumë më përpara sesa sektori privat, kur vjen fjala për inovacionin dhe përdorimin e mjeteve të teknologjisë së re. Ndërsa lidhur me prokurimet publike, Rama tha se “është një hap mjaft i madh përpara dhe diçka krejt e re. “Vetëm pak muaj më parë…

Read More

Gjatë ditës së sotme u raportua nga mediat për largimin e Spartak Zekja nga detyra si Drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas burimeve, në vend të tij pritej të emërohej Artur Papajani, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Ekofin.al ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për një ngatërrim emri, pasi në krye të FSDKSH do të vendoset Arti Papajani, i cili aktualisht mban post drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Nuk disponohet shumë informacion për z. Papajani, në këtë rast jo për Arturin, por për Artin, por ai do të jetë disponibël në vazhdim, pas prezantimit zyrtar.…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për skemat piramidale online. Dje u arrestua edhe Ereledio Shebeku, 35 vjeç. Sipas policisë, ai dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës në lidhje me organizimin e këtyre skemave, ndërsa në kërkim vijon të jetë partnerja e tij. Ndërkohë burime nga Policia bëjnë me dije se bazat kryesore të skemave piramidale nuk janë vetëm në Divjakë, por po hetohen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik edhe grupe më të mëdha të skemave piramidale online, kryesisht në Tiranë, por edhe në Lezhë. Këto grupe kanë mashtruar mijëra qytetarë, madje pre e mashtrimit…

Read More